Kryengritja e Getos së Varshavës ishte akti i rezistencës hebreje të vitit 1943 në geton e Varshavës në Poloninë e pushtuar nga Gjermania Naziste gjatë Luftës së Dytë Botërore për të kundërshtuar përpjekjen përfundimtare të Gjermanisë naziste për të transportuar popullsinë e mbetur të getos në kampet e vdekjes Majdanek dhe Treblinka .

Harta e getos së Varshavës, 15 tetor 1940.

Pas aksionit të madh të verës 1942, në të cilën më shumë se një çerek milioni hebrenj u dëbuan nga getoja në Treblinka dhe u vranë, hebrenjtë e mbetur filluan të ndërtonin bunkerë dhe të kontrabandonin armë dhe eksplozivë brenda terrirorit të getos. Organizata Luftarake Hebraike e krahut të majtë (ŻOB) dhe Unioni Ushtarak Hebre i krahut të djathtë (ŻZW) u formuan dhe filluan të stërviten. Një përpjekje e vogël rezistence në një tjetër mbledhje në janar 1943 ishte pjesërisht e suksesshme dhe nxiti grupet e rezistencës polake që të mbështesin me zell hebrenjtë dhe organizimin e tyre.

Kryengritja filloi më 19 prill kur geto refuzoi t'i dorëzohej komandantit të policisë SS Jyrgen Shtrop, i cili urdhëroi djegien e getos, bllok pas blloku. Luftimet vazhduan deri më 16 maj. Gjatj kryengrities, u vranë gjthsej rreth 13,000 hebrenj, nga të cilët rreth gjysma e tyre u dogjën të gjallë ose u mbytën. Viktimat gjermane ishin ndoshta më pak se 150,  me Shtropin që raportoi vetëm 110 viktima [16 të vrarë + 1 të vdekur/93 të plagosur]. [1]

Kryengritja ishte revolta më e madhe e vetme e hebrenjve gjatë Luftës së Dytë Botërore. Hebrenjtë e dinin se fitorja ishte e pamundur dhe mbijetesa pas kryengritjes, gjithashtu. Marek Edelman, i vetmi komandant i mbijetuar i ŻOB-it, tha se frymëzimi i tyre për të luftuar ishte "të mos lejonin vetëm gjermanët të zgjidhnin kohën dhe vendin e vdekjes sonë". Sipas Muzeut Përkujtimor të Holokaustit të Shteteve të Bashkuara, kryengritja ishte "një nga dukuritë më domethënëse në historinë e popullit hebre".

Në vitin 1939, autoritetet gjermane filluan të përqendrojnë popullsinë e Polonisë prej mbi tre milionë hebrenjsh në një numër getosh jashtëzakonisht të mbushura me njerëz të vendosura në qytetet e mëdha polake . Më e madhja prej tyre, getoja e Varshavës, mblodhi afërsisht 300,000-400,000 njerëz në një grumbullim të dendur, 3.3 km 2 në lagjet qendrore të Varshavës. Mijëra hebrenj vdiqën nga sëmundjet dhe uria nën drejtimin e drejtuesit të Policisë SS Odilo Globocnik dhe komandantit SS Ludvig Han.

Geto e djegur e parë nga rrethi Żoliborz

SS-ja ndërmori shumicën e dëbimeve për në kampet e përqëndrimit, kryesisht gjatë operacionit të koduar Aksioni i Madh i Varshavës, midis 23 korrikut dhe 21 shtatorit 1942. Përafërsisht 254,000–300,000 banorë të getos u vranë në Treblinka gjatë operacionit dy-mujor. Aksioni i Madh u drejtua nga Udhëheqësi i lartë SS Ferdinand von Samern-Frankeneg dhe komandanti i policisë së zonës së Varshavës që nga viti 1941.

Kur nisën dëbimet për herë të parë, anëtarët e lëvizjes së rezistencës hebreje u takuan dhe vendosën të mos luftonin me direktivat e SS, duke besuar se hebrenjtë po dërgoheshin në kampet e punës dhe jo për t'u vrarë.  Por nga fundi i vitit 1942, banorët e getos mësuan se dëbimet ishin pjesë e një procesi shfarosjeje. Shumë nga hebrenjtë e mbetur vendosën të revoltohen. [2] Rezistenca e parë e armatosur në geto ndodhi në janar 1943. [3]

Më 19 prill 1943, në prag të Pashkës, gjermanët hynë në geto. Hebrenjtë e mbetur e dinin që gjermanët do t'i vrisnin dhe vendosën të rezistonin deri në fund. [4] Ndërsa kryengritja ishte duke u zhvilluar, Konferenca e Bermudës u mbajt nga aleatët nga 19 deri më 29 prill 1943 për të diskutuar problemin e refugjatëve hebrenj. [5] Diskutimet përfshinin çështjen e refugjatëve hebrenj që ishin çliruar nga forcat aleate dhe ata që mbetën ende brenda Evropës së pushtuar nga gjermanët. [6]

Kryengritja

Redakto
 
Anëtarët e rezistencës të kapur në Nowolipie 64, pranë kryqëzimit me rrugën Smocza.

