Kujtim Bevapi
Kujtim Bevapi (5 prill 1948 - 16 qershor 2024) ka lindur në Elbasan. Ai ka punuar si bibliograf dhe drejtues në bibliotekën “Qemal Baholli” Elbasan dhe si profesor në universitetin “Aleksandër Xhuvani”. Ka dhënë kontribute në fushën e gjuhës dhe në historinë e arsimit.
Jeta
RedaktoKujtim Bevapi në vitet 1968-1972 ka kryer studimet në universitetin shtetëror të Tiranës, në fakultetin e Histori-Filologjisë, dega Gjuhë-Letërsi. Në janar të vitit 1973, emërohet bibliotekar dhe më pas bibliograf-klasifikator në bibliotekën “Qemal Baholli” të qytetit të Elbasanit. Në vitet 1991-1999 ka punuar si drejtor në këtë bibliotekë. Po ashtu, gjatë kësaj kohe ka punuar edhe si pedagog i jashtëm në universitetin "Aleksandër Xhuvani" Elbasan, më vonë, në vitin 2000 emërohet si profesor i brendshëm pranë këtij universiteti. Është i specializuar në fushën e Bibliotekonomisë, ka botuar disa bibliografi të karakterit tekniko-shkencor, monografi[1], studime, artikuj në revista të ndryshme shkencore brenda dhe jashtë vendit, që i përkasin sferës së traditës, ngjarjeve, figurave të spikatura atdhetare. Në vitin 1992 merr gradën "Doktor i Shekncave", dhe në vitin 1999 titullin "Profesor i Asociuar".
Vepra
RedaktoLista e librave të botuar
RedaktoViti | Titulli |
1996 | Meditim pedagogjik mbi abetaret shqipe (monografi)[2] |
2005 | Hulumtime etnologjike[3] |
2007 | Hyrje në bibliotekonomi |
2008 | Vendlindja ime Elbasani |
2009 | Hyrje në etnologji e antropologji |
2020 | Gjurmime antropologjike në rrjedhat e qytetërimit të Elbasanit |
Bibliografi
RedaktoViti | Titulli |
1988 | Bibliografi për historinë e arsimit (1844-1939) |
1999 | Kongresi i parë arsimor kombëtar, shkolla e parë e mesme shqiptare (Bibliografi shqipe 1909-1999) |
1992 | Emin Matraxhiu, figurë e ndritur e publicistikës shqiptare |
Studime dhe vepra kolektive-fjalorë enciklopedikë
RedaktoViti | Titulli |
1995 | Disa konsiderata për jetën dhe veprën e publicistit të talentuar E. Matraxhiu |
2003 | Elbasani në historinë e arsimt kombëtar |
2003 | Elbasani Enciklopedi |
2008 | Thanas Floqi, enciklopedia shqiptare |
2009 | Lef Nosi, Enciklopedia shqiptare |
Artikuj të botuar në konferenca kombëtare, ndërkombëtare dhe shtyp
RedaktoViti | Titulli | Shënime |
1978 | Të dhëna mbi disa abetare të rilindjes dhe alfabetet e tyre | “Revista pedagogjike” |
1978 | Vështrim i përgjithshëm rreth abetareve të K.Kristoforidhit | “Revista pedagogjike” |
1995 | Tradita kulturore dhe arsimore e Elbasanit deri në shpalljen e pavarsisë | “Normalja në traditë”, Elbasan |
1995 | Tre tekste shkollore nga tre mesues normalisë. (Dh. Paparisto, S.Shuteriqi, A. Xhuvani) | “Normalja në traditë”, Elbasan |
1995 | Normalisti që iu përkushtua kombit dhe shkencës shqiptare. (Q. Haxhihasani) | “Normalja në traditë”, Elbasan |
2000 | Papajorgji Theohari (1858-1929) | “Në Panteon drejt Panteonit 2000”, Elbasan |
2010 | Normalja e Elbasanit dhe Kosova | “Gjurmime albanologjke”, Prishtinë |
2010 | Kongresi kombëtar i Elbasanit (2-9 shtator 1909) | “Jehona e re”, Shkup |
1990 | Disa konsiderata për abetaren e N. Veqilharxhit e K. Kristoforidhit | “Vjetari I”, I.L. Pedagogjik, “A. Xhuvani”, Tiranë |
1990 | Klubet, shoqëritë patriotike dhe kongresi i Elbasanit | “Vjetari I”, I.L. Pedagogjik, “A. Xhuvani”, Tiranë |
1999 | Prania amerikane në Elbasan në vitet 1908 – 1920 | Buletini shkencor UNIEL, Elbasan |
2011 | Mahir Domi në historinë e librit dhe të bibliotekonomisë shqiptare | Përmbledhje e kujtimeve 2010, Elbasan |
2004 | Bashkëpërkime traditash | Konferencë shkencore Shkodër |
2011 | Hapësira bibliografike e veprës së Hahn-it | Konferencë shkencore |
2001 | Koncepti i kombit në veprën e K. Kristoforidhit | Konferencë shkencore, Elbasan |
2004 | Lef Nosi dhe albanologjia | Simpozium shkencor, Prishtinë |
2005 | Rrezatime të trashëgimisë kulturore shkodrane në fushën e botimeve | “Shkodra në shekuj” Shkodër |
2009 | Normalisti Qemal Haxhihasani[4] | Konferencë shkencore, Elbasan |
2012 | The albanian custum’s right in historical – jurical aspect, a note about Lekë Dukagjini and Skenderbeg’s code | European Scientific Journal |
2008 | “On the alphabet of albanian” | "Logos" Shkup |
2008 | Elbasani dhe kongresi i Manastirit | “Republika” |
2009 | A është normalja e Elbasanit universiteti i parë shqiptar? | “55” |
Referime
Redakto- ^ Bevapi, Kujtim (2013). "Curriculum Vitae (CV)" (PDF). Arkivuar nga origjinali më 31 dhjetor 2023. Marrë më 18 korrik 2022.
{{cite web}}
: Mirëmbajtja CS1: BOT: Gjendja e adresës origjinale është e panjohur (lidhja) - ^ Bevapi, Kujtim (1996). Meditim pedagogjik mbi abetaret shqipe. Tiranë: "Onufri".
- ^ Bevapi, Kujtim (2005). Hulumtime etnologjike. Elbasan: "Sejko". ISBN 9994372114.
- ^ Bevapi, Kujtim (2020). Gjurmime antropologjike në rrjedhat e qytetërimit të Elbasanit. Tiranë: Shtëpia botuese "Fan Noli". fq. 134–137. ISBN 9789928342003.