Kryengritja e vitit 1893 në Kosovë ishte një kryengritje e rëndësishme antiosmane.

Shpërtheu në verë në krahinat e Pejës e të Gjakovës për shkak të rritjes së shtypjes politike dhe ekonomike. Organizatorët dhe udhëheqësit kryesorë të saj ishin Haxhi Zeka e Bajram Curri. Megjithëse me kryengritjen u solidarizuan edhe banorët e Prishtinës e të viseve të tjera, ajo mbeti e kufizuar kryesisht në rrethet e Pejës e të Gjakovës. Autoritetet osmane e shtypën atë, duke dërguar forca të mëdha ushtarake nga Mitrovica, Berana e Shkupi dhe me ndihmën e feudalëve të mëdhenj vendas. Udhëheqësi kryesor i saj Haxhi Zeka u tërhoq në Stamboll për t’i paraqitur sulltanit kërkesat e shqiptarëveKosovës, por u arrestua në mënyrë të pabesë dhe u mbajt atje për disa vjet.