Më 18 janar 1943, gjermanët filluan dëbimin e tyre të dytë të hebrenjve, gjë që çoi në rastin e parë të kryengritjes së armatosur brenda getos. Ndërsa familjet hebreje fshiheshin në të ashtuquajturat "bunkerë" të tyre, luftëtarët e rezistencës së djathtë ŻZW, të cilëve u bashkuan edhe elementë majtist të ŻOB, rezistuan, duke u përfshirë në përleshje të drejtpërdrejta. [7] Megjithëse ŻZW dhe ŻOB pësuan humbje të mëdha (përfshirë disa nga udhëheqësit e tyre), gjermanët morën gjithashtu viktima dhe dëbimi u ndal brenda pak ditësh. Vetëm 5,000 hebrenj u hoqën, në vend të 8,000 të planifikuar nga Globocnik.

Qindra njerëz në geton e Varshavës ishin gati për të luftuar, të rritur dhe fëmijë, të armatosur rrallë me pistoleta, shishe benzine dhe disa armë të tjera që ishin futur kontrabandë në geto nga luftëtarët e rezistencës. Shumica e luftëtarëve hebrenj nuk i shihnin veprimet e tyre si një masë efektive për të shpëtuar veten, por më tepër si një betejë për nderin e popullit hebre dhe një protestë kundër heshtjes së botës. [4]

Dy organizata të rezistencës, ŻZW dhe ŻOB, morën kontrollin e getos. Ata ndërtuan dhjetëra poste luftarake dhe ekzekutuan një numër bashkëpunëtorësh nazist, duke përfshirë oficerë të policisë hebreje të getos, anëtarë të organizatës së rreme të rezistencës (të sponsorizuar dhe të kontrolluar nga Gjermania) Żagiew, si dhe agjentë të Gestapos dhe Ushtrisë. ŻOB hapi një burg për të mbajtur dhe ekzekutuar tradhtarët dhe bashkëpunëtorët.

 
Hebrenjtë e kapur udhëhiqen nga trupat gjermane në pikën e grumbullimit për dëbim. Foto e bërë në rrugën Nowolipie, pranë kryqëzimit me Smocza.

Më 19 prill 1943, në prag të Pashkës, policia dhe forcat ndihmëse të SS hynë në geto. Ata po planifikonin të përfundonin aksionin e dëbimit brenda tre ditëve, por u zunë pritë nga kryengritësit hebrenj që gjuanin dhe hidhnin kokteje molotov dhe granata dore nga rrugicat, kanalizimet dhe dritaret. Gjermanët pësuan 59 viktima dhe avancimi i tyre u bllokua.

Mbrojtja më e gjatë e një pozicioni u zhvillua rreth bastionit ŻZW në sheshin Muranowski, ku kreu i ŻZW, Dawid Moryc Apfelbaum, u vra në luftime. Pasditen e 19 prillit, ndodhi një ngjarje simbolike kur dy djem u ngjitën në çatinë e një ndërtese në shesh dhe ngritën dy flamuj, flamurin polak bardh e kuq dhe flamurin bardh e kaltër të ŻZW. Këta flamuj qëndruan atje, shumë të dukshëm nga rrugët e Varshavës, për katër ditë. 

Ndërsa beteja vazhdonte brenda getos, grupet polake të rezistencës AK dhe GL angazhuan gjermanët midis 19 dhe 23 prillit në gjashtë vende të ndryshme jashtë mureve të getos, duke qëlluar drejt rojeve dhe pozicioneve gjermane. Në një sulm, tre njësi të AK nën komandën e kapitenit Józef Pszenny ("Chwacki") u bashkuan në një përpjekje të dështuar për të thyer muret e getos me eksploziv. Përfundimisht, ŻZW humbi të gjithë komandantët e saj. Më 29 prill, luftëtarët e mbetur nga organizata ikën nga geto përmes tunelit Muranowski dhe u zhvendosën në pyllin Michalin. Kjo ngjarje shënoi fundin e luftimeve të rëndësishme.

