Beteja e Deçiqit ishte një betejë midis forcave shqiptare dhe osmane gjatë Kryengritjes së vitit 1911, e cila shënoi një pikë kthese për shkëputjen e shqiptarëve nga Perandoria Osmane.[1]

Beteja e Deçiqit
Pjesë e Kryengritja shqiptare e vitit 1911
Data6 Prill 1911
Vendodhja
Deçiq afër Tuzi, Perandoria Osmane (sot Mali i zi)
Pasoja Fitore Shqiptare
Palët pjesëmarrëse
Fise Malsore Shqiptare  Ottoman Empire
Komandantët dhe udhëheqësit
Ded Gjo Luli
Sokol Baci
Pretash Zeka
Shefket Turgut Pasha
Fuqia ushtarake
3.280 soldiers 27.000 soldiers

Vendndodhja dhe sfondi

Redakto

Beteja u zhvillua në Grudë Deçiq, në jug të qytetit të Tuzit (sot në Mal të Zi). Tuzi është qendra e rajonit të Malësisë në Mal të Zi, ndërsa kryeqyteti i gjithë Malësisë së Madhe është Kopliku. Rajoni i Malësisë është kryesisht i besimit katolik romak, megjithëse ka një popullsi të konsiderueshme myslimane (përfshirë vetë Koplikun).

Beteja

Redakto

Pjesa kryesore e betejës u zhvillua midis Tuzit dhe Kopliku (Shqipëri), ku Malësorët luftuan kundër mijëra ushtarëve osmanë. Kopliku është qyteti më i madh në Malësi, pikërisht përtej kufirit me Malin e Zi ndodhet Tuzi. Ndërsa luftimet vazhduan, të dy ushtritë vendosën të lëviznin në veri në Tuz, ku beteja përfundoi.

Rezultati

Redakto

Në vitin 1913, me Traktatin e Londrës, fuqitë evropiane vendosën që gjysmën e tokës së Malësisë t'ia jepnin Malit të Zi, ndërsa pjesa tjetër mbetej në Shqipëri. Tuzi, së bashku me fiset e gjysmës së Hotit (Traboinit), Grudës, Trieshit dhe Kojës së Kuçit kaluan në Mal të Zi. Kelmendi, gjysma tjetër e Hotit (Rapsha), Kastrati, Shkreli dhe qyteti i Koplikut mbetën në Shqipëri, por disa pjesë të Kelmendit si Vusanja, Martinoviqi, Plava, Gucia kaluan në Mal të Zi dhe Kosova, që është shtet i pavarur që nga viti 2008, iu aneksua Serbisë.

Luftëtarë të shquar

Redakto

Referime

Redakto
  1. ^ Nikprelaj, Gjergj (5 janar 2006). "DEDE GJO LULI, MBROJTESI FISNIK I TROJEVE SHQIPTARE". Koha Jone. Marrë më 20 shtator 2010.