Universiteti i Elbasanit "Aleksandër Xhuvani"
Universiteti i Elbasanit “Aleksandër Xhuvani” është vazhdim i Institutit të Lartë Pedagogjik “Aleksandër Xhuvani”, themeluar në 1971. Në fillimet e tij Instituti i Lartë Pedagogjik përbëhej nga këto degë :
- 1. Dega e mësuesisë për gjuhën e letërsinë shqipe, për matematikë e fizikë, histori e gjeografi, biologji e kimi.
- 2. Dega e inxhinierisë së ndërtimit e mekanike (degë që vareshin nga Universiteti i Tiranës).
- 3. Dega e ekonomikut (pjesë e Universitetit të Tiranës).
Me vendim të Këshillit të Ministrave Nr. 44, më 12 nëntor, 1991, Institutit të Lartë Pedagogjik iu dha Statusi i Universitetit. Në Universitetin e Elbasanit shkollohen qindra mësues nga pjesë të ndryshme të Shqipërisë. Ai luan një rol të rëndësishëm edhe në kualifikimin e mësuesve. Shërben gjithashtu edhe si qendër kërkimore për studentët dhe pedagogët e Universitetit.
Më 1991 kur Instituti i Lartë mori statusin e lartë të Universitetit, ai përbëhej nga tre Fakultete të ndarë në pesë degë :
- 1. Fakulteti i Shkencave të Natyrës me këto degë :
- matematikë-fizikë
- biologji-kimi
- 2. Fakulteti i Historisë e Filologjisë me këto degë :
- gjuha dhe letërsia shqipe
- histori - gjeografi
- 3. Fakulteti i Mësuesisë për Ciklin e Ulët me këtë degë :
- dega për përgatitjen e mësuesve për shkollat fillore.
Në vitin 1992 u hap dega e gjuhës dhe kulturës gjermane. Në vitin 1994 u hap dega e gjuhës dhe kulturës angleze. Në vitin 1995 u hapën degët e jurisprudencës, ekonomikut dhe mësuesve për kopshtet. Në shtator të vitit 1998 filloi dega e frengjishtes.
Sot, Universiteti i Elbasanit numëron rreth 3500 studentë në sistemin me frekuentim të plotë dhe 4500 studentë në sistemin pa shkëputje nga puna. Më parë funksiononte edhe sistemi i korrespodencës, që tani është mbyllur. Përmendim Rektorët ndër vite si: Dr. Vasil Kamami, Dr. Hysen Shabanaj, Prof.Dr. Agron Tato, Prof.Dr. Mehmet Çeliku, Prof.Dr. Teuta Dilo, Prof.Dr. Jani Dode, Prof.Dr. Liman Varoshi, Prof.Dr. Skënder Topi.
StrukturaRedakto
Universiteti Elbasanit është një institucion kombëtar për mësimdhënie dhe shkencë dhe varet nga Ministria e Arsimit dhe Kërkimeve Shkencore.
Senati i Universitetit të Elbasanit është një organ i zgjedhur që merr vendime për problemet më të rëndësishme në fushën e mësimdhënies, kërkimit shkencor si dhe administrim- financës.
Rektori përgjigjet për drejtimin shkencor, pedagogjik e financiar. Ai është kryetar i Senatit.
Fakultetet e Universitetit të Elbasanit janë ndarje shkencore dhe mësimdhënëse që mbulojnë punën shkencore dhe arsimore.
Këshilli Shkencor i Fakultetit është organ i zgjedhur që merr vendime për problemet më të rëndësishme të Fakultettit në fushën e mësimdhënies dhe kërkimit shkencor.
Dekani i Fakultetit drejton dhe kontrollon punën mësimore dhe shkencore të Fakultetit.
Departamenti është njësia bazë mësimore dhe shkencore në të cilin marrin pjesë lektorët dhe asistent-lektorët.
Organizimi i studimitRedakto
Çdo student ka të drejtën e studimit këtu me dhe pa shkëputje nga puna. Çdo student që ka marrë dëftesën e shkollës së mesme (ose dëftesë ekuivalente me të) në Republikën e Shqipërisë ka të drejtë të futet në provimet e pranimit dhe të konkurimit.
Ky konkurim bazohet në njohuritë dhe rezultatet e arsimit parauniversitar në fushën e zgjedhur sipas degës specifike.
