Kastriot Marku
Kjo faqe është e palidhur nga faqe të tjera. |
Kastriot Marku ka lindur më, 30 shtator 1970 në fshatin Skuraj të rrethit Kurbin. Ka kryer studimet e larta për Gjuhë dhe Letërsi Shqipe në Universitetin e Shkodrës “Luigj Gurakuqi"; studimet e Thelluara Pasuniversitare në Universitetin e Tiranës, ndërsa ato Doktorale (Dr. Ph.) pranë Qendrës së Studimeve Albanologjike (QSA), në Tiranë. Ka bashkëpunuar me rreth tridhjetë organe të shtypit të përditshëm dhe atij periodik ; shkencor e letrar si shqip apo të huaj, brenda apo jashtë vendit si : Rilindja Demokratike, Shekulli, Mësuesi, Gazeta shqiptare, Shqiptarja.com, Koha Jonë, Republika, Gazeta 55, Tema, Kurbini, Kisha dhe jeta, Drita, Koha javore, Bota sot, Zëri i Kosovës, Kumona e së Diellës, Orana, Kuq e Zi, Miqësia/Amicizia, Emathia, Revista Pedagogjike, Jeta Arbëreshe, Fjala Hyjnore, Hylli i Dritës, Res Albanica, Studime mbi artin, Malësia, Haemus Plus, Jeta e re etj., me mbi 100 artikuj të ndryshëm për letërsinë dhe kulturën shqiptare, si dhe ka marrë pjesë në disa konferenca shkencore kombëtare dhe ndërkombëtare..
Ka botuar
RedaktoPoezi
RedaktoPërhumbje, (poezi), Camaj-Pipa, Shkodër 2000.
Studime letrare
RedaktoKritika dhe studimet letrare shqiptare në revistën “Hylli i dritës„ (1913-1944), (studim), Camaj-Pipa, Shkodër, 2000.
Studime historike
Redakto- 1. Arsimi në Gallatë, Chaminade, Lezhë, 2005.
- 2. Kishat e Kurbinit. (Kishat dhe organizimi kishtar në Kurbin), Geer, Tiranë, 2008.
Guidë turistike
RedaktoMiloti, Guidë/Guida, shqip-italiano, Milot, 2007.
Librin didaktik
RedaktoLibri i provimit, gjuha shqipe dhe leximi letrar” (për mësuesin dhe nxënësin), Chaminade, Lezhë, 2005.