Meshari

libër i shkruar nga Gjon Buzuku, një klerik katolik në vitin 1555

Meshari është libri më i vjetër i botuar dhe përkthimi i parë liturgjik në gjuhën shqipe, botuar më 1555.[3][4][5][6][7][8] Libri u përkthye nga prifti Gjon Buzuku në vitet 1554-1555,[9] nga italishtja dhe latinishtja ka qenë i destinuar për t’u përdorur nga priftërinjtë që vepronin në trojet shqiptare, gjatë shërbesave të tyre.[10] Njihet vetëm një kopje e cunguar që ruhet në Bibliotekën e Vatikanit, por supozohet se u botua në Venedik, i shkruar në shqipen e kohës me alfabet latin gjysmë-gotik.

Meshari
Faksimile nga kopja e vetme
Gjuhashqip
BotoiVenedik[1][2]
Faqe220

Historia

Redakto

Shkrimi i shqipes është shpjeguar nga historianët e gjuhës dhe filologët se nisi në sajë të tolerancës dhe madje nxitjes nga Vatikani të përdorimit të gjuhëve vendëse në liturgjitë katolike në Ballkan. Kjo nxitje vinte duke qenë se bota katolike përballej me dy kërcënime: Reforma protestante dhe Islami.[10]

Në hullinë Kundër-Reformës katolike, Buzuku nisi ta përkthente veprën më 20 mars 1554 dhe e mbaroi me 5 janar 1555, gjatë Koncilit tridentin.[9] Ka qenë i destinuar për t’u përdorur nga priftërinjtë që vepronin në trojet shqiptare, gjatë shërbesave të tyre.[10] Kjo vepër u zbulua aty rreth 1743 nga Imzot Gjon Kazazi në Kolegjin e Propagandës Fide,[11] i cili e pagëzoi me emrin Meshari, emër që i ka mbetur sot e kësaj dite.[12] Vendosi të njoftonte menjëherë përmes një letre Atë Gjergj Guxetën, rektorin e seminarit arbëresh të Palermos. Pas pothuaj një shekulli letra e Kazazit dërguar Guxetës u shpluhuros nga peshkopi Giuseppe Crispi. Pas një fushate kërkimore që nisi më 1909, u rizbulua nga peshkopi arbëresh Pal Skiroi.[11]

Skiroi lajmëroi të përkohshmet e kohës se do t'i bënte një studim veprës që më pas ta rishtypte, lajm ky që bëri bujë dhe shtyu françeskanët në Shkodër që të porositnin tri kopje fotografike.[13] Më 1930 gjuhëtari françeskan Justin Rrota solli kopjen e parë fotografike të librit në Shqipëri, dhe qe ndër studjuesit e parë të veprës.[14]

Përmbajtja

Redakto

Që në kohën e Kazazit, libri ishte i cungët; në gjendjen e parë vepra kishte 110 fletë ose 220 faqe, prej të cilave kishin mbijetuar 94 fletë ose 188 faqe. Tetë fletët e para që i mungojnë do të kenë patur frontespicin, titullin, vendin e botimin dhe mbase prejardhjen e vetë autorit.[9] Në parathënien e librit të Buzukut mësojmë drejtpërdrejtë për autorin e tij, për kulturën e tij shpirtërore dhe për përgatitjen e librit, por në mënyrë indirekte edhe nga vetë gjuha e tekstit dhe dialekti i shkrimit, i cili është gegërishtja.[3]

Ky libër përmban Librin e Orëve dhe Librin e Meshës prandaj u quajt Meshar.[15][12] Pjesën e tre të katërtave të veprës, Çabej e vëren që përmban "oficen e vogël të Zonjës, të shtatë psalmet pendestare, litanitë e shenjtvet, disa copë nga të ritualit e të katekizmit dhe meshët e së kremteve kryesore të vitit".[10]