 
Sinagoga e Madhe e Varshavës, e shkatërruar në vitin 1943.

Në këtë pikë, mbrojtja e organizuar u shemb. Luftëtarët e mbijetuar dhe mijëra civilë hebrenj të mbetur u fshehën në sistemin e kanalizimeve dhe në shumë vende të fshehta mes rrënojave të getos, të cilësuara si "bunkerë" nga gjermanët dhe hebrenjtë. Gjermanët përdornin qen për të zbuluar strehëza të tilla, pastaj zakonisht hidhnin bomba tymi për t'i detyruar njerëzit të dilnin. Ndonjëherë ata i vërshonin këta të ashtuquajtur bunkerë ose i shkatërronin me eksploziv. Një numër luftëtarësh të kapur hodhën granata të fshehura ose qëlluan me pistoleta të fshehura pasi u dorëzuan. Gjatë natës pati edhe përleshje mes grupeve të vogla kryengritëse dhe patrullave gjermane. 

 
Një burrë kërcen drejt vdekjes nga dritarja e katit të lartë të një blloku apartamentesh për të shmangur kapjen. Rruga Niska 23–25

Më 8 maj, gjermanët zbuluan një gropë të madhe të vendosur në rrugën Miła 18, e cila shërbente si posti kryesor i komandës së ŻOB. Shumica e udhëheqjes së mbetur të organizatës dhe dhjetëra të tjerë kryen vetëvrasje masive duke gëlltitur cianid, duke përfshirë Mordechaj Anielewicz, komandantin kryesor të ŻOB. Zëvendësi i tij Marek Edelman u arratis nga geto përmes kanalizimeve me një grusht shokësh dy ditë më vonë.


Shtypja e kryengritjes përfundoi zyrtarisht më 16 maj 1943, kur Shtropi personalisht shtypi një buton detonator për të shkatërruar Sinagogën e Madhe të Varshavës . Rezistenca sporadike vazhdoi dhe përleshja e fundit u zhvillua më 5 qershor 1943 midis gjermanëve dhe një grupi hebrenjsh të armatosur pa lidhje me organizatat e rezistencës.

Viktimat

Redakto

13,000 hebrenj u vranë në geto gjatë kryengritjes (rreth 6,000 prej tyre u dogjën të gjallë ose vdiqën nga thithja e tymit ). Nga 50,000 banorët e mbetur, pothuajse të gjithë u kapën dhe u dërguan në kampet e vdekjes në Majdanek dhe Treblinka. [8]

Sipas listave të viktimave në raportin e Shtropit, forcat gjermane pësuan gjithsej 110 viktima – 17 të vdekur dhe 93 të plagosur.

 
Zona e getos së Varshavës pas luftës. Rruga Gęsia, pamje nga perëndimi
 
Djetuesi i Brigadës SS Jyrgen Shtrop (në qendër). I dyti nga e djathta është Hajnrish Klaustermajer, në kryqëzimin Nowolipie 64 / Smocza 1

Burime të tjera kanë vënë në dyshim numrin e viktimave gjermane. Edelman pretendon se viktimat gjermane ishin 300 të vrarë dhe të plagosur.

Pasojat

Redakto

Pas përfundimit të kryengritjes, shumica e shtëpive të djegura u shkatërruan dhe në vend të tyre u krijua kompleksi i kampit të përqendrimit të Varshavës . Mijëra njerëz vdiqën në kamp ose u ekzekutuan në rrënojat e getos. Në të njëjtën kohë, SS-të po gjuanin hebrenjtë e mbetur ende të fshehur në rrënoja. Më 19 prill 1943, ditën e parë të periudhës më të rëndësishme të rezistencës, 7000 hebrenj u transportuan nga getoja e Varshavës në kampin e shfarosjes së Treblinkës.

 
Të burgosur hebrenj të çliruar nga kampi i përqendrimit Gęsiówka dhe luftëtarët e Batalionit Zośka gjatë kryengritjes së Varshavës në gusht 1944

