Lëvizja Nacional-Çlirimtare

Lëvizja Antifashiste Nacional Çlirimtare
(Përcjellë nga LANÇ)

Lëvizja Nacional-Çlirimtare ose Lëvizja Antifashiste Nacional-Çlirimtare (LANÇ)[1] ishte një organizatë rezistence komuniste shqiptare që luftoi në Luftën e Dytë Botërore. U krijua më 16 shtator 1942, në një konferencë të mbajtur në Pezë, një fshat afër Tiranës, e u udhëhoq nga Enver Hoxha. Përveç figurave që kishin shumicën në Këshillin e Përgjithshëm, gjithashtu përfshinte dhe nacionalistë të njohur si Myslim Peza. Fronti Nacional-Çlirimtar më vonë u transformua në qeverinë e Shqipërisë dhe udhëheqësit e tij u bënë pjesëtarë të qeverisë. U zëvendësua në 1945 me Frontin Demokratik.

Lëvizja Antifashiste Nacional Çlirimtare
Pjesëmarrës në Rezistenca shqiptare në Luftën e Dytë Botërore
Flag of Albanian National Liberation Movement
Flamuri i përdorur nga partizanët (shpesh pa yll)
IdeologjiaKomunizëm
Marksizëm-Leninizëm
Antifashizëm
Shtabi i përgjithsëmPezë
Madhësia100,000 vetë
Beteja dhe luftëraRezistenca shqiptare në Luftën e Dytë Botërore

Ushtria Nacional-Çlirimtare ishte ushtria që u krijua gjatë Lëvizjes Nacional-Çlirimtare.[2]

Sfondi

Redakto

Pushtimi italian

Redakto

Shqipëria nuk bëri një rezistencë të organizuar ndaj pushtimit italian (7-12 prill 1939). Megjithatë grupe të ndryshme patriotësh si Mujo Ulqinaku dhe Abaz Kupi bënë një rezistencë të shkurtër në ditën e pushtimit në Durrës. Durrësi u pushtua më 7 prill, Tirana ditën pasardhëse, Shkodra dhe Gjirokastra më 9 prill dhe pothuajse i gjithë vendi ishte pushtuar nga data 10 prill.[3]

Grupet e para të rezistencës

Redakto

Në kohën e pushtimit italian, grupi komunist i Shkodrës përfshinte Qemal Stafën, një student, Vasil Shanton, një artizan, Liri Gega, një intelektuale, Imer Dishnica, një doktor, Zef Mala dhe të tjerë.[4] Udhëheqësit ishin Mala, Shanto, Stafa dhe Kristo Themelko.[5] Veprimtaria e grupit të Shkodrës shtrihej edhe në Kosovë dhe Maqedoninë Perëndimore, organizata përfshinte disa emigrantë nga Gjakova dhe vende të tjera të Kosovës të cilët ishin zhvendosur në Shqipëri midis viteve 1930 dhe 1937.[4] Në pranverën e vitit 1941 Shanto dhe Stafa u takuan me një tjetër komunist, Fadil Hoxhën, duke qenë se ai kishte pasur kontakte më herët me komunistin jugosllav Miladin Popoviç.[6] Miladin Popoviç dhe Dushan Mugosha ishin të dërguarit jugosllavë që ndihmuan bashkimin e grupeve komuniste shqiptare në vitin 1941.[7]

Pas pushtimit italian nuk kishte rezistencë të përgjithshme ndaj ushtrisë italiane, edhe pse disa drejtues vendorë si Myslim Peza, Baba Faja Martaneshi, Abaz Kupi etj. krijuan çeta të vogla të cilat herë pas here ndëmerrnin sulme të vogla ndaj forcave italiane. Ndërkohë, aktiviteti komunist në Shqipëri u rrit dhe kulminoi me krijimin e Partisë Komuniste Shqiptare më 8 nëntor 1941.

Themelimi i Partisë Komuniste dhe çetave të para

Redakto

Pas sulmit të Gjermanisë në Rusi, udhëheqësi jugosllav Josip Broz Tito nën direktivat e Kominternit dërgoi dy delegatë, Miladin Popoviç dhe Dushan Mugosha në Shqipëri. Këta të dy ndihmuan në bashkimin e grupeve komuniste shqiptare në 1941.[8] Në gusht 1941, Partia Komuniste e Shqipërisë u themelua nëpërmjet marrëveshjes midis grupeve komuniste të Shkodrës (të drejtuara nga Shanto dhe Stafa), të Korçës dhe Tiranës (të udhëhequra nga Enver Hoxha).[9] Pas punës intensive, Partia Komuniste e Shqipërisë u themelua zyrtarisht më 8 nëntor 1941 nga dy delegatët jugosllavë me Enver Hoxhën si udhëheqës nga dega e Korçës.