Studime dhe botime

Redakto

Të parën cekje të tekstit të Mesharit e bëri Krispi më 1853, kur e citoi në veprën e vet Memorie storiche su alcune costumanze delle colonie albanesi di Sicilia, por botoi edhe tekstin e dy fragmenteve të Mesharit me alfabetin që vetë kishte krijuar.[11]

Botimi i parë i plotë u bë më 1958 nga Namik Resuli, duke përfshirë një fotokopje dhe transkriptimin.[16] Botimi i punimit Il Messale të Resulit nga Biblioteka e Vatikanit mund të thuhet se ia riktheu në kujtesë Institutit të Gjuhësisë në Tiranë. Më 1963 Rrota i kërkoi Kostallarit një kopje të Mesharit që të mund të niste punën me transkriptimin, por drejtori i Institutit iu përgjigj se të vetmen kopje në disponim po e punonte Çabej.[17] Punim i cili u botua më dy vëllime më 1968 në Tiranë, ku vëllimi i parë ka një studim hyrës me tekstin e transliterimin e plotë të tekstit, ndërsa vëllimi i dytë përmban një faksimile të origjinalit si dhe transkriptimin fonetik.[16]

Shtatë psalmet pendestare e vërejtur nga Çabej,[10] mendohet se mund të jenë hartuar ose përshtatje të lira nga Buzuku të PsalteritBesëlidhjen e Vjetër.[18]

Përkthim apo vepër origjinale

Redakto

Sipas shumë studjuesve vendas dhe të huaj, vepra përbën një përkthim nga librat e liturgjisë së krishterë katolike në gjuhë latine.[3][4][5][6][7][19] Sipas Xhevat Lloshit, nuk ka mundësi të gjendet një libër në një gjuhë të huaj, i cili të përputhet nga ndërtimi me librin e Buzukut.[20]

Rëndësia

Redakto

Rëndësia e këtij libri për gjuhën, letërsinë dhe kulturën shqiptare është monumentale. Aty gjendet shqipja e shekullit XVI dhe një pasuri e madhe e fjalorit.[3] Gjuha e veprës është gegërishtja e shekullit XVI, e shkruar me alfabetin latin të tipit gjysmë gotik. "Kemi të bëjmë pikësëpari, pohon Çabej, me një gjuhë letrare, prodhim i një zhvillimi të mëparmë të shkrimit dhe të përpunimit nga ana e këtij shkrimtari".[2]

Literatura

Redakto
  • Hamiti, Sabri (1995). Letërsia e vjetër shqipe. Prishtinë.{{cite book}}: Mirëmbajtja CS1: Mungon shtëpia botuese te vendodhja (lidhja)
  • Anamali, Skënder; Prifti, Kristaq (2002). Historia e popullit shqiptar: vëllimi i parë. Tiranë: Toena. ISBN 9992716223.
  • Elsie, Robert (2005). Albanian Literature: A Short History (në anglisht). I.B. Tauris. ISBN 978-1-84511-031-4.

