Lopaqië është emri që u jepet shumicës prejshpendëve te familjes së Accipitridae. Shumica prej më se 60 llojeve të Shqiponjave jetojnë në Euroazi dhe në Afrikë. Jashtë këtij territori mund të gjenden vetëm 14 specie : 2 në Amerikën Veriore (Shqiponja kryebardhë dhe Shqiponja e Artë), nëntë në Amerikën Qendrore dhe Jugore dhe tri në Australi.

Shqiponja
Nga e majta në të djathtë: shqiponja e malit (Aquila chrysaetos), shqiponja kafe e gjarpërinjve (Circaetus cinereus), shqiponja e vetmuar (Buteogallus solitarius), shqiponja e zezë (Ictinaetus malaiensis) dhe shqiponja Afrikane e detit (Haliaeetus vocifer).
Klasifikimi shkencor e
Mbretëria: Animalia
Filumi: Chordata
Klasa: Aves
Rendi: Accipitriformes
Familja: Accipitridae
Llojet

Shiko tekstin

Përshkrimi

Redakto
 
Shqiponja e Gurëve

Shqiponjat dallojnë nga zogjtë e tjerë grabitqarë duke qënë se janë shumë të mëdha, shumë më të fuqishme si dhe kanë kokën dhe sqepin më të rëndë.Shumica e shqiponjave janë më të mëdha se cdo lloj tjeter zogu , përjashtim bëjnë disa lloje hutash. Përmasat e një shqiponje variojnë nga 500g peshë dhe 40cm gjatësi; deri në 6.7kg - 9kg te shqiponja e Stellerit ose me një gjatësi deri në 1m si për shembull Shqiponja Filipinase.

Si të gjithë zogjtë e tjerë grabitqarë, edhe shqiponjat kanë një sqep të fuqishëm për të shqyer mishin e presë, këmbë muskuloze dhe thonj të fortë e të mprehtë. Si shqisën më të zhvilluar kanë shikimin, ndersa nuhatja si te të gjithë zogjtë nuk është edhe aq e mirë (zogu i cili e ka më të fortën shqisë për nuhatje, mezi i afrohet shqisës për nuhatje të njeriut).

Shqiponjat për të gjetur prenë, pra përdorin sytë e tyre. Ky shikim i fortë i shqiponjës vjen si pasojë se kanë bebëzën e syrit shumë të madhe dhe mund ti dallojë edhe difraksionet më të vogla të dritës.

Femra shqiponjë në të gjitha rastet është më e madhe se mashulli.

Shqiponjat strofkat e tyre i ndërtojnë në drunj shumë të lartë, ose në shkrepa e humnera, të paarritshme për kafshë tokësore. Shumë lloje i bëjnë nga dy vezë. Në shumicën e rasteve zogu më i vogël shndërrohet në ushqim për zogun më të madh , i cili zakonisht është femër , duke qënë se këto të fundit janë më mëdha. Prindërit këtu nuk marrin kurrë pjesë.

Për shkak të madhësisë dhe fuqisë të shqiponjave ato ndodhen ne krye të zinxhirit ushqimor si grabitqarë alfa. Preja e shqiponjave varion nga lloji. Shqiponjat  Haliaeetus dhe Ichthyophaga preferojnë peshkun por ata gjuajnë dhe kafshë të vogla si psh zogj të ndryshëm detar. Gjarpri është ushqimi i preferuar për shqiponja si : CircaetusTerathopius, dhe Spilornis, në pyjet tropikalë të Afrikës dhe Azisë , ku variozoni i llojeve të gjarpërinjve është i madh. Shqiponjat e degëzimit Alius janë të parat per të gjuajtur në habitat të hapur , duke kapur çdo lloj vertebrori. Aty ku nuk ka Alius , shqiponjat Buteonine zënë vend. Shumë lloje të tjera të degëzimit  Spizaetus jetojnë ne pyje të dendur. Këto lloj shqiponjash ushqehen me gjitarë dhe zogj.

Mënyrat e gjuetise variojnë nga lloji i shqiponjës dhe i presë. Me disa individë të cilët kanë krijuar teknika të avancuara , shumica e shqiponjave e kap prenë pa u ulur ne tokë , për ta dërguar në një vend të sheshtë e për tu ushqyer me të.

Shqiponja Amerikane është shpendi që është regjistruar me prenë më të rëndë , specifikisht nje dre 6.8 kg.[1] Arkivuar 20 qershor 2017 tek Wayback Machine Kjo tregon se shumica e shqiponjave mund te mbajnë në fluturim pre që peshojne shumë herë më shumë se pesha e vetë shqiponjes. Megjithate ne shumicen e këtyre rasteve shqiponja ose ushqehet me prene ne vendin e sulmit ose e transporton atë me pjesë. Shqiponja me kurore ose shqiponja e arte jane dokumentuar te vrasin dhi qe peshojne me shume se 30kg.

