Kryeministri i Belgjikës (Holandisht: Eerste ministër van België; Frëngjisht: Premier ministre de Belgique; Gjermanisht: Premierminister von Belgien) është kreu i qeverisë federale të Belgjikës, dhe personi më i fuqishëm në politikën belge.

Kryeministri i i Belgjikës
Holandisht: Eerste Minister van België
Frëngjisht: Premier Ministre de Belgique
Gjermanisht: Premierminister von Belgien
Flamuri shtetëror
Në detyrë
Alexander De Croo

që nga 1 tetor 2020
Dega ekzekutive e
qeverisë federale belge
StiliShkelqësia e Tij[1]
Anëtar/e iKabineti federal belg
Këshilli Evropian
VendbanimiRue de la Loi / Wetstraat
EmëruesMbreti i Belgjikës
Kohëzgjatja e detyrësS'ka limit
Themelimi26 shkurt 1831
Mbajtësi i parëÉtienne de Gerlache (as Chief of Government)
Léon Delacroix (as Prime Minister)
Pagesa236,900 euro vjetor[2]
Faqja zyrtarepremier.fgov.be

Edhe pse Drejtuesit e Qeverisë (frëngjisht: Chefs de Cabinet) ishin emëruar që nga pavarësia e vendit, deri në vitin 1918, nga Mbreti i Belgëve shpesh kryesonte Këshillin e Ministrave, kështu që epoka moderne e "Kryeministrisë" filloi pas [[Lufta e Parë Botërore|Luftës së Parë Botërore] me Léon Delacroix. Rëndësia politike e kurorës është zvogëluar me kalimin e kohës, ndërsa pozita e kryeministrit gradualisht është bërë më e rëndësishme.

Alexander De Croo, anëtar i Liberalëve dhe Demokratëve Flamanë të Hapur dhe djali i politikanit të shquar, Herman, u emërua si kryeministër i ri më 1 tetor 2020. Ai pasoi Sophie Wilmès.

Historia

Redakto

Që nga pavarësia e Belgjikës në vitin 1830, qeveritë janë caktuar me emrin e ministrit që formoi qeverinë si formateur, por ai pozicion nuk kishte një status specifik. Fillimisht, nga viti 1831 Mbreti i Belgëve kryesoi Këshillin e Ministrave, por kur ai mungoi, presidencën e mori shefi i kabinetit, zakonisht ministri më i vjetër ose më me ndikim. Ky pozicion gradualisht u bë më i spikatur dhe ministri me këtë titull atëherë shpejt fitoi kompetencën për t'i paraqitur Mbretit ndarjen e propozuar të departamenteve të ndryshme ministrore midis ministrave.

Me zgjerimin e të drejtave të votës pas Luftës së Parë Botërore, më shumë parti politike filluan të fitojnë vende në parlament - veçanërisht Partia Socialiste Belge - dhe kjo e bëri të pamundur arritjen e një shumice absolute në parlament. Që atëherë, qeveritë e koalicionit kanë qenë të nevojshme, gjë që e ka bërë më të vështirë detyrën e formimit të një qeverie nga formateur i caktuar. Si pasojë, formateur fitoi gjithnjë e më shumë respekt dhe prestigj. Kështu formateur u bë i spikatur si pozicion drejtimi. Ndërsa ministrat e qeverisë tani përfaqësonin parti të ndryshme politike, kishte nevojë që dikush të koordinonte procedurat e ministrave të ndryshëm. Kryeministri tani u pohua si kreu aktual i qeverisë, dhe kështu u krijua zyra e Kryeministrit.

Gradualisht, shefi i kabinetit zëvendësoi mbretin më shpesh gjatë gjysmës së parë të shekullit 20, dhe si i tillë fitoi rëndësi brenda qeverisë. Meqenëse kushtetuta kërkon që mbreti të ushtrojë kompetencat e tij përmes ministrave, Kryeministri u llogarit si figura më e rëndësishme politike e vendit dhe de facto shefi ekzekutiv. Sidoqoftë, duke pasur parasysh rëndësinë e tij të sapo fituar, si anëtar i kabinetit, shefi i kabinetit vazhdoi të drejtonte një departament ministror.

