Lekë Matrënga (Hora e Arbëreshëvet 1567 - Palerma, 1619 ) ishte një prift dhe shkrimtar arbëresh nga Siçili, Itali. Në vitin 1592 botoi vjershën e parë në gjuhën shqipe me titullin "Këngë e përshpirtshme".[1]

BiografiaRedakto

Lekë Matrënga ishte prift arbëresh nga Hora e Arbëreshëvet, vendi arbëresh më i madh në Sicili të Italisë. Student në Kolegjin e Shën Athanasiusit në Romë dhe Papas greke bizantine të Eparkisë, themeloi në vendin e lindjes një shkollë. Libri i tij me emrin E mbsuame e krështerë, shkruar në vitin 1592, përbën dokumentin e parë filologjik të toskërishtes së shkruar dhe të dytin të shqipes, fill pas "Mesharit" të Gjon Buzukut[2]. Matranga përdor për tekstin e tij gjuhën arbëreshe të folur në Piana degli Albanesi, ndryshuar nga disa tipare fonetike, në mënyrë që të kuptohet edhe nga arbëreshët e kolonive të tjera. Libri përbëhet nga 28 fletë të përkthyera po në gjuhën shqipe.

Tituj të vepraveRedakto

  • E mbsuame e krështerë (Romë,1592), e njohur edhe si "Dottrina Cristiana".

ReferimeRedakto

  1. ^ Robert Elsie (2010). Historical Dictionary of Albania (në anglisht). Londër: Rowman & Littlefield. fq. 296.
  2. ^ Shkurtaj, Gjovalin; Hysa, Enver (2001). Gjuha Shqipe - Për të huaj dhe shqiptarët jashtë atdheut. Tiranë: Toena. ISBN 99927-1-454-9.

Lidhje të jashtmeRedakto