Kongresi i Manastirit

konferenca akademike e vitit 1908 që u mbajt për standardizimin e alfabetit të shqipes

Kongresi i Manastirit ose Kongresi i Alfabetit ka qenë një konferencë akademike në qytetin e Manastirit, mes datave 14 nëntor - 22 nëntor 1908, për standardizimin e alfabetit të gjuhës shqipe.[3]

Shtëpia e Fehim Zavalanit, ku u mbajt Kongresi i Manastirit në 14-22 nëntor 1908[1] (që nga nëntori 2012, Muzeu i Alfabetit Shqip)[2]

Data 22 nëntor përbën tashmë një ditë përkujtimuese në Shqipëri, Kosovë, Maqedoninë e Veriut dhe në diasporën shqiptare, e njohur si Dita e Alfabetit. Përpara kongresit, gjuha shqipe përfaqësohej prej gjashtë ose më shumë alfabetesh (Elifba), pa llogaritur nënvariantet.

Pjesëmarrësit

Shiko edhe: Lista e pjesëmarrësve të Kongresit të Manastirit

Kongresi u mbajt prej shoqërisë "Bashkimi" në shtëpinë e Fehim Zavalanit, ku ishte edhe selia e shoqërisë. Pjesëmarrësit në kongres ishin figura të dalluara të jetës kulturore e politike mbarëshqiptare. U thirrën 50 delegatë, përfaqësues të njëzet e tre qyteteve të banuara nga shqiptarët, shoqërive kulturore e patriotike, tridhjet e dy nga të cilët kishin të drejtë vote dhe tetëmbëdhjetë vëzhgues. Ndër delegatët më të shquar qenë Gjergj Fishta, Mid'hat Frashëri, Sotir Peci, Ndre Mjeda, Shahin Kolonja, Bajo Topulli, Parashqevi Qiriazi, Fehim Zavalani. Delegat tjetër nga familja Zavalani ishte Izet Zavalani, përfaqësues i Follorinës. I zoti i shtëpisë, Fehim Zavalani, mbajti fjalën hyrëse.

Ecuria

Fjalimet e bëra dy ditët e para ishin të përgjithshme dhe ndihën për të krijuar atmosferën që duhej për të trajtuar çështjen serioze.

 
Lista e pjesëmarrësve të Kongresit të Manastirit, foto nga Mikel Kodheli

Shiko edhe këtë

Literature

  • Nën-Prof. Dr. PEng : 95 vjetori i Kongresit të Alfabetit në Manastir Amëza web.quipo.it
  • Shaban Demiraj & Kristaq Prifti: Kongresi i Manastirit. Tirana 2004. ISBN 99943-614-5-7
  • A. Buda (Hrsg.): Alfabeti i gjuhes Shqipe dhe Kongresi i Manastirit (14-22 nëntor 1908). Studime, materiale, dokumente. Tirana 1972

Lidhje të jashtme

Referime

  1. ^ Kotherja Niko; Butka, Uran: Album Historik - Mid'hat Abdyl Frashëri. Instituti i Studimeve Historike "Lumo Skëndo", Tiranë, 2019, fq. 42 ISBN 978-9928-4509-8-2
  2. ^ "Museum of the Albanian Alphabet". Bitola.info (në anglisht).
  3. ^ Kraja, Mehmet, red. (2018). "Fjalori Enciklopedik i Kosovës". (Encyclopedic Dictionary of Kosova). Vëll. 1. Prishtinë: Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovës. fq. 844 - 845. ISBN 9789951615846. OCLC 1080379844.