Kurt Donald Cobain lindi më 20 shkurt të vitit 1967, në Hoquiam, një qytet i vogël 140 kilometra larg nga Seattle .

Kurt Cobain
Informata themelore
Emri i lindjesKurt Donald Cobain
Lindi20 shkurt 1967
PrejardhjaHoquiam, Seattle ShBA
Vdiq5 prill 1994
Seattle (Vetëvrasje)
ZhanretAlternative rock
Grunge
Instrumentivokal, kitare, daulle
LabeliSub Pop
DGC Records

Jeta e hershme

Redakto

Mamaja e tij punonte si rrobaqepese për fustane mbrëmjesh ndërsa i ati si mekanik makinash. Qe i vogël Cobain e la qytetin e tij për te shkuar afer Aberdeen, një qytet i depresuar dhe i vdekur. Ai ishte fëmije i lumtur, gjithnjë i qeshur dhe i padurueshëm. Por gjendja e tij u keqësua ne moshën 7-vjeçare, kur prindërit iu divorcuan. Pas kësaj, Kurt Cobain e gjen veten si emigrant te kushërinjtë e tij, derisa zgjodhi si shtëpi pjesën e poshtme te një ure. Gjenialiteti muzikor Cobainit adoleshent nuk fitoi shume miq në shkollë të mesme, madje ai shpesh ishte “viktime” shakave te tyre. Në vitin 1985, Aberdeen ishte një qytet me shume se i vdekur, ndaj dhe Kurt largohet për në Olympia.

Karriera

Redakto

Aty, ai formoi një serë grupesh deri në vitin 1986 kur u krijua Nirvana. Ky grup që një marrëveshje midis Cobain, kitaristit Kris Navoselic dhe patristic Chad Channing. Shfaqjet e para te grupit u dhanë ne festat e shkollës. Gjatë vitit 1988 grupi filloi të luante në lokalët përreth, derisa arrijnë të publikojnë këngën e tyre të parë “Love Buzz”. Menjëherë pas kësaj këngë, në 1989, Nirvana regjistrojnë albumin e tyre te parë, “Bleach”, qe arriti te shiste 35 mije kopje. Pas “Bleach“, ata realizojnë “NeverMind”, i cili përmban edhe këngën “Smells Like Teen Spirit”, mjaf e pëlqyer me pas. Gjatë viteve ‘90, Cobain iu dorëzua heroinës. Ai thoshte se e përdorte për të qetësuar dhimbjet e ulcerës se stomakut. Gjatë turneve ai vazhdonte të shkruante për vetën e tij tekste dhe poezi personale. Atë e shqetësonte fakti se ajo qe shkruante interpretohej ne një mënyre krejt nurse nga ajo qe ne te vërtete ai donte te thoshte. Ai u turbullua shume kur mori vesh se kënga e tij “Polly”, një këngë shumë ironike dhe kundër përdhunimit, ishte kënduar nga dy burra, pasi kishin përdhunuar një vajze te re. Në albumin e mëpasshëm Incesticide, ai u drejtohet adhuruesve me fjalët “Nese ndonjeri nga ju nuk i pëlqen homoseksualet gratë dhe te zinjtë, atëherë na lini rehat!”. ai zbuloi se, pavarësisht nga milionat apo muzika e tij, ai kishte shume pak. Kurt ishte shumë i shqetësuar për grupin, i cili admirohej nga adhuruesit e gabuar. Në shkurt 1992, Cobain shkoi ne Hawaii dhe u martua me Courtney Love, e cila ishte shtatzëne. Më vonë, po në ketë vit, grupi realizon albumin Incesticide, ndërsa Cobain shtrohet në spital për t’u kuruar si përdorues heroine. Më pas lindi vajze tij, Frances Bean Cobain. Ajo u lind shendosh e mire fale përpjekjeve të mamasë për të hequr dore nga veset e saj.