Autoret e zogjve  David Allen SibleyPete Dunne e kanë përshkruar diferencen midis shqiponjave dhe zogjve të tjerë mishngrënës si më poshtë:

"Ata kanë të pakën nje karakteristikë të përbashkët . U vëzhgua se zogjtë prediator shikojnë mrapa kurri

përpara se te sulojnë prenë , duke iu druajtur gjahtarëve të tjerë. Këtë shqiponjat nuk e bëjnë."

Nërmjet shqiponjave gjenden disa nga zogjtë më të mëdhenj prediator.Vetëm Kondorët dhe disa lloje Hutash janë më të mëdhenj.

Në varësi të habitatit ku jetojnë shqiponjat kanë forma dhe madhësi të ndryshme. SHqiponja Harpy dhe shqiponja filipinase kanë krahë të shkurtër duke qënë se jetojnë në habitat pyjor, një karakteristikë kjo e nevojshme për të fluturar shpejt ndërmjet drurëve. Nga ana tjeter shqiponjat e familjes Aquila të cilat jetojnë në terren të hapur kanë krahë shumë të mëdha.

Listat e mëposhtëme janë të Top 5 shqiponjave më të mëdha duke gjykuar nga pesha , gjatësia dhe hapja e krahëve.[1]

Renditja Emri i shqiponjës Emri shkencor i shqiponjës Pesha trupore
1 Shqiponja e Detit Steller Haliaeetus pelagicus 6.7 kg
2 Shqiponja Filipinase Pithecophaga jefferyi 6.35 kg
3 Shqiponja Harpy Harpia harpyja 5.95 kg
4 Shqiponja Bisht-Bardhë Haliaeetus albicilla 4.8 kg [2]
5 Shqiponja Luftëtare Polemaetus bellicosus 4.6 kg
Renditja Emri i shqiponjës Emri shkencor i shqiponjës Gjatësia
1 Shqiponja Filipinase Pithecophaga jefferyi 100 cm[3]
2 Shqiponja Harpy Harpia harpyja 98.5 cm
3 Shqiponja Australiane Aquila audax 95.5 cm
4 Shqiponja e Detit Steller Haliaeetus pelagicus 95 cm
5 Shqiponja me Kurorë Stephanoaetus coronatus 87.5 cm
Renditja Emri i shqiponjës Emri shkencor i shqiponjës Gjatësia e hapjes së krahëve
1 Shqiponja Filipinase Pithecophaga jefferyi 220 cm
2 Shqiponja Bisht-Bardhë Haliaeetus albicilla 218.5 cm
3 Shqiponja e Detit Steller Haliaeetus pelagicus 212.5 cm
4 Shqiponja Australiane Aquila audax 210 cm
5 Shqiponja e Malit Aquila chrysaetos 207 cm
6 Shqiponja Luftëtare Polemaetus bellicosus 206.5 cm

Përhapja

Redakto

Amerika e Veriut : Shqiponja e Artë , Shqiponja Amerikane

Zona Neotropikale ( Amerika Qëndrore dhe Jugore) :  Spizaetus (katër specie), Shqiponjat e vetmuara (dy specie.), Shqiponja Harpy,Shqiponja me Kreshtë,Shqiponja Krahëror-zezë(black-chested buzzard-eagle) .

Australia : Shqiponja Bishtpykë ( jetojne dhe ne Guinenë e Re) , SHqiponja e Detit Bark-Bardhë ( Jeton dhe në Azi ) , Shqiponja e Vogel

Guinea e Re : Shqiponja Kapul , SHqiponja Bishtpukë dhe Shqiponja Pigmi.

Grupet

Redakto

Shqiponjat zakonisht ndahen në grupe.

Shqiponja e Peshkut

Redakto

Shqiponja e Peshkut e ka pjesën më të madhe te dietës së saj peshk, të gjallë osë kërrmë( të vrarë).

Shqiponja me Cizme

Redakto
 
Shqiponja Harpi (Harpy)

Shqiponjat me Cizme ose " Shqiponjat e vërteta" kane këmbë relativisht të shkurtra.

Shqiponja e Gjarprit

Redakto

Shqiponja sic sygjeron dhe emri ushqehet me gjarpërinj dhe reptile e zvaranikë te tjerë.

Shqiponjat Harpi ( Harpy)

Redakto

Shqiponjat Harpi janë shqiponja te mëdha qe jetojnë në pyje tropikale. Grupi përmban nga 2 deri në 6 specie , në dependencë nga autori.Megjithate ndryshime të theksuara mund të verejme pë shqiponjat e këtij grupi me njëra tjetën.

