Leonardo de Martino (Katundi, 5 mars 1840 - Kuvendi i Sarnos pranë Napolit, 12 korrik 1923) ka qenë frat françeskan dhe poet arbëresh. Ka vënë në skenë të parë dramë në gjuhën shqipe, Nata Këshnellavet dhe ka qenë mësuesi i disa figurave të lëvizjes kombëtare shqiptare.

Biografia

Redakto

U lind më 5 mars 1840, i biri i Leopoldit dhe Elizabeta Robertit nga Kastelfranko i Meskanos. Për fëmijërinë e tij dihet shumë pak, Urdhri Françeskan i Fretënve Minor Observantë të Sant' Angelo-s në Pulje e pranoi në kuvendin e vet. Ka qenë nxënës i Propagandës Fide në Romë, dhe herët i lindi dëshira për të shërbyer në viset shqiptare. Veshi zhgunin më 25 maj 1858, bëri kushtet e përkohshme më 26 mars dhe më 22 shtator 1859 kushtet e përjetshme. Çoi meshën e parë më 14 maj 1865. Përfundoi studimet teologjike në Institutin e Propagandës Fide në Romë.[1]

U caktua me shërbim baritor në viset shqiptare, ku shërbeu për gati katërdhjetë vjet, nga 1865 deri më 1881. Shërbeu si famullitar në Troshan, më 1871 nxiti hapjen e shkollës femërore, më pas qe sekretar i ipeshkvit të Sapës Imzot Pietro Severinit dhe ndoqi misionet ndër male.[1] Një periudhë shërbeu edhe si sekretar i Bib Dodë Pashës, dhe mësues i të birit, Prengës. Gjithashtu i dha mësim në vogëli Filip Shirokës,[2] Gjergj Fishtës dhe Ndre Mjedjës.[3]

Sipas Elsiet, më 1880 ka vënë në skenë të parën dramë në gjuhën shqipe, Nata Këshnellavet.[4] Ka përkthyer Natale nga Alesandro Manxoni, Ora pro nobis nga Parxanese, himnet e Marinonit, Metastazit, himnin e Zonjës së Këshillit të Mirë, etj.

Më 1881 iu botua përmbledhja L'Arpa d'un italo-albanese, në Venecie.[5]

Në shenjë nderimi, i kushtojnë dy tingëllima Ndue Bytyçi dhe Filip Shiroka.[5] Më 1897 u nderua me titullin Kont i Komendës së Kurorës së Italisë dhe Kont i Petrelës dhe i Sfetigradit. Biblioteka publike e vendlindjes mbart emrin e tij që nga 30 maji i 1987.[1]

Referime

Redakto
  1. ^ a b c "Clero illustre: P. Leonardo de Martino". en.calameo.com (në italisht).{{cite web}}: Mirëmbajtja CS1: Gjendja e adresës (lidhja)
  2. ^ "Në dekë të veteranit shqyptar, Filip Shirokës". Hylli i Dritës, vj. XI. 12: 609. dhjetor 1935. Arkivuar nga origjinali më 7 qershor 2023. Marrë më 30 maj 2022.
  3. ^ Elsie, Robert (1997) [1995]. Histori e letërsisë shqiptare [History of Albanian Literature]. Përkthyer nga Myftiu, Abdurrahim. Pejë: Dukagjini. fq. 114–115.
  4. ^ Elsie, Robert (1993). "Albanian Theater" (PDF). elsie.de (në anglisht).{{cite web}}: Mirëmbajtja CS1: Gjendja e adresës (lidhja)
  5. ^ a b Marku, Kastriot (nëntor–dhjetor 2011). "Nismëtari i shkollës letrare françeskane të Shkodrës At Leonardo De Martino O.F.M. (1830-1923)" (PDF). Kumbona e së Diellës. 11/12: 24–26.