Kantina Arbëri
Kantina Arbëri e filloi aktivitetin e saj në vitin 2003 në Mirditë . E veçanta e prodhimit është varieteti i rrushit autokton shqiptar Kallmeti . Ky rrush prodhohet në një zonë shumë të njohur për vreshtat dhe traditën e verës shqiptare. E prodhuar në kodrat e larta të Bukmirës, nga 400-650m mbi nivelin e detit, njihen si vreshtat më të mira në të gjithë krahinën dhe përtej trojeve të saj. Të mbjella në vitet 1969 - 1972 vreshtat e Bukmirës zënë një sipërfaqe prej 100ha, ku 60% është Kallmet dhe 40% varietete të tjera. Vreshtaria e Bukmirës të dhuron një buqetë me aroma të këndshme dhe të ëmbëla të verës
Historiku
RedaktoStema e Kantinës përfaqësohet me të njëjtin emërtim për motivet historike që vetë fjala “Arbëri” mbart në këtë trevë. Sipas studiuesve, Stema e Arbërit dhe mbishkrimi i njëkohshëm me të hedhin dritë mbi Principata e Arbrit të viteve 1190-1216, si një nga Principatat më në zë të periudhës, e cila mishëron tiparet e Shtetit të Parë mesjetar shqiptar. Stema e Principatës së Arbërit, paraqet një shqiponjë një-krenare të gdhendur në gurë, që ka qenë he emblema e kësaj Principate. Stema e Arbërit është një dëshmi e rëndësishme historike e trevës së Mirditës e gjetur pikerisht në truallin e Katedrales së mirënjohur të Mëria në Ndërfanen e Hershme (Gëziq i sotëm) së bashku me mbishkrimin epigrafik në gjuhën latine, ku përmenden dhe emrat e princërve të Arbërit, Progonit dhe Dhimitrit, të shekullin e XII e XIII. Shqiponja e Stemës së Arbërit në ditët e sotme përdoret e stilizuar si emblemë e Kantinës së Verës "Arbëri" po në Mirditë
Realizimi
RedaktoDuke u nisur nga tradita e herëshme e trevës së Mirditës nga relacionet e Frang Bardhit me shtetin e Vatikanit për kultivimin e vreshtit dhe prodhimin e verës Kallmet të zgjedhur nga Papët dhe me dëshirën e mirë për të ringjallur këtë traditë realizuesi i kësaj Kantine Fran Kaçorri vendosi të investojë për ngritjen e një kantine vere e cila do të ishte përfaqësuese e kësaj tradite në prodhimet autokotone të zonës. (Duke prezantuar një Brand, i cili do të përfaqësonte prodhimet autoktone të zonës në fushën e verëtarisë) Kështu, në vitin 2003 u bë i mundur një investim prej 500 mijë $ për ngritjen e kësaj Kantine. Makineritë dhe paisjet u morën nga dy kompani prestigjioze Italiane, CAVALZANI dhe MORRI (Firence në Itali)