Kristo Themelko
Kristo Themelko (Vërnik, 18 prill 1915 - 1990[1]) ka qenë marangoz[2], anëtar i Partisë Komuniste me nofkën Shulja, gjeneral, anëtar i Komitetit Qendror dhe më pas i përndjekur si i besuar i klanit Xoxe. Themelko përfshihet në listën e përpiluar nga Instituti i Studimit të Krimeve dhe Pasojave të Komunizmit, që përmbledh pjesëmarrësit që kanë përgjegjësi direkte për krimet e Partisë Komuniste Shqiptare dhe të Ushtrisë Nacionalçlirimtare, duke qene, sipas ligjit nr. 41, anëtarë të strukturave politike dhe ushtarake “që kanë inspiruar, organizuar, urdhëruar, ekzekutuar ose ndihmuar forcat partizane në vepra kriminale”.[3]
Jeta
RedaktoLeu më 18 prill të 1915 në Vërnik të Devollit, i biri i Janit dhe Dones[2]. Kishte kryer 4 klasë fillore, punoi si bujk në vendlindje dhe më pas si marangoz në Tiranë[4].
Në pranverën e vitit 1937, zgjidhet në udhëheqjen e Degës së Tiranës së Grupit të Shkodrës, së bashku me Qemal Stafën dhe Vasil Shanton. Më 1938 arrestohet nga regjimi zogist. Deklaroi: Mohoj akuzën. Nuk di gjë fare... Nuk jam trazuar fare me këtë çështje, as kam shpirt komunisti. U dënua me një vit "për faje kundër rregullit shtetnor dhe ekonomik më 10 shkurt 1939. Pas 7 prillit doli nga burgu duke përfituar nga një dekret i mëkëmbësit Jacomoni[5].
Ishte me Qemal Stafën në çastin e rrethimit, arratiset nga shtëpia para se ky të vritej. Dyshohet bashkë me Enver Hoxhën për spiunimin e këtij vendqëndrimi sekret[6].
Më 1944 në tetor dhe nëntor, me urdhër të majorit jugosllav Vojo Todoroviç dhe Enver Hoxhës[7] ndërmori arrestimin dhe pushkatimin e njerëzve pa gjyq[8]. Bëmat e tij nga 28 tetori deri më 16 nëntor i rrëfeu në plenumin e II të Beratit në 23 – 27 nëntor 1944[9].
Në vitin 1945, Themelko ishte sekretar i përgjithshëm i sindikatave[4].
Qershori i vitit 1945 do ta gjente Kristo Themelkon të larguar nga ushtria. Gjatë punimeve të Kongresit të parë të Partisë në Tiranë nga 8 deri më 22 nëntor të vitit 1948 i akuzuar si antisovjetik, projugosllav e përjashtojnë nga Byroja Politike, shkarkohet nga detyra e drejtorit të Drejtorisë Politike dhe lirohet fare nga ushtria. Në votimet e para për në Kuvendin Popullor, Kristo Themelko u zgjodh deputet dhe për veprimtarinë e tij në Luftën Antifashiste Çlirimtare.
Referime
Redakto- ^ Titani Gj. dhe Kondi L., Naxhije Dume: Vrasja e Qemal Stafës, pengu im i përjetshëm: [Për herë të parë ish-anëtarja e KQ të PKSH-së, rrëfen historinë e Luftës], Panorama. - Nr. 203, 20 prill, 2003, f. 12 - 13.
- ^ a b Kaloçi D., Akuzat ndaj 73 komunistëve në gjyqin me Qemal Stafën, Shqip. - Nr. 121, 6 maj, 2007, f. 18 - 19.
- ^ Gazeta Standard (29 nëntor 2014). "Lufta e Dytë Botërore në Shqipëri, E papublikuar/ Arkivi i Shtetit, 260 emrat që "rrëfyen" ekzekutimet në ushtrinë partizane". Marrë më 22 maj 2018.
{{cite news}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ a b Dervishi K. Masakra e Tiranës e nëntorit 1944, Tiranë: 55. - Nr. 318, 18 nëntor, 2010, f. 16 - 17.
- ^ Dervishi K., Lëvizja komuniste në vitet 1924-1944 dhe formimi i PKSH-së, Tiranë: 55, 2016. fq. 160. ISBN 978-9828-106-38-4
- ^ Xoxa K., Të paktën 15 komunistë fajësonin Enverin për vrasjen e Qemalit, 55, 23 shtator 2014.
- ^ Dervishi K., Masakra e nëntorit 1944 në Tiranë u urdhërua nga Enver Hoxha dhe një jugosllav, Panorama, 17 nëntor 2017.
- ^ Butka U. Relacioni i Gogo Nushit për Enverin: Vramë 60 vetë në Tiranë, Panorama, 27 nëntor 2014.
- ^ Xoxa K., Pajtimi Kombëtar dhe "pajtimi" sharlatan, 55, 18 nëntor 2012.