Kisha e Marmiroit
Ky artikull dyshohet se përmban hulumtim vetjak apo thënie të pacituara prandaj nuk mund të merret si i saktë. |
Ky artikull nuk citon asnjë burim, prandaj mund të mos jetë i saktë. |
Ky artikull ose seksion duhet të përmirësohet sipas udhëzimeve të Wikipedia-s. |
Kisha e Marmiroit është një monument i trashëgimisë kulturore në rrethin e Vlorës, në qarkun e Vlorës, Shqipëri [1].
Kisha e Marmiroit | |
---|---|
Vendndodhja | Vlorë, Qarku i Vlorës, Shqipëri |
Organi drejtues | DRKK Vlorë |
Emri zyrtar: Monument i trashëgimisë kulturore | |
Lloji | Nën mbrojtje |
Kriteret | I |
Nr. i referencës | VL059 |
Arkitektura
RedaktoKisha është e tipit kryq i lire me kupolë. Pjesë të tjera të saj janë edhe narteksi dhe tamburi cilindrik. Ndoshta kjo kapelë ka shërbyer si model për ndërtimin e kishës së Manastirit të Shën Mërisë së Zvërnecit. Ajo përbëhet nga 3 hyrje, të cilat i korrespondojnë drejtimeve të veriut, jugut dhe perëndimit. Në anën lindore ndodhet absida e kishës, e cila ndriçohet nga një dritare e vogël.
Mendohet se ky objekt i përkiste dikur një manastiri të vogël. Kjo tezë mbështetet në gjurmimet dhe studimet shumëvjeçare të Institutit te Monumenteve të kulturës në Tirane. Sipas studjuesit Pirro Thomo karakteristike e kishave në formë kryqi me kupolë është se ato ndeshen vetëm në manastire. Ndërsa nga mbikqyrja e vendit vihet re se muret e Narteksit dhe disa të tjera rreth Kishës janë në gjendje të rrënuar. Nga to ruhen deri më sot mbeturinat e një oxhaku, një dritareje dhe disa kamare të cilat menjëherë të krijojnë idenë se ato i përkisnin dikur konakëve të një manastiri.
Ndërtimi
RedaktoKisha është e ndërtuar me gurë të papunuar të marrë nga shtrati i përroit aty pranë. Për portat dhe fasadat janë përdorur gurë të punuar të cilët janë marrë nga rrënojat e Orikut antik.
Midis gurëve janë vendosur me llaç edhe copëra tullash dhe tjegullash, duke e përzier teknikën e ndërtimit. Nuk ka dyshim që kisha është ndërtuar gjatë periudhës bizantine diku rreth shekullit të XII. Në vitin 1971 kur Instituti i Monumenteve të kulturës e mori nën kujdesin e tij këtë objekt ai ndodhej në gjendje pothuajse të rrënuar. Nën drejtimin e Prof.Dr. Aleksandër Meksit kisha u rindërtua përsëri në formën dhe trajtat fillestare të saj.
Përshkrim Historik
RedaktoE gjithë treva Erikua ose siç është quatur trekëndëshi Dukat, Tragjas, Radhimë është një prej rajoneve që mbart në vetvete shumë vlera të karakterit kulturor, historik, etnografik, ekologjik, etj.
Ndërkohë që në veri të kishës ndodhet Baza ushtarake detare e Pashalimanit, laguna me të njëjtin emër dhe rrënojat e Orikut. Oriku anti jetoi gjatë shekujve VI p.k. Ai ishte një qytet që lindi si rrjedhoje e proçesit kolonizimit Grek. Përmendet si teatër i luftimeve midis Romakevë gjatë luftërave civile, si qyteti i parë që u pushtua nga Çezari. Gjatë mesjetës ai do të quhet me emrin JERIKO dhe funksionoi si qytet i vogël, i paisur dhe me një port. Në shekullin e XV kur u pushtua nga turqit ai u quajt Pashaliman dhe u shndërrua në bazën kryesore të marinës turke në perëndim të Perandorisë. Ndërkohë që disa kilometra më sipër ndodhet Dukati i ri, i lindur si rezultat i zbritjeve të banorëve nga Dukati i vjetër. Ky i fundit ndodhet në fund të luginës aty ku bashkohen malet e Çikes dhe Lungarës. Pikërisht këtu buron një përrua i rrëmbyer, i cili quhet nga vendasit Lumi i Dukatit.
