Kosova në Festivalin Evropian të Këngës

Kosova ende nuk ka marrë pjesë në Festivalin Evropian të Këngës (European Song Contest - ESC), dhe që nga shpallja e pavarësisë së saj në vitin 2008, pjesëmarrja e Kosovës në Eurovision ka qenë jozyrtare dhe vetëm në nivel vëzhgues. Arsyeja e dështimit të pjesëmarrjes së Kosovës ishte gjithnjë mungesa e anëtarësimit në Bashkimin Evropian të Radio-Televizioneve (EBU).[1][2][3][4]

Historiku

Redakto

Edhe pse Kosova, si një vend i pavarur, asnjëherë nuk ka marrë pjesë në konkursin e këngës në Eurovision, transmetimi i festivalit në Kosovë ka një histori të gjatë pasi Kosova e ka transmetuar këtë festival që nga viti 1961. Kosova asokohe përmes Jugovizionit përfaqësohej nga Radio Televizioni i Prishtinës, dhe në vitin 1986 ishte organizator i këtij manifestimi.

Pas shpërbërjes së Jugosllavisë, këngëtarë të shumtë shqiptarë të Kosovës morën pjesë në Festivalin Evropian të Këngës përmes Festivalit Kombëtar Shqiptar organizuar nga RTSH. Pjesëmarrësit më të spikatur deri më tani ishin Rona Nishliu e cila përfaqësoi Shqipërinë në Eurovision në vitin 2012, Lindita Halimi që përfaqësoi Shqipërinë në Eurovision në vitin 2017, si dhe Albina Kelmendi e familja që përfaqësonin Shqipërinë në Eurovision në vitin 2023. Nga ana tjetër edhe disa këngëtarë serbë të Kosovës, përmes Festivalit Kombëtar të Këngës në Serbi dhe RTS kanë marrë pjesë në Eurovision duke përfaqësuar Serbinë. Prej tyre dallohet sidomos Nevena Bozhoviq nga Mitrovica, pjesëmarrëse në vitin 2007 dhe 2013.

Pas vendosjes së Administratës së Kombeve të Bashkuara në Kosovë (UNMIK), transmetuesi publik kosovar RTK është licensuar nga EBU për të transmetuar që të tre shfaqjet. Meqenëse Kosova nuk është anëtare e Unionit Evropian të Transmetimeve, ajo nuk ka qenë në gjendje të marrë pjesë si vend konkurrent në Konkursin e Këngës në Eurovision. Sidoqoftë, këngëtarët nga Kosova kanë garuar disa herë për Shqipërinë .

RTK-ja ka disa vjet që kërkon pranimin në EBU si një kusht për pjesëmarrje në Konkursin e Këngës në Eurovision. Për ta bërë këtë, Kosova duhet të jetë anëtare e Këshillit të Evropës ose Unionit Ndërkombëtar të Telekomunikacionit, e kjo e fundit kërkon anëtarësimin në Kombet e Bashkuara.

Në vitin 2016 pati një thashetheme që Kosova ishte e ftuar në Eurovision Song Contest 2016, e cila përfundimisht doli të ishte një mashtrim.

RTK-ja njoftoi në vitin 2017 se Kosova do të marrë pjesë në Konkursin e Këngës në Eurovision për herë të parë nëse organizator dhe fitues i Eurovisionit do të ishte një vend që kishe njohur Republikën e Kosovës si një shtet të pavarur. Meqenëse Portugalia si vend nikoqir i radhës kishte njohur Kosovën, shpresohej që Kosova të merrte pjesë në Eurovisionin 2018. Në fund EBU mohoi këto raportime.

Aktualisht ekziston një marrëveshje bashkëpunimi e nënshkruar midis EBU dhe RTK për transmetim të Festivalit të Eurovizionit. Nga viti 2013 e tutje, RTK ka statusin e vëzhguesit në EBU dhe ka marrë pjesë në Eurovision Young Dancers 2011. Sipas gazetës kosovare Koha Ditore, një pjesmarrje e mundshme do të zgjidhej përmes një Festivali Kombëtar të ngashëm me Akordet e Kosovës, një organizim artistik që kishte ekzistuar për një kohë të gjatë në Kosovë.

Asambleja e përgjithshme e EBU votoi me 28 qershor të vitit 2019 për një kërkesë të paraqitur nga Hungaria, Kroacia, Sllovenia, Mali i Zi dhe Maqedonia e Veriut, të cilat kërkonin një ndryshim në Statutin e EBU. Këto ndryshime do të lejonin që Kosova të marrë pjesë në Eurovision. Me një votim të fshehtë e ku merrnin pjesë edhe Greqia, Qipro, Serbia, Rusia dhe Spanja, propozimi u refuzua me 673 vota për dhe 400 kundër. Në këtë rast shumica e kërkuar ishte tre të katërtat e 889 votave. Si rezultat, ende nuk dihet se kur do të marrë pjesë Kosova në këtë festival.[5][6][7][8]

Shih edhe

Redakto

Lidhje të jashtme

Redakto

Referime

Redakto
  1. ^ Juhász, Ervin (28 qershor 2019). "No changes in the EBU statutes, thus Kosovo can't apply for full membership". ESCBubble (në anglisht).
  2. ^ Eurosong (19 prill 2008). "Kosovo wil snel deelnemen aan het Songfestival" (në holandisht). eurosong.be. Marrë më 25 korrik 2011.
  3. ^ setimes (8 prill 2010). "EBU membership key to Kosovo's Eurovision future" (në anglisht). Setimes.com. Marrë më 25 korrik 2011.
  4. ^ Eurovisionary (2 qershor 2011). "Kosovo a possible candidate for Eurovision?" (në anglisht). eurovisionary.com. Marrë më 25 korrik 2011.
  5. ^ "Kosovo: RTK wants to enter Eurovision in 2009" (në anglisht). oikotimes.com. Arkivuar nga origjinali më 3 janar 2010. Marrë më 7 mars 2020.
  6. ^ "NDR on the Kosovo potential participation in Eurovision" Arkivuar 29 mars 2012 tek Wayback Machine oikotimes.com 22 May 2008 Link accessed 27/05/08
  7. ^ Albavision (7 prill 2011). "Kosovo new steps in ebu agreement" (në anglisht). albavision.tk. Marrë më 25 korrik 2011.
  8. ^ "Participant Profile – Kosovo" (në anglisht). European Broadcasting Union. 2011. Arkivuar nga origjinali më 3 tetor 2011. Marrë më 7 mars 2020.