Lorenc Antoni
Lorenc Antoni (Shkup, 23 shtator 1909 - Prishtinë, 21 tetor 1991) ka qenë kompozitor, dirigjent dhe etnomuzikolog shqiptar.[1]
Biografia
RedaktoU lind në Shkup, asikohe qendra e Vilajetit të Kosovës në një familje katolike, kusheri i Gonxhe Bojaxhiut.[2] Qysh fëmijë aktivizohet në ansamble të ndryshme muzikore të shqiptarëve. Studion privatisht muzikë në Shkup dhe Beograd. Pas shkollimit në Fakultetin Filozofik të Shkupit kthehet në Ferizaj dhe më pas ngre të parën shkollë të ulët dhe të mesme muzikë “Josip Sllavenski” në Prizren më 1948. Po në këto vite drejton si dirigjent edhe korin e shkollës muzikore, atë të shoqërisë kulturore artistike “Agimi” si dhe orkestrën simfonike të qytetit të Prizrenit. Pas këtyre viteve vazhdon të merret intensivisht me kompozime, dirigjime të veprave, veprimtari pedagogjike etj. Në fushën e studimit të folklorit, Lorenc Antoni vlerësohet se i pari mblodhi dhe botoi shtatë vëllime të muzikës popullore shqiptare të Kosovës, Maqedonisë, Malit të Zi dhe Moravës Jugore të shoqëruar me analiza etnomuzikologjike mbi gjithë këtë lëndë që është transkiptuar po prej tij. Ka kompozuar edhe muzikë, ndër to dallohen kompozimet vokale. L. Antoni konsiderohet edhe si kompozitori i brezit të parë të kompozitorëve të Kosovës. Sipas Prof. Engjëll Berishës, në përgjithësi veprat e Lorenc Antonit bazohen në idiomën muzikore popullore shqiptare. Veçojmë këtu "Kanga e Rexhës" e cila respektohet dhe dëgjohet edhe në ditët e sotme . Gjithashtu ai bëri përpjekje për hapjen e shkollës së parë të muzikës më 1948 në Kosovë
Nderime
Redakto- Shoqata e artistëve pamorë të Ferizajit mban emrin e tij poashtu dhe shkolla e muzikes ne Prizren.
Veprat
RedaktoVeprat letrare
Redakto- “Këngë popullore shqiptare të Kosovës dhe Metohisë”, Prishtinë 1953
- “Folklori muzikor shqiptar”, me shtatë vëllime, Prishtinë 1956-1977
- “Balada dhe legjenda”, Prishtinë 1973
- “Përrallat”. I, Prishtinë 1979
- “Kërkime folklorike”, Prishtinë 198
- “Përrallat”, II, Prishtinë 1982ë
- “Këngë kreshnike”, I,II,III
- “Vajtime, gjamë dhe elegji
- “Këngë dasme”, I,II etj.
Artikuj shkencorë
Redakto- “Folklori muzikor shqiptar”, tek “Jeta e re”, 1949, nr. 1
- “Format e ritmit të këngëve popullore shqiptare”, tek “Jeta e re”, 1949 (nr. 1), 1950 (nr. 5 dhe 6) 1951(nr. 1)
- “Bazat tonale të këngëve popullore shqiptare”, tek “Përparimi”, , 1952, nr. 11-12
- “Këngët popullore nga Opoja”, tek “Përparimi”, 1959, nr. 2-3
- “Të kënduemit popullor shqiptar”, tek “Zvuk”, 1960, nr. 41-42
- “Dy mënyra të kënduemit te shqiptarët e Malit të Zi”, tek “Përparimi”, 1961
- “Format muzikore të këngëve popullore shqiptare”, tek “Zvuk”, 1963
- “Trajtat polifonike të muzikës popullore vokale të gegëve”, “Gjurmime Albanologjike”, II/1972
- “Elementët polifonikë në muzikën popullore të Opojës”, Gjurmime Albanologjike”, II/1974 etj.
Referime
Redakto- ^ Tole, Vasil (2001). "Antoni, Lorenc". Folklori muzikor: Enciklopedia e muzikës popullore shqiptare. Vëll. 3. Shtëpia Botuese e Librit Universitar. Arkivuar nga origjinali më 18 nëntor 2019. Marrë më 7 nëntor 2019.
- ^ Robert Elsie (2004). Historical Dictionary of Kosova (në anglisht). Scarecrow Press. fq. 18. ISBN 978-0-8108-5309-6.
Ky artikull në lidhje me muzikën është i cunguar. Ju mund të ndihmoni Wikipedian duke e zgjeruar atë. |