Shqiponja si simbol kombëtar

Redakto
 
Shqiponja si simbol i kombit shqiptar Flamuri i Republikës së Shqipërisë (1914-1920)
 
Shqiponja e paraqitur në stemën e Kotka (Finlandë)

Shqiponja është simbol i shumë kombeve dhe shteteve të ndryshme :

Përdorime historike :

Shqiponja si figurë simbolike

Redakto

Në Antikë Shqiponja ishte Zog i Zeusit (babait të perëndive), dhe edhe ishte zog i perëndisë Romake Jupiterit (Jupiteri ishte babai i perëndive Romake, njejt si Zeusi te Perënditë Greke), përfaqësonte Fuqi dhe Fitore. Në Mitologji mund të gjendet një kafshë, me trup luani dhe qafë e kokë Shqiponje. Pas Luanit Shqiponjat janë stemat (Emblemat) më të preferuara. Në Ikonografi është Shqiponja simbol i Evangjelistit Johannes. Shumë Etni Indiane adhurojnë Shqiponjat si kafshë të shenjta.

Shqiponja është një nga simbolet më të vjetra që ka njohur njerëzimi. Grekët dhe Persianët e shenjtëruan atë me diellin, si simbol i lartësimit dhe i shpirtit i shoqëruar me Perëndinë supreme të qiellit, duke përfaqësuar parimin shpirtërorë. Për grekët shqiponja ishte emblema e Zeusit. Druidët e konsideronin atë si simbol i të Gjithëpushtetshmit i cili vështron nga gjendjet më të larta shpirtërore.

Shqiponja është një shpend i ditës jeta e të cilit është lidhur me dritën dhe me elementin e zjarrit dhe të ujit. Shqiponja karakterizohet me guximin që ka në fluturim, shpejtësinë dhe familjaritetin që ka me bubullimën dhe vetëtimën, të cilat janë atributet e perëndive të krijimit. Shqiponja gjithashtu përfaqëson fisnikërinë e trashëguar, fuqinë dhe luftën. Si luani në tokë, Shqiponja është mbreti i qiellit. Si një shpend ndërmarrës, fluturon nga një botë në tjetrën dhe ripërtërihet për të udhëhequr shpirtrat.

Që në kohët parahistorike, është një simbol i përbashkët i fortësisë dhe fuqisë. I përhapur tek Kristianët në kohën e kryqëzatave, është përfshirë në gëzofët e perandorëve dhe mbretërve të Evropës si emblemë, për shkak të rëndësisë që gëzon. Shqiponja me dy-krerë ose dy-koka është një fuqizim i simbolit dhe një dyfishim i fuqive të saj.

  • Ne bibël, Shqiponja është shoqëruar me Shën Gjonin, Ungjillorin për shkak të kuptimit të tij të drejtë per dritën frymëzuese të intelektit.
  • Ne Indinë e lashtë, Garunda, një shpend i madh mitik, një shpend diellor, përmendet në Ramajana si kali i Vishnusë, Vishnu duke qënë i dyti i trinisë së shenjtë indiane e përbërë nga Brahma, Vishnu dhe Shiva.
  • Në Rome, Shqiponja qëndron mbi skeptrin e Jupiterit dhe e bën vullnetin e tij te ditur kundrejt qenieve njerëzore. Nëpër monedha, shfaqet si simboli emblematik i legjioneve dhe i fuqisë së perandorisë.
  • Në Persi (Iran), simbolizonte fitoren e Persianëve mbi Medean, nga e cila ishte bërë një ogur (shenjë) kur fluturonte mbi fushëbetejë.
  • Në Meksikë, Shqiponja është një perëndi e vjetër e bimësisë, e shoqëruar me xhaguarin, simbol i forcave telurike (tokësore), nga errësira e botës materiale, kurse perëndia-shpend përfaqëson qiellin dhe dritën, shpirtin hyjnor. I dhuron fuqinë e saj Luftëtarëve-Shqiponjë, elita e luftëtarëve Aztekë. Perandori Aztek vishej me pendë shqiponje që gjithashtu zbukuronin fronin ceremonial.

Llojet e Shqiponjave

Redakto
 
Shqiponja Filipinase

Në familjen Accipidritae këto Gjini emërtohen si shqiponja:

Shqiponja peshkatare formon një familje në vete (Pandionidae), Shqiponjat Gjarpërngrënëse formojnë një nënfamilje (Circatinae). Shqiponja më e madhe që jetojë në tokë ishte Harpagornis moorei, e cila jetojë në Zelandën e Re. Diku nga viti 1400 pas. L.K ajo u shfaros.

Literatura

Redakto
  1. ^ 0713680261
  2. ^ https://en.wikipedia.org/wiki/Handbook_of_the_Birds_of_the_World
  3. ^ http://sora.unm.edu/sites/default/files/journals/auk/v115n03/p0713-p0726.pdf