Titulli i Kryeministrit u përdor për herë të parë në vitin 1918 në dokumentet zyrtare dhe është në këtë kohë që pozicioni iu caktua kabinetit të tij. Vetëm në vitin 1970 titulli u përfshi në kushtetutën belge me reformën e parë shtetërore.

Emërimi

Redakto

Një ditë pas zgjedhjeve federale, kryeministri në detyrë i ofron mbretit dorëheqjen e qeverisë së tij. Mbreti më pas i kërkon qeverisë në dorëheqje të vazhdojë si një qeveri kujdestare derisa të formohet një qeveri e re. Mbreti pastaj konsultohet me një numër politikanë të shquar në mënyrë që të konstatojë mundësitë e ndryshme të formimit të një qeverie. Ai zakonisht konsultohet me presidentët e Dhomës së Përfaqësuesve dhe Senatit, partitë më të rëndësishme politike dhe njerëz të tjerë me rëndësi politike dhe socio-ekonomike. Pas konsultimeve, Mbreti emëron një informateur i cili është përgjegjës për mbledhjen e informacionit nga partitë e ndryshme politike në lidhje me kërkesat e tyre për formimin e një qeverie të re. Pas këtyre konsultimeve, informatori i raporton Mbretit në mënyrë që Mbreti të gjejë një formateur të përshtatshëm, i cili është përgjegjës për formimin e qeverisë. Zakonisht, është formuesi i qeverisë federale ai që më pas bëhet Kryeministër.

Kryeministri emërohet nga mbreti, së bashku me ministrat dhe sekretarët e tjerë të shtetit të qeverisë federale. Si kreu i qeverisë, ata janë të parët që emërohen. Sipas kushtetutës, veprimet e mbretit janë të vlefshme vetëm me kundërfirmën e një ministri. Për këtë arsye, kryeministri në largim nënshkruan Aktin e Emërimit të Kryeministrit të ri dhe Kryeministri i ri nënshkruan Aktin e Dorëheqjes së Kryeministrit në dorëheqje.

Lista e kryeministrave

Redakto


Ish-kryeministrat që janë ende gjalë

Redakto

Zyra zyrtare

Redakto

Zyra zyrtare e kryeministrit gjendet në Rue de la Loi (Wetstraat në holandisht, ose "Rruga e ligjit" në përkthim) në mesin e shumë ndërtesave të rëndësishme të qeverisë belge dhe Bashkimit Evropian në qendër të Brukselit dhe rreth Parkut të Brukselit. Rezidenca përfshin Kabinetin Federal Belg, Kancelarinë dhe Këshillin e Ministrave. Funksionon si qendra nervore e politikës belge.

Ndërtesa fillimisht u ngrit si e ashtuquajtura "Shtëpi Refugjatësh" nga Abacia Shën Gertrude e Leuvenit. Është projektuar nga arkitekti belgo-austriak Louis Joseph Montoyer. Në kohën e Mbretërisë së Bashkuar të Holandës (1815-1830), ndërtesa ishte planifikuar të përdorej si vendndodhje për Ministrinë e Punëve të Jashtme. Në vitin 1830 u ble nga Princi Eugjen i Ligne, dhe që nga viti 1944, ndërtesa u bë pronë shtetërore, pas së cilës ajo u mobilua për të funksionuar si një vend takimi për kryeministrin dhe kabinetin e tij.

Referime

Redakto
  1. ^ Heads of State, Heads of Government, Ministers for Foreign Affairs, Protocol and Liaison Service, United Nations. Retrieved May 16, 2020.
  2. ^ "IG.com Pay Check" (në anglisht). Arkivuar nga origjinali më 25 prill 2018. Marrë më 3 shtator 2021.