Jorge Luis Borges
Ky artikull nuk citon asnjë burim, prandaj mund të mos jetë i saktë. |
Jorge Francisco Isidoro Luis Borges Acevedo (Buenos Aires, 24 gusht 1899. - Gjenevë, 14 qershor, 1986) ka qenë një shkrimtar tregimesh të shkurtëra, eseist, poet, përkthyes dhe figurë kyçe e letërsisë së gjuhës spanjolle. Librat e tij më të njohur me tregime, Ficciones dhe El Aleph, të botuara në vitet 1940, janë përmbledhje me tregime të shkurtëra të ndërlidhura nga temat e përbashkëta, duke përfshirë ëndrrat, labirintet, bibIiotekat, pasqyrat, shkrimtarët e sajuar, filozofitë dhe fetë[1].
Jorge Luis Borges | |
---|---|
U lind më | 24 gusht 1899 Buenos Aires Argjentina |
Vdiq më | 14 qershor 1986 Gjenevë |
Kombësia | Argjentinase |
Gjinitë letrare | prozë, poezi, esej |
Biografia
RedaktoNgjarjet më të rëndësishme mbi biografinë e tij janë te lidhura ngushtë me disa nga paraardhësit e tij. Duke qenë se rrjedh nga një familje studiuesish dhe ushtarakësh Borges zgjodhi letërsinë megjithëse e pati një peng të madh për shumë kohë faktin që nuk zgjodhi ushtrinë. Nga 1914 deri 1921 jetoi bashkë me familjen nëpër Evropë. Kreu studimet fillimisht në Gjenevë e më pas në Spanjë, ku njohu më mirë letërsinë dhe shkroi disa nga poezitë e tij të para.
Në 1923 publikoi librin e tij të parë me poezi, "Fervor de Buenos Aires", dhe pas dy vjetësh librin e dytë "Luna de Enfrente". Në 1925 Borges njohu Viktoria Okampo, muza e tij për shumë vite me të cilën u martua 40 vjet më pas. Me të Borges pati një mirëkuptim intelektual i destinuar për të hyrë në mitologjinë e letërsisë argjentinase. Aktiviteti publicistik i Borges ishte shumë i gjerë. Vargjet e "Kauderno San Martìn" u publikuan vetëm në 1929, ndërsa një vit më pas doli "Evaristo Karriego", një vepër që entuziazmoi kritikën argjentinase.
Një fatkeqësi tjetër në jetën e shkrimtarit: verbohet. Borges, i cili kishte pasur gjithnjë probleme me sytë, e humbi përfundimisht shikimin në fund të viteve 50’ pasi kishte kryer 9 operacione. Por këtë sëmundje ai e përdori për të krijuar akoma më shumë. Kulmin e këtij procesi "sublimimi" ai e pati në vitet 1933 e 1934.
Të gjitha tregimet e publikuara prej tij në revistën "Krìtika": dolën në një përmbledhje të vetme me titullin "Historia universal de la infamia" (Historia universale e poshtërsisë), që u pasu disa vite më vonë nga "Historia de la eternidad" (Historia e përjetësisë), një vepër ndërthuret Historia dhe Dituria.
Annus horribilis (mos e ndrysho!!! nga latinishtja vit i tmerrshëm): Viti 1938. Nisi me vdekjen e babait të Borges, më pas vetë shkrimtari pësoi një aksident që detyroi të mos lëvizte për një kohë të gjatë, e me pas një atak seticemie (sëmundje gjaku) që i rrezikoi seriozisht jetën.
Kjo situatë dramatike provokoi te Borges frikën se mund të humbte përgjithnjë aftësitë e tij krijuese. Frike e pabazuar: gjatë viteve kur ishte i sëmura ai krijoi disa nga kryeveprat e tij të cilat u publikuan në 1944 nën titullin "Shtirjet".
Pas 5 vjetësh dolën disa nga tregimet e tij ne librin e titulluar "Alef". Gjatë kësaj periudhe Borges cilësohej si një nga shkrimtarët më të mirë argjentinas të të gjitha kohërave.
Si për të pohuar dhe një herë aftësitë e tij, Borges publikoi një tjetër kryevepër që mban titullin "Inkuizicionet e tjera" (1952).
Në 1955 Borges u emërua drejtor në Bibliotekën Kombëtare, një nga ëndrrat e tij të hershme. Në fjalimin e rastit ai u shpreh se: "Është një ironi sublime dhe hyjnore që më jepen 800 mijë libra kur unë jam në terr të plotë prej vitesh". Pas 31 vjetësh drejtor ai u nda nga jeta më 14 qershor 1986. Pranë varrit të tij prehen eshtrat e gruas së dytë të Borges-it, Marìa Kodama.
Shumë regjisorë janë bazuar në jetën e tij për të realizuar filma, dhe sa për shembull mund të përmendim një mbi të gjithë "Estela Kanto, Un Amor de Borges", nga regjisori Havier Torre (1999). ku protagonistë është bukuroshja Ines Sastre.
Referime
Redakto- ^ David Wheatley (Director) (1983). Profile of a Writer: Borges and I (Feature Documentary). Arena.
{{cite AV media}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!); Nuk lejohet formatim teksti në:|publisher=
(Ndihmë!)
Lidhje të jashtme
RedaktoFind more about Jorge Luis Borges on Wikipedia's sister projects: | |
Definitions from Wiktionary | |
Images and media from Commons | |
Quotations from Wikiquote |
- Jorge Luis Borges në Open Directory Project
- Stampa:OL author
- Ronald Christ (dimër–pranverë 1967). "Jorge Luis Borges, The Art of Fiction No. 39". Paris Review.
{{cite journal}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - BBC Radio 4 discussion programme from In our time. (Audio 45 mins)
- Jorge Luis Borges at The Modern Word
- Borges Center, University of Pittsburgh.
- The Friends of Jorge Luis Borges Worldwide Society & Associates