Pikërisht në këtë fshat kanë mbetur disa gjurmë krishtërimi, siç është një lagje e tij dhe disa toponime. Të tilla janë Qafa e Kishës, qafa e Shën Gjergjit, trapi i Shën Ndreut, Shën Dëlli, etj. Këto emra i përkasin disa prej kishave që kishte ky fshat në qendër dhe përreth tij. Këto objekte nuk ekzistojnë më, ndoshta ato janë braktisur ashtu si dhe kisha e Marmiroit, në kohën kur treva në fjalë u islamizua në shumicën e saj, diku gjatë shekujve të fundit të pushtimit turk.
Në vazhdim të traditës
RedaktoAshtu si i gjithë bregdeti i Shqipërisë edhe bregdeti i Vlorës ka qenë i pasur në të kaluarën me objekte të tilla kulti. Këtë gjë e favorizonin edhe mundësitë që ofronte natyra me vendet e veçuara, të mbrojtura dhe të përshtatshme për këtë lloj besimi. Këto fakte përforcohen edhe nga dëshmi nga më interesantet si :
Kështu admirali turk i shekullit XVI Pir Reizi në veprën e tij KITABI BAHRIYE, thotë se në ishullin e Sazanit ndodheshin dy kisha rrënojë. Ndërsa Eqrem Bej Vlora dëshmon se në shekullin e XVII në Sazan ndodhej një fshat i quajtur Shën Koll. Po kështu edhe Sami Frashëri në veprën e tij "Dheshkronja" thotë se, në Sazan ndodheshin 3 manastire. Gjithashtu në veriperëndim të Vlores ndodhet sot manastiri i famshëm i Zvërnecit, që i përket shekullit të XII. Ndërsa në Dhërmi disa kilometra në jug të Llogarasë ndodhen disa manastire të tjerë, ashtu si dhe disa pjesë të Karaburunit ku mund të kenë jetuar murgj të veçuar. Ata mbajnë emra të tillë si: Kepi i Shën Vasilit, maja e Shën Ilisë etj.
Në mungese të emrit
RedaktoËshtë e çuditshme se kjo kishë sot nuk e ruan emrin e saj të dikurshëm. Sipas traditës e krishterë çdo objekt kulti ka emrin e tij i cili është marrë nga Panteoni i emrave të Apostujve, Maries, Shenjtorëve dhe Martirëve Kristianë. Këtë gjë e konstatoi studjuesi Austriak Karl Paç, i cili e vizitoi kishën në vitin 1902. Profesori Vjenez vuri re se jo nuk ishte në gjendje të mirë dhe se kleri e kishte braktisur prej kohësh. Por me e çuditshme ishte fakti se vendasit e quanin kisha e Marmiroit ndosha kisha e bardhë "Lat. Marmoreus" (i mermerte), "i bardhë si mermeri", për shkak të ngjyrës së gurëve me të cilët është ndërtuar ajo. Rrethanat e origjinës së këtij emri janë të paqarta. Megjithatë duhet të themi se përreth këtij objekti ndeshim midis toponimeve të ndryshme edhe nga ato të grupit Latin si : Dukat (Lat. Duco) "ngre" "çoj", do të thotë i ngritur, vend i lartë, dhe Orikum, Ravene (Pllaja e Ravenes ne Karaburun) etj.
Një tjetër ide
RedaktoPo ti "hedhësh një sy" manastireve ortodokse në shqipërinë Jug-Perëndimore vë re se pjesa mbizotëruese e tyre mban emrin e Marias, nënës së Jezusit. Këtë gjë e shohim tek manastiret e Ardenicës (Lushnje), Apolonisë (Fier), Manastirin rrënojë të Ballshit, Manastirin e Zvërnecit, Manastirin e Dhërmiut, etj. Të ndodhur në këto kushte mund të hedhim hipotezën se edhe kisha e këtij manastiri ka mbajtur emrin e Maries ashtu si shumica e simotrave të saj, përgjatë bregdetit nga Shkumbini në Himarë. Ndërkohë që në traditën e krishterë Maria është mbrojtësja e bujqësisë, e cila ushtrohej pikërisht në këtë fushë ngjitur me të cilët u ndërtua dikur edhe ky manastir.
Referime
Redakto- ^ LISTA E MONUMENTEVE: RRETHI I VLORËS (PDF). Instituti i Monumenteve të Kulturës - Ministria e Kulturës. Arkivuar nga origjinali (PDF) më 5 korrik 2018. Marrë më 15 korrik 2017.