Partia komuniste filloi të krijonte nga dhjetori 1941 deri në fillim të vitit 1942 grupet e veta të rezistencës të përbëra prej 5-10 vetësh. Këto çeta filluan të ndërmerrnin pjesë në akte të ndryshme sabotimi ndaj forcave italiane.

Ata gjithashtu filluan të bënin propagandë antifashiste për të fituar vëmendjen dhe mbështetjen e popullit.[10]

Në 1942 shtypi vendas dhe konsullatat e huaja filluan të raportonin një numër në rritje sulmesh. Akti më spektakolar i sabotimit ishte ndërprerja e të gjitha komunikimeve telefonike dhe telegrafëve në Shqipëri në qershor dhe korrik 1942. Edhe pse aktiviteti komunist ishte në rritje, shqetësimi kryesor për italianët ishin bandat veriore. Italianët kishin hequr dorë nga qeverisja e shqipërisë veriore. Pikat e sigurisë të përbëra nga xhandarë në shqipërinë veriore ishin më shumë të shqetësuar për sigurinë e vetë dhe rrallëherë dilnin nga pikat e tyre të pashoqëruar dhe karvanet përgjatë rrugëve duheshin shoqëruar me grupime të forta ushtarake italiane.[11]

Konferenca e Pezës

Redakto

Në shtator të vitit 1942 Partia Komuniste Shqiptare bëri një lëvizje të guximshme dhe thirri një konferencë mbarëkombëtare, atë të Pezës, e cila u mbajt më 16 shtator 1942 në shtëpinë e Myslim Pezës, një udhëheqës i njohur i rezistencës. Në konferencë Partia Komuniste ftoi të gjithë udhëheqësit e rezistencës shqiptare për të krijuar një front kombëtar të rezistencës. Partia Komuniste e pa krijimin e këtij fronti si një nevojë për Shqipërinë. Qëllimi i saj ishte për ta dominuar këtë front, edhe pse disa figura brenda Partisë Komuniste e kundërshtuan idenë e një fronti të organizuar me nacionalistët e tjerë, duke iu frikësuar tradhëtisë së mundshme të tyre.[11]

Konferenca vendosi krijimin e Këshillit të Përgjithshëm i cili do të përbëhej nga 10 vetë: shtatë komunistë duke përfshirë Mustafa Gjinishi, Enver Hoxha dhe nacionalistë të njohur si Abaz Kupi, Myslim Peza dhe Baba Faja Martaneshi. Mehdi Frashëri ishte presidenti i nderit i konferencës, një fakt ky i fshehur më vonë prej komunistëve.[12]

Këshilli i Përgjithshëm do të mbikqyrte këshillat vendorë të çlirimit. Këshillat në zona akoma të paçliruara do funksiononin si agjenci propagande, do të siguronin materiale të nevojshme për luftën, do të bënin spiunazh, do të organizonin betejën ekonomike kundër kompanive italiane dhe do të sabotonin vjeljen e produkteve agrokulturore nga fashistët. Në zonat tashmë të çliruara, do të funksiononin si një shtet i ri. Do të ruanin rendin dhe sigurinë duke zhvilluar ekonomitë vendore; duke mbikqyrur furnizimin me ushqim, tregtinë, arsimin, shtypin dhe kulturën. Ato do të zgjidhnin raste të gjakmarrjes dhe do të ruanin gatishmërinë për luftë.

Konferenca arriti të krijonte një Lëvizje Nacional-Çlirimtare të përbashkët me një këshill të përkohshëm 8-vetësh, me Enver Hoxhën dhe Abaz Kupin midis tyre, edhe pse dominohej prej komunistëve.[12]

Kontrolli komunist mbi partizanët

Redakto

Çetat partizane ishin të organizuara në 50 ose 60 vetë duke përfshirë një komisar komunist. Komandanti kishte juridiksion ushtarak përveç rasteve kur:

  1. Urdhrat ishin në kundërshti me vijën e partisë
  2. Urdhrat ishin në kundërshti me interesat e luftës çlirimtare
  3. Përfshihej tradhëtia e komandantit

Me fjalë të tjera, komandantët komunistë kishin lirinë për të bërë ekzaktësisht atë që iu thuhej.[13] Partia Komuniste drejtonte politikisht dhe ushtarakisht sa herë që mundej. Çdo çetë partizane kishte një qelizë politike dhe si qeliza politike ashtu dhe komisari i përgjigjeshin komiteteve rajonalë të Partisë Komuniste. Miladin Popoviç, një komunist jugosllav, ishte i pranishëm në Konferencën e Pezës si këshilltar dhe shpresonte të forconte më tej kontrollin e partisë duke krijuar një staf të përgjithshëm që do të lidhte njësi të ndryshme bashkë por sugjerimi i tij nuk u miratua. Njësitë partizane suplementoheshin nga njësi territoriale - çeta vetëmbrojtjeje të përbëra prej vullnetarësh. Ato ishin planifikuar për çdo fshat të madh ose një për 2-3 fshatra bashkë. Funksioni i tyre ishte për të mbrojtur zonat e çliruara dhe për të qenë një burim ripërtëritje për njësitë e rregullta partizane. Në fund të 1942 kishte 2000 partizanë plus një numër më i madh njësish territoriale.[14]