Letra e fundit e Kurt Cobain

Redakto

Ma mirë m'u djegë me nji shpërthim sesa m'u shu ngadalë

Tu e përdorë fjalët e një naivi që kishte me dashtë me qenë nji qaraman i zhburrnum fëminor, kjo letër ka me dalë tepër e thjeshtë për m'u kuptu. Të tanë paralajmërimet për rrjedhën e Pank Rokut përgjatë këtyre viteve, prej hymjes teme të parë, me thanë kështu, te angazhimi etik me pavarësinë e te pranimi i bashkësisë tuaj, dolën shumë të vërteta. Nuk e kam provu eksitimin tu'e ndigju muzikën sesa tu'e kriju atë, tu'e inēizu e tu'e shkru për shumë vjet. Ndihem pabesueshmërisht fajtor për këto gjana. Për shembull, kur isha në mbrapaskenë, e fikeshin dritat, e zhurma e turmës fillonte... nuk ma shkaktonte pasojën që i shkaktonte Fredi Merkurit, të cilit dukej se i pëlqente. Me ditë me shiju dashuninë e adhurimin e turmës esht diēka që e kam admiru e pasë zili. E vërteta esht se s'mundem me ju a hedhë, asnjerit prej jush. Nuk kishte me qenë e drejtë për ju e as për mu. Krimi ma i madh që mundem me mendu asht me mashtru njerëzit tu ja futë e tu e ba gjoja se jam qindpërqind i lumtur. Nganjëherë ndihem sikur më duhet nji shqelm i fortë bythëve para se me hypë në skenë. Kam tentu me të gjitha forcat me e pëlqy dhe e kam ba, Zot, më beso e kam ba, por nuk asht e mjaftueshme.

E kam çmu faktin që unë, ne, kemi ndiku e zbavitë shumë njerëz.

Unë duhet me qenë një nga ata narcizistë që i vlerësojnë gjerat kur nuk janë më. Jam shumë i ndijshëm. Kam nevojë me qenë lehtësisht i mpimë për me rigjetë entuziazmin që kam pasë qysh fëmi. Në tre udhëtimet tona të fundit kam pasë shumë vlerësime nga të gjithë njerëzit që kam njohë vetë apo si adhurues të muzikës tonë, por vazhdoj mos me ja arritë me zhdukë zhgënjimin, ndjenjën e fajit e njajtësimin që kam përballë të gjithëve. Ka diēka të mirë mbrenda të gjithëve ne, e mendoj se thjesht i kam deshtë tepër njerëzit. Aq shumë sa më bante mu ndi tepër i trishtueshëm. I trishtumi i vogël, i ndijshëm, i pakuptum, lindë në shenjën e peshqve, njeri i Zotit! Pse thjesht nuk dëfrehesh? Nuk e di!

Kam nji gru hyjnore që rrezaton dëshirë e emocion... e nji vajzë që më kujton tepër atë ēka kam qenë. Plot e dashuni e ngazëllim, që u qesh terë njerëzve që takon sepse të gjithë janë të mirë e askush s'ka me i bë keq. E kjo më tmerron deri në pikën që mezi mundem me jetu. Nuk mundem me e duru mendimin që Frensis të bahet vetëshkatërruesi mjeran, rokeri i keq që unë jam ba. Kam kalu momente të bukura e jam mirënjohës, por qysh kur kam qenë shtatë vjeē, jam mbushë me urrejtje ndaj njerëzve... vetëm sepse duket kaq e thjeshtë për ta me vazhdu e me u njajtësu... Emocion! Vetëm sepse due dhe ndij tepër keqardhje për njerëzit, besoj. Faleminderit të tanëve nga pusi i stomakut tim të djegun e të përziem, për letrat tuja e interesimin tuaj në vjetët e kalum. Jam nji fëmi tepër i paqendrueshëm e tekanjoz! Nuk ndij ma pasion, e pra kini parasysh: Asht ma mirë m'u djegë me nji shpërthim se sa m'u shu ngadalë.

Paqe, dashuni, emocion.

Frencis e Cortney, kam me u lutë për ju

Të lutem, vazhdo Cortney...

për Frencis

për jetën e saj që ka me qenë shumë ma e lumtur pa mua...

Të Dua, Ju Dua!

Kurt Cobain Rest In Peace Father Of Grunge