Jemin Gjana lindi në vitin 1950, është politikan shqiptar, deputet i Partisë DemokratikeKuvendin e Shqipërisë, ish Ministër i Bujqësisë, Ushqimit dhe Mbrojtjes së Konsumatorit.

Jemin Gjana
Deputet në Kuvendin e Shqipërisë
(1992 - në vazhdim)
Lindi5 maj 1950
Kombësiashqiptar
Profesionipolitikan

Edukimi

Redakto

Mbaroi Fakultetin e Ekonomisë Agrare Tiranë në vitin 1975.

Gjatë viteve 1975-1990 punon si ekonomist në strukturat e bujqësisë dhe ndërtimit në Kukës dhe Pogradec.

Në vitin 1991 është sekretar i degës së PDSH Pogradec dhe anëtar i Këshillit Kombëtar i PDSH në mënyrë të vazhdueshme. Aktiviteti politik vazhdon si anëtar i kryesisë së PDSH në vitet 1997-2005, nënkryetar i PDSH në vitet 1999-2001 dhe Sekretar Organizativ nga 2005 në vazhdim. Është deputet në pesë Legjislatura të Kuvendit të Shqipërisë nga viti 1992 dhe në vazhdim. Ka kryer detyra të ndryshme në Kuvend si Kryetar i Komisionit Parlamentar të Ekonomisë dhe Financave (1992-1993), Kryetar i Grupit Parlamentar të PDSH (1999-2001), Kryetar i Komisionit Parlamentar të Bujqësisë dhe të Ushqimit (2001-2005), Bashkëkryetar i Komisionit Parlamentar dypalësh për reformën Zgjedhore (2002-2005), etj. Ka kryesuar disa Komisione të Posaçme dhe hetimore Parlamentare.