Marrëveshja e Mukjes

Redakto

Marrëveshja e Mukjes ishte një traktat i nënshkruar më 2 gusht 1943 në fshatin e Mukjes midis nacionalistëve të Ballit Kombëtar dhe komunistëve të Lëvizjes Nacional-Çlirimtare. Këto dy forca do të punonin së bashku për të luftuar fashistët italianë. Megjithatë, një mosmarrëveshje doli në pah në lidhje me statusin e Kosovës. Për Partinë Komuniste, çështja duhej zgjidhur pas luftës, pa praninë e fuqive të huaja në vend. Partia Komuniste Jugosllave do të duhej ta dorëzonte Kosovën te Shqipëria siç u pranua dhe nga Kominterni. Kurse Balli Kombëtar propozoi që të luftohej për bashkimin e Kosovës me Shqipërinë. Ballistët i quajtën partizanët si tradhëtarë të Shqipërisë[15] dhe shpesh i quanin "qen të Titos"[16] ndërsa partizanët akuzuan Ballin si bashkëpunëtorë me Fuqitë e Boshtit.

Qeveria shqiptare

Redakto

Pas sulmit gjerman të dimrit, partizanët u rigrupuan, sulmuan gjermanët dhe morën kontrollin e Shqipërisë së jugut në prill 1944.[17] Në maj një kongres i Frontit Nacional-Çlirimtar u mbajt në Përmet, gjatë së cilit një Këshill antifashist nacional-çlirimtar u zgjodh për të qenë qeveri e përkoshme e Shqipërisë. Enver Hoxha u bë kryetar i komitetit ekzekutiv të këshillit dhe komandanti suprem i Ushtrisë Nacional-Çlirimtare. Partizanët komunistë përballuan një sulm veror të gjermanëve (maj-qershor 1944) dhe mposhtën forcat e fundit balliste në Shqipërinë e jugut gjatë mesit të verës 1944 duke ndeshur vetëm rezistencë të shpërndarë nga forcat e Ballit dhe Legalitetit kur hynë në Shqipërinë e mesme dhe veriore në fund të korrikut. Më 29 nëntor 1944 forcat partizane çliruan Shkodrën duke bërë që kjo të jetë dhe data zyrtare e çlirimit të vendit. Një qeveri e përkohshme e krijuar në Berat në tetor 1944 prej komunistëve, administroi Shqipërinë me Enver Hoxhën si kryeministër deri në zgjedhjet e dhjetorit 1945, në të cilat Fronti Demokratik (pasardhës i Frontit Nacional-Çlirimtar) fitoi 93% të votave.[18]

Referime

Redakto
  1. ^ "Albania: from anarchy to a Balkan identity, fq. 291". {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  2. ^ Mangerich, Agnes (12 shtator 2010). Albanian Escape: The True Story of U.S. Army Nurses Behind Enemy Lines. Kentucky: University Press of Kentucky. fq. 5. ISBN 0-8131-2742-4. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  3. ^ "A Country Study: Italian Occupation, Library of Congress". {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  4. ^ a b "Albanizacija Kosova i Metohije". fq. 61. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  5. ^ "Jugoslovensko-albanski odnosi". fq. 14. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  6. ^ "Jugoslovensko-albanski odnosi". fq. 11. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  7. ^ "Komunist: organ Centralnog komiteta KPJ". 1949. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  8. ^ "Komunist: organ Centralnog komiteta KPJ". {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  9. ^ "Albania in the Twentieth Century, A History: Volume II: Albania in Occupation and War, 1939–45". {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  10. ^ "Albania at War, 1939–1945". {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  11. ^ a b Fischer, Bernd Jürgen (1999). Albania at war, 1939-1945. .: C. Hurst & Co. Publishers. fq. 128–29. ISBN 1-85065-531-6. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  12. ^ a b "Historical Dictionary of Albania". fq. 88. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  13. ^ "Albania at War, 1939–1945". fq. 132. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  14. ^ "Albania at war, 1939-1945". fq. 133-34. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  15. ^ "Albania in Occupation and War: From Fascism to Communism 1940-1945 nga Owen Pearson". {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  16. ^ "The Albanians: an ethnic history from prehistoric times to the present by Jacques, Edwin E. (1995)". {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  17. ^ "Albania in Occupation and War: From Fascism To Communism 1940-1945 by Owen Pearson". {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  18. ^ Miranda Vickers. The Albanians: A Modern History. New York: I.B. Tauris, 2000. f. 164.