Loro Kovaçi

aktor shqiptar
(Përcjellë nga Loro Kovaci)

Loro Kovaçi u lind më 30 gusht të vitit 1903Shkodër dhe vdiq më 16 korrik të vitit 1966 në Tiranë. Ishte një ndër aktorët e parë shqiptar dhe për veprimtarinë e tij artistike është vlerësuar me titullin "Artist i Popullit". [1]

Aktivitetin teatror e filloi që nga viti 1920. Pas një përvoje të gjatë në teatrin amator,më 1 shtator 1946, së bashku me Pjetër Gjokën e të tjerë, vjen në teatrin e Ushtrisë. Më 1 shtator 1947 kalon pranë Teatrit Popullor të Tiranës si aktor profesionist. Roli i tij i parë ishte në komedinë "Prefekti". Interpreton më vonë në pjesët "Rrënjët e thella","Skenderbeu", "Guvernatori i Provincës", “Karakteri moskovit", "Otello", "Revizori", "Intrigë dhe dashuri", "Orët e Kremlinit", "Hamleti", "Mbreti Lir", "Trimi i mirë me shokë shumë", etj. Roli i fundit në skenën e Teatrit Kombëtar ishte roli i kolonelit italian në dramën "Tri të shtëna pushke", të cilin ai e interpretoi vetëm dy herë.

Ka marrë pjesë në disa filma artistikë shqiptarë, duke filluar nga “Skënderbeu”.

Filmografia

Redakto
  1. Komisari i dritës (1966) .... Baca
  2. Toka jonë (1964) .... Tuç Maku
  3. Detyrë e posaçme (1963) .... Gjergj Nikolla
  4. Debatik (1961) .... Drejtori italian
  5. Furtuna (1959) ....Komandanti Ballist
  6. Fëmijët e saj (1957) .... Beqiri
  7. Skënderbeu (film)

Refereime

Redakto
  1. ^ Fjalori enciklopedik shqiptar. Vëll. Vëllimi i dytë: H-M (bot. Botimi i ri). Tiranë: Akademia e Shkencave e Shqipërisë. 2008. fq. 1328. ISBN 978-99956-10-28-9.