Referime

Redakto
  1. ^ Nadin, Lucia (2012). Shqipëria e rigjetur – zbulim gjurmësh shqiptare në kulturën dhe artin e Venetos në shek.XVI. Tiranë: Onufri. fq. 230–325.
  2. ^ a b Anamali 2002, p. 697.
  3. ^ a b c d Hamiti 1995, p. 27
  4. ^ a b Pipa, Arshi (2014) [1978]. "Trilogia Albanica III: Albanian Literature: Social Perspectives" [Trilogjia Albanika III: Letërsia shqipe: Perspektiva shoqërore]. Përkthyer nga Primo Shllaku. Princi. fq. 182. ISBN 978-9928-4090-9-6.
  5. ^ a b Kola, Prel (2007). Demiraj, Bardhyl (red.). "'Meshari' i Buzukut - vepër për kremtimin liturgjik". Nach 450 Jahren: Buzukus "Missale" und seine Rezeption in unserer Zeit: 2. Deutsch-Albanische Kulturwissenschaftliche Tagung in München vom 14. bis 15. Oktober 2005. Otto Harrassowitz Verlag: 253. ISBN 9783447054683.
  6. ^ a b Hansen, Björn; De Haan, Ferdinand (2009). Modals in the Languages of Europe: A Reference Work (në anglisht). Walter de Gruyter. fq. 230. ISBN 9783110219203.
  7. ^ a b Bombi, Raffaella; Graffi, Giorgio (1998). Ethnicity and language community: an interdisciplinary and methodological comparison (në italisht). Forum. fq. 267. ISBN 9788886756358.
  8. ^ Elsie, Robert (2010). Historical Dictionary of Albania (në anglisht). Rowman & Littlefield. fq. 274. ISBN 9780810861886.
  9. ^ a b c Çabej, Eqrem (1977). "Gjon Buzuku dhe gjuha e tij". Studime gjuhësore. VI: 25. Duke qenë se veprën e shkroi aty nga mesi i shekullit të XVI-të, në një moshë kur ka qenë sigurisht burrë i pjekur, mund të themi se ai rroi dhe u zhvillua në atë shekull. Ç'ndikime ushtroi kjo kohë kaq e turbullt mbi autorin, jetën e tia e formimin e tij si shkrimtar, nuk mund të thuhet asgjë. Fakti që ky e nisi veprën 20 mars 1554 dhe e mbaroi me 5 janar 1555.
  10. ^ a b c d e Vehbiu, Ardian (9 shtator 2013). "Para-Buzuku (II)". peizazhe.com. Marrë më 5 tetor 2019.
  11. ^ a b c Mandalà, Matteo (2007). "Buzuku në Sicili: studimet gjuhësore dhe filologjike të Imzot Pal Skiroit, Gaetano Petrotës dhe Marko la Pianës". Nach 450 Jahren: Buzukus "Missale" und seine Rezeption in unserer Zeit: 2. Deutsch-Albanische Kulturwissenschaftliche Tagung in München vom 14. bis 15. Oktober 2005. Otto Harrassowitz Verlag. fq. 225–227. ISBN 9783447054683.
  12. ^ a b Bulo, Jorgo (2007). "'Meshari' i Gjon Buzukut dhe Koncili i Trentos". Nach 450 Jahren: Buzukus "Missale" und seine Rezeption in unserer Zeit: 2. Deutsch-Albanische Kulturwissenschaftliche Tagung in München vom 14. bis 15. Oktober 2005. Otto Harrassowitz Verlag. fq. 217. ISBN 9783447054683.
  13. ^ Mandalà 2007, p. 229.
  14. ^ Domi, Mahir (1965). "Justin Rrota (17.II.1889 - 20.II.1964)". Studime filologjike. 1: 219.
  15. ^ Hamiti 1995, p. 27
  16. ^ a b Elsie, Robert (2005). Albanian Literature: A Short History (në anglisht). London: I.B.Tauris. fq. 12. ISBN 9781845110314.
  17. ^ Ndoja, Leka (2013). Tjetërsimi i veprës intelektuale gjatë komunizmit në Shqipëri. Tiranë: ISKK. fq. 68. ISBN 978-9928-168-12-2.
  18. ^ Berisha, Anton N. (16 shkurt 2021). "Rreth shtatë poezive apo poemës së parë shqipe për shtatë mëkate moratare të Gjon Buzukut". Ex Libris. Tiranë (117): 7.
  19. ^ Krasniqi, Milazim (2015). E kujt është kjo kulturë. Shkup: Logos-A. fq. 90–91. ISBN 9789989585753. E vërteta shkencore është që "... përpara të gjithave, do të kemi parasysh që, me përjashtimin e ndonjë fraze vetiake t'autorit hedhur tek-tuk nëpër tekst, ky libër është fund e krye një përkthim". (Çabej, Studime V, Prishtinë: Rilindja, fq. 25)
  20. ^ Lloshi, Xhevat (17 tetor 2020). "Një vështrim tjetër për librin e parë shqip". Arkivuar nga origjinali më 27 tetor 2020. Marrë më 23 tetor 2020.