Lehtësitë akademikeRedakto
Si nevoja të domosdoshme për ristrukturimin e Universitetit të Elbasanit u ngritën Qendra e Kompjuterit, Qendra e Medias dhe Qendra e Edukimit në Distancë. Një kontribut të vyer për këto qendra kanë dhënë institucione të ndryshme universitare perëndimore si pjesë e programit TEMPUS, fondacionet SOROS dhe të tjera institucione perëndimore që kanë vendosur lidhje dypalëshe. Gjatë krizës së pranverës 1997 këto struktura u dëmtuan seriozisht.
1. Qendra e Kompjuterit dhe Medias.
2. Biblioteka
3. Qendra e Studimit dhe Mësimit në Distancë.
4. Qendra e informimit studentor. Është krijuar në vitin 2001, dhe ka krijuar filialet e veta në gjitha Fakultetet e universitetit. Në ngritjen e kësaj qendre ka kontribuar Fondacioni SOROS dhe Fondacioni Hollandez.
5. Revistat. Universiteti i Elbasanit ka revistën e tij shkencore të titulluar “Buletini Shkencor i UE-së” ku botohen artikuj shkencorë të stafit akademik . Ne UE del në mënyrë periodike gazeta “Studenti”.
6. Qendra e fotokopjimit të materialeve. Studentët dhe stafi i Universitetit të Elbasanit mund të fotokopjojnë materiale mësimore më cilësi të lartë dhe me kushte favorizuese.
7. Dega mësimore, sekretaritë e fakultetit dhe zyra e informacionit.
Këto ndihmojnë në thellimin e njohurive në aspekte të ndryshme.
Sot, Universiteti ka pesë Fakultete dhe një Shkollë të Lartë:
1.Fakulteti i Shkencave të Natyrës ka këto Departamente:
- a) Departamenti i Fizikës.
- b) Departamenti i Matematikës.
- c) Departamenti i Biologjisë dhe Kimisë.
Këto departamente organizojnë mësimdhënien në degë si:
- • Matematikë – fizikë me tre profile
- • Biologji – kimi me dy profile
2.Fakulteti i Shkencave Ekonomike ka këto departamente:
- a) Departamenti i Administrim-Biznesit
- b) Departamenti i Financës-Kontabilitetit.
- c) Departamenti i Ekonomiksit
- d) Departamenti i se Drejtes
- e) Departamenti i Marketingut dhe Inxhinierise
Këto departamente mbulojnë degët e mëposhtme: Bachelor ne:
- • Administrim-Biznes
- • Finance-Kontabilitet
- • Ekonomia dhe e Drejta
- • Informatike Ekonomike
- • Ekonomi Turizem
- • Administrim Biznes dhe Inxhinieri
- • Shkencat Juridike ne Sektorin Publik
- • Shkencat Juridike ne Sektorin Privat
Master profesional ne:
- • Administrim Biznesi
- • Marketing
- • Finance
- • Kontabilitet
- • Ekonomia dhe e Drejta ne Sketorin Publik
- • Informatike Ekonomike
si dhe Master i Shkencave ne:
- • Menaxhim
- • Marketing
- • Drejtim Bankar
- • Kontabilitet dhe Auditim
- • Ekonomia dhe e Drejta ne Tregjet Nderkombetare
3.Fakulteti i Shkencave Humane ka këto departamente:
- a) Departamenti i Historisë.
- b) Departamenti i Gjeografisë.
- c) Departamenti i Letërsisë.
- d) Departamenti i Gjuhës shqipe.
Departamentet mbulojnë veprimtarinë mësimore në katër degë, si
- • Histori – Gjeografi.
- • Gjuha shqipe dhe letërsia shqipe.
- • Histori Gjeografi dhe Edukim Qytetar.
4.Fakulteti i Gjuhëve të Huaja ka këto departamentet:
- a) Departamenti i Anglishtes, Departamenti i Gjermanishtes,
- b) Departamenti i frengjishtes dhe italishtes.
Këto departamente mbulojnë veprimtarinë mësimore në degët e mëposhtme:
- • Gjuha angleze.
- • Gjuha frënge.
- • Gjuha gjermane.
- • Gjuha italiane.
5.Fakulteti i Mësuesisë për Kl. I –IV dhe parashkollorë ka këto departamente:
- a) Departamenti i Psikologjisë dhe Edukimit
- b) Departamenti i përgatitjes fizike e artistike.
