Jáva
Jáva (stilizuar si jáva) ishte gazetë e përjavshme që botohej në Kosovë dhe në internet. Numri i parë i gazetës u botua më 1 dhjetor 2001.[1] Selia e gazetës gjendej në Prishtinë dhe botues i saj ishte Migjen Kelmendi.
Themelues(it) | Migjen Kelmendi |
---|---|
Kryeredaktor | Migjen Kelmendi |
Themeluar | 1 dhjetor 2001 |
Gjuhë(t) | Shqip (Gegërisht) |
Ky artikull duhet të përditësohet. |
Më 9 maj 2006 shoqata Reporterët pa Kufij i ndan kësaj gazete çmimin Press Freedom Award - Signal for Europe për vitin 2006.[2]
Dialekti gegë
RedaktoVeçon nga gazetat tjera për shkak se botohet në dialektin gegë. Në shumë numra të kësaj gazete ka artikuj, analiza dhe letra rreth gjuhës shqipe. Botuesi dhe kryeredaktori i gazetës Jáva, Migjen Kelmendi, shumë herë ka marrë pjesë në debate publike rreth gjuhës shqipe dhe ka kërkuar rishikim të standardit të gjuhës së sotme shqipe të vitit 1972 ku nën trysninë politike u vendos që gjuha standarde shqipe kryesisht të bazohej në dialektin toskë, dialekt që flitet në shqiptarët edhe jashte kufijve poshte Shkumbinit.
Identiteti kosovar
RedaktoNjë temë tjetër që është shtjelluar në Jáva është edhe identiteti i shqiptarëve të Kosovës. Shkrimet nga autorët kryesorë janë botuar në nëntor të vitit 2005 në një libër të titulluar "Kush asht kosovari?", që po ashtu është përkthyer edhe në gjuhën angleze.
Referime
RedaktoLidhje të jashtme
Redakto- Gazeta Jáva Arkivuar 28 nëntor 2020 tek Wayback Machine