Kryengritja e Getos së Varshavës e vitit 1943 u zhvillua më shumë se një vit përpara kryengritjes së Varshavës të vitit 1944. Getoja ishte shkatërruar totalisht nga koha e kryengritjes së përgjithshme në qytet, e cila ishte pjesë e Operacionit Tempest, një plan kryengritjeje mbarëkombëtare. Gjatë Kryengritjes së Varshavës, batalioni i ushtrisë së brendshme polake Zośka ishte në gjendje të shpëtonte 380 të burgosur hebrenj (kryesisht të huaj) të mbajtur në kampin e përqendrimit Gęsiówka të ngritur nga gjermanët në një zonë ngjitur me rrënojat e ish getos. Këta të burgosur ishin sjellë nga Aushvici dhe ishin detyruar të pastronin mbetjet e getos. [9] Disa grupe të vogla banorësh geto arritën gjithashtu të mbijetonin në "bunkerët" e pazbuluar dhe të arrinin përfundimisht në "anën ariane" të qytetit. [10] Në total, disa qindra të mbijetuar nga kryengritja e parë morën pjesë në kryengritjen e mëvonshme (kryesisht në role jo luftarake si logjistikë dhe mirëmbajtje, për shkak të gjendjes së tyre fizike dhe mungesës së përgjithshme të armëve), duke u bashkuar me radhët e Ushtrisë së Brendshme Polake dhe Armia Ludowa.

Luftëtari i fundit i rezistencës hebre i mbijetuar, Simcha Rotem, vdiq në Jerusalem më 22 dhjetor 2018, në moshën 94-vjeçare [11] [12]

Me kryengritjen në geton e Varshavës banorët hebrenj ushtruan rezistencë kundër pushtuesve gjermanë. Katër javë ata arritën të bëjnë rezistencë, derisa nacionalsocialistët e shkatërruan plotësisht geton. 56.000 hebrenj u vranë në këtë kryengritje hebreje.


Dështimi për të thyer mbrojtjen gjermane kufizoi furnizimet për geto, e cila përndryshe u shkëput nga bota e jashtme nga një bllokadë e urdhëruar nga gjermanët. Të dhënat konfirmojnë se ŻOBi i majtë mori më pak armatim dhe mbështetje nga Ushtria e Brendshme Polake, ndryshe nga ŻZW me të cilën Ushtria e Brendshme kishte lidhje të ngushta dhe ngjashmëri ideologjike. [7] [13]

 
Monument për Heronjtë e Getos nga Nathan Rapoport.

Referime

Redakto
  1. ^ Stroop (2009).
  2. ^ "Warsaw Ghetto Uprising". United States Holocaust Memorial Museum. Marrë më 18 maj 2014. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  3. ^ Voices From the Inferno: Holocaust Survivors Describe the Last Months in the Warsaw Ghetto – January 1943: The First Armed Resistance in the Ghetto Arkivuar 1 prill 2019 tek Wayback Machine An online exhibition by Yad Vashem
  4. ^ a b Voices From the Inferno: Holocaust Survivors Describe the Last Months in the Warsaw Ghetto – January 1943: Fighters in the Warsaw Ghetto Arkivuar 1 prill 2019 tek Wayback Machine An online exhibition by Yad Vashem
  5. ^ "United States Department of State / Foreign relations of the United States diplomatic papers, 1943.
  6. ^ Medoff, Rafael. "The Allies' Refugee Conference – A 'Cruel Mockery'". Arkivuar nga origjinali më 13 maj 2004. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  7. ^ a b David Wdowiński (1963). And we are not saved. New York: Philosophical Library. fq. 222. ISBN 0-8022-2486-5. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  8. ^ Moshe Arens.
  9. ^ "Voices From the Inferno: Holocaust Survivors Describe the Last Months in the Warsaw Ghetto – Clearing the Remains of the Ghetto". Arkivuar nga origjinali më 4 prill 2023. Marrë më 20 prill 2023. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  10. ^ "Voices From the Inferno: After the Uprising: Life Among the Ruins of the Warsaw Ghetto". Arkivuar nga origjinali më 4 prill 2023. Marrë më 20 prill 2023. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  11. ^ "Warsaw ghetto uprising's last fighter passes away at age 94". Ynetnews. 22 dhjetor 2018. Marrë më 23 dhjetor 2018. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  12. ^ "Last Warsaw Ghetto Uprising fighter dies". Deutsche Welle. 23 dhjetor 2018. Marrë më 23 dhjetor 2018. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  13. ^ Peter Kenez (janar 2009). Murray Baumgarten; Peter Kenez; Bruce Allan Thompson (red.). The Attitude of the Polish Home Army (AK) to the Jewish Question during the Holocaust: the Case of the Warsaw Ghetto Uprising. University of Delaware Press. fq. 121–122. ISBN 978-0-87413-039-3. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)