Këto departamente mbulojnë veprimtarinë mësimore në dy degë:
- • Mësuesit e shkollës fillore.
- • Mësuesit për kopshtet.
6.Fakulteti i Shkencave Sociale
- a) Dega Punonjesi Social
- b )Gazetari
- c) Edukate Qytetare
- d) Psikologji
- e) Filozofi - Sociologji
7. Fakulteti i Infermierisë
Diplomat që jepenRedakto
- 1. Mësues i Matematikës dhe Fizikës me prioritet në Fizikë.
- 2. Mësues i Matematikës dhe Fizikës me prioritet në Matematikë.
- 3. Mësues i Matematikës dhe Fizikës me prioritet në Informatikë.
- 4. Mësues i Biologjisë dhe Kimisë.
- 5. Mësues i Historisë dhe Gjeografisë.
- 6. Mësues i Edukimit Qytetar.
- 7. Mësues i Letërsisë dhe Gjuhës Shqipe.
- 8. Mësues i anglishtes.
- 9. Mësues i Gjermanishtes.
- 10. Mësues i Frengjishtes.
- 11. Mësues i Italishtes.
- 12. Mësues për Shkollat Fillore.
- 13. Mësues për Kopshtet.
- 14. Diploma për Infermierë të lartë
- 15. Diploma për Administrim-Biznes me dy profile.
- 16. Diplomë për Financë -Kontabilitet me dy profile.
- 17. Ekonomia dhe e Drejta
- 18. Gazetari
- 19. Punonjes Social
- 20. Psikologji
- 21. Filozofi - Sociologji
- 22. Teknologji Informacioni
Stafi akademikRedakto
Stafi akademik i Universitetit përbëhet nga 245 pedagogë dhe asistentë pedagogë efektivë, nga të cilët 8 janë profesorë, 12 asistentë profesorë; 20 doktorë; 20 mastera; 70 pedagogë; 17 asistentë pedagogë. Universiteti ka edhe 44 lektorë të jashtëm, nga të cilët 2 janë profesorë; 3 asistentë profesorë; 3 doktorë; 20 pedagogë; 16 asistentë pedagogë.
Kërkimi ShkencorRedakto
Kërkimet shkencore në Universitetin e Elbasanit janë në zhvillime në departamente të ndryshme, që përbëjnë njësitë shkencore. Në çdo departament ka dy seksione: një seksion në të cilin pedagogët i kanë shtrirë kërkimet e tyre në procesin e mësimdhënies, fizikë, matematikë, kimi, biologji, gjuhë shqipe dhe e huaj, letërsi, histori dhe gjeografi. Një seksion tjetër i departamentit përbëhet nga një grup pedagogësh që janë realisht kërkues shkencorë si p.sh. në shkencat eksperimentale : kimi, biologji, studimet në gjuhën shqipe, gjeografi, histori, etj.
Qendra e Kërkimeve Albanologjike dhe BallkanikeRedakto
Realizon studime në fushën e albanologjisë dhe ballkanistikës.
Laboratori i Kërkimeve ShkencoreRedakto
Ky laborator kryen kërkime shkencore në fushën e shkencave të aplikuara dhe në fushën e analizave të materialeve për të tretë. Ky laborator është i liçensuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Standardizimeve pranë Këshillit të Ministrave.
Fushat shkencore në Fakultetin e Shkencave të NatyrësRedakto
- 1. Etimologji, Ekologji.
- 2. Sporpjalmi i pemëve të sotme.
- 3. Peshku dhe roli i popullatës në shpërndarjen e tij në lumin Shkumbin.
- 4. Probleme të mësimdhënies të biologjisë dhe ekologjia- etologjia në shkollë.
- 5. Probleme në fiziologjinë e bimëve (në fotosintezë).
- 6. Probleme të ndotjes në liqenin e Pogradecit.
- 7. Influenca e disa elementëve në materialet refraktare.
- 8. Metoda fizike për përcaktimin e veçorive fizike, kimike dhe mekanike tek çeliku, ferrokromi me karbon të lartë, skorjet dhe materialet refraktare.
- 9. Metodat në studimet fizike të materialeve laboratorike dhe kompozitat për prodhimin laboratorik e industrial.
- 10. Zhvillimi dhe investigimi i materialeve të forta magnetike.