Koja e Kuçit
Koja e Kuçit është një fis dhe krahinë historike shqiptare në Malësi. Koja është një rajon katolik që ndodhet midis Triepshit dhe Kuçit. Kojasit quhen Kojanë ose Koqas .
Historia
RedaktoKoja është rajoni më i vogël në Malësi. Për herë të parë dëshmohet në defterin osman të vitit 1582 kur në nahijen e Kuçit shfaqen fshatrat Koqa i Madh dhe Koqa i Vogël . Këto vendbanime nuk ishin regjistruar në regjistrat e mëparshëm, gjë që sugjeron se themelimi i tyre mund t'i atribuohet një rritje të popullsisë, ndoshta për shkak të migrimeve, që ndodhën pas konsolidimit të pushtetit osman në rajon. Për sa i përket antroponimit të tyre, mbi gjysma e banorëve të këtyre fshatrave mbanin emra tipikë shqiptarë, pjesa tjetër me antroponime të përziera shqiptaro-sllave. [1] Në luftën malazezo-osmane (1861–62), Kuçi, Piperi dhe grupe të tjera sulmuan Triepshin dhe Kojën e Kuçit, por ai sulm u zmbraps. [2] Pretash Zeka Ulaj nga Koja ishte një nga krerët e Malësorëve që udhëhoqi rajonin drejt lirisë kur luftoi në vitin 1911 në Betejën e Deçiqit, përkrah të famshmit Ded Gjo Lulit nga Hoti . Dokë Preci Krcaj, Cakë Uci Ivanaj, Gjeto Toma Kolçaj, Tomë Uci Ivanaj, Kolë Doka Marashaj, Marash Leca Gjokaj dhe Gjeto Gjeka Ivanaj mbahen mend si Shtatë Heronjtë e Kojës që dhanë jetën në betejë.
Vëllazëritë
RedaktoFamilje të shquara nga Koja;
* Gorvokaj | |
* Ivanaj | |
* Gjeloshaj | |
* Kërcaj | |
* Kolçaj | |
* Lucaj | |
* Marashaj | |
* Nucullaj | |
* Perkaj | |
* Ulaj (bajraktar) |
Personalitete të shquara
Redakto- Pretash Zeka Ulaj — Udhëheqësi i fisit vullnetar në Betejën e Deçiqit .
- Gjeto Toma Kolçaj — Pjesëmarrës në betejën e Deçiqit.
- Viktor Marku Ula — Studiues i marrëdhënieve ndërkombëtare dhe këshilltar politik i ish- kryeministrit të Kosovës Agim Çeku në vitin 2006.
Shih edhe
RedaktoReferime
Redakto- ^ Pulaha, Selami (1975). "Kontribut për studimin e ngulitjes së katuneve dhe krijimin e fiseve në Shqipërinë veriut shekujt XV-XVI". Studime Historike. 12: 92, 95. Marrë më 1 maj 2022.
{{cite journal}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ Gjonaj, Gjekë. "Disa prej betejave që kanë mbrojtur Trieshin [Some of the battles in defense of Triesh". Gazeta Tema. Marrë më 17 shkurt 2020.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!)