Gabim referencash: <ref> etiketa me emrin "Guttman 2000" e percaktuar ne <referenca> nuk është përdorur në tekst paraprak.
Gabim referencash: <ref> etiketa me emrin "ushmm" e percaktuar ne <referenca> nuk është përdorur në tekst paraprak.
Gabim referencash: <ref> etiketa me emrin "Mlynarczyk 2004" e percaktuar ne <referenca> nuk është përdorur në tekst paraprak.
Gabim referencash: <ref> etiketa me emrin "urteilsbegr" e percaktuar ne <referenca> nuk është përdorur në tekst paraprak.
Gabim referencash: <ref> etiketa me emrin "Nizkor" e percaktuar ne <referenca> nuk është përdorur në tekst paraprak.
Gabim referencash: <ref> etiketa me emrin "MA" e percaktuar ne <referenca> nuk është përdorur në tekst paraprak.
Gabim referencash: <ref> etiketa me emrin "jewishvirtuallibrary" e percaktuar ne <referenca> nuk është përdorur në tekst paraprak.
Gabim referencash: <ref> etiketa me emrin "Dor" e percaktuar ne <referenca> nuk është përdorur në tekst paraprak.
Gabim referencash: <ref> etiketa me emrin "Krall 2008" e percaktuar ne <referenca> nuk është përdorur në tekst paraprak.
Gabim referencash: <ref> etiketa me emrin "Krall 1986" e percaktuar ne <referenca> nuk është përdorur në tekst paraprak.
Gabim referencash: <ref> etiketa me emrin "Krall 1992hc" e percaktuar ne <referenca> nuk është përdorur në tekst paraprak.
Gabim referencash: <ref> etiketa me emrin "Krall 1992pb" e percaktuar ne <referenca> nuk është përdorur në tekst paraprak.
Gabim referencash: <ref> etiketa me emrin "Barczynski 2001" e percaktuar ne <referenca> nuk është përdorur në tekst paraprak.
Gabim referencash: <ref> etiketa me emrin "underground" e percaktuar ne <referenca> nuk është përdorur në tekst paraprak.
Gabim referencash: <ref> etiketa me emrin "AS" e percaktuar ne <referenca> nuk është përdorur në tekst paraprak.
Gabim referencash: <ref> etiketa me emrin "occupation" e percaktuar ne <referenca> nuk është përdorur në tekst paraprak.
Gabim referencash: <ref> etiketa me emrin "Lukas p.175" e percaktuar ne <referenca> nuk është përdorur në tekst paraprak.
Gabim referencash: <ref> etiketa me emrin "Korb" e percaktuar ne <referenca> nuk është përdorur në tekst paraprak.
Gabim referencash: <ref> etiketa me emrin "comrades" e percaktuar ne <referenca> nuk është përdorur në tekst paraprak.
Gabim referencash: <ref> etiketa me emrin "stroop" e percaktuar ne <referenca> nuk është përdorur në tekst paraprak.
Gabim referencash: <ref> etiketa me emrin "holocaust" e percaktuar ne <referenca> nuk është përdorur në tekst paraprak.
Gabim referencash: <ref> etiketa me emrin "ww3" e percaktuar ne <referenca> nuk është përdorur në tekst paraprak.
Gabim referencash: <ref> etiketa me emrin "upenn" e percaktuar ne <referenca> nuk është përdorur në tekst paraprak.
Gabim referencash: <ref> etiketa me emrin "jewishvirtuallibrary1" e percaktuar ne <referenca> nuk është përdorur në tekst paraprak.
Gabim referencash: <ref> etiketa me emrin "jewishvirtuallibrary2" e percaktuar ne <referenca> nuk është përdorur në tekst paraprak.
Gabim referencash: <ref> etiketa me emrin "bbc" e percaktuar ne <referenca> nuk është përdorur në tekst paraprak.
Gabim referencash: <ref> etiketa me emrin "holocaust-history" e percaktuar ne <referenca> nuk është përdorur në tekst paraprak.
Gabim referencash: <ref> etiketa me emrin "Gutman 1982" e percaktuar ne <referenca> nuk është përdorur në tekst paraprak.
Gabim referencash: <ref> etiketa me emrin "Hilberg 2003" e percaktuar ne <referenca> nuk është përdorur në tekst paraprak.
Gabim referencash: <ref> etiketa me emrin "holocaustresearchproject" e percaktuar ne <referenca> nuk është përdorur në tekst paraprak.
Gabim referencash: <ref> etiketa me emrin "resistance" e percaktuar ne <referenca> nuk është përdorur në tekst paraprak.
Gabim referencash: <ref> etiketa me emrin "haaretz" e percaktuar ne <referenca> nuk është përdorur në tekst paraprak.

Gabim referencash: <ref> etiketa me emrin "Polonsky 2012" e percaktuar ne <referenca> nuk është përdorur në tekst paraprak.