Jusuf ose Isuf Vrioni (Korfuz, 16 mars 1916 - Paris, 1 qershor 2001) ishte përkthyes dhe diplomat shqiptar.

Isuf Vrioni

Biografia

Redakto

Leu në Korfuz i biri i Iljaz bej Vrionit dhe Xhemile hanëm Dinos.[1] Vitet e tij të para i kaloi në Korfuz e më pas në Berat. Pas emërimit të babait të tij, Ilias Bej Vrioni, si Ministër i Jashtëm dhe Ministër i Plotfuqishëm në Paris, familja e tij u shpërngul në Paris më 1925. Ciklin e ulët dhe të mesëm arsimor Jusuf Vrioni e kreu pranë Liceut Janson de Sailly, Paris dhe atë të lartë në Grande École des Hautes Études Commerciales dhe në Institut d'Études Politiques të Parisit.[2][3]

1939 rikthehet në Shqipëri por shpërthimi i Luftës së Dytë Botërore e detyron të shpërngulet po atë vit në Romë pranë të vëllait. Rikthehet në Tiranë1943. Më 13 shtator 1947 arrestohet nga regjimi diktatorial dhe akuzohet për spiunazh dhe agjitacion e propagandë. Prej shkurtit 1949 e deri më prill 1950 burgoset në njërën prej shtatëmbëdhjetë qelive famëkeqe të Koçi Xoxes. Në korrik 1950 denohet me pesëmbëdhjetë vite heqje lirie dhe punë të detyruar, pjesë të dënimit e kaloi në burgun e Burrelit. Lirohet në fund të vitit 1958 dhe internohet ne Fier për një periudhë disamujore.[3]1960, për nevojat propagandës ndërkombëtare të regjimit diktatorial, emërohet në Tiranë si përkthyes.

Në fillim të viteve '60, Vrioni u njoh dhe u miqësua me shkrimtarin Ismail Kadare. Duke çmuar pasurinë gjuhësore dhe vlerën e veprave të Kadaresë, Vrioni e vuri talentin e tij si përkthyes në shërbim të këtij shkrimtari. Kësodore gjatë orëve të lira i përktheu veprat e tij thjesht për kënaqësi.[4] Ndër përkthimet e tij të para numërohet Gjenerali i Ushtrisë së Vdekur i Ismail Kadaresë, i cili më vonë u botua në Paris. Ndërkaq, emri i tij si përkthyes do të fillonte të figuronte nëpër botimet në Francë vetëm në vitet 1980.

Vrioni u ngarkua me përkthimin e veprave të Enver Hoxhës duke ngjallur xhelozinë e anëtarëve të nomeklaturës komuniste. Kadare qëllimisht i qëndronte pranë dhe e ftonte në takime zyrtare, pa marrë parasysh të kaluarën e tij politike dhe mosaprovimin e nomeklaturës.[4]

Në vitet e para të Shqipërisë post-diktatoriale, Jusuf Vrioni, falë posturës së tij multidimensionale si intelektual, angazhohet në qarqet e shoqerisë civile dhe për një kohë shërben si Kryetari i Kominetit të Helsinkit për të Drejtat e Njeriut. Kriza famëkeqe e vitit 1997 e detyruan të largohej sërish nga atdheu i tij dhe të rikthehej në Paris. Më 1998 emërohet Ambasador i Republikës së Shqipërisë në UNESCO dhe më 22 maj të këtij viti, për kontributin e tij të pasur në gjuhën frënge, dekorohet nga Republika Franceze me urdhërin Chevalier de la Légion d'Honneur, ashtu si dikur i ati, Ilias Bej Vrioni, ish dekoruar në fund të viteve 1920 me urdhërin Grand Officier de la Légion d'Honneur nga Republika Franceze.

Ndërroi jetë në Paris në maj 2001 ndërsa shërbente si Ambasador i Republikës së Shqipërisë në UNESCO.

Nderime

Redakto

Berati, vendlindja e Vrionasve, nëpërmjet bashkisë së qytetit do ta nderonte Jusuf Vrionin pas vdekjes së tij, më 18 qershor 2001, me titullin Qytetar Nderi.

Për mirënjohjen dhe vlerësimin e përkthyesve me kontribut të çmuar në njohjen dhe promovimin e letërsisë shqipe në gjuhë dhe kultura të huaja, Ministria e Kulturës, Turizmit, Rinisë dhe Sporteve e Republikës së Shqipërisë më 2006 krijoi çmimin Jusuf Vrioni.

  • Mondes Effacés: Souvenirs d'un Européen, JC Lattès, Paris, 1998

Përkthime

Redakto

Kontributet dhe Veprat

Redakto

Referime

Redakto
  1. ^ Marrë nga geneanet.org më 9 korrik 2017.
  2. ^ Rama, Luan (26 mars 2006). Bisedë me Jusuf Vrionin. Tirana observer. - Nr. 70. fq. 8–9.
  3. ^ a b Elsie, Robert. "1998 - Jusuf Vrioni: Back to Tirana, 1943-1947". albanianhistory.net (në anglisht).
  4. ^ a b Peter Morgan (2011). Ismail Kadare: shkrimtari dhe diktatura, 1957-1990. Tirana: Shtëpia botuese 55. fq. 39. ISBN 9789928106124.
  5. ^ "Distinguished translator awarded Knight of Legion of Honour". hri.org (në anglisht). Albanian Telegraphic Agency.