Luciano Motroni
Luciano Motroni (Livorno, Itali, 1905 - Prizren, Kosovë, 1989) ishte një mjek i kirurgjisë së përgjithshme që dha një kontribut të konsiderueshëm edhe në fushën e arsimit dhe ngritjes profesionale të kuadrove të mjekësisë. [1] [2] [3]
Biografia
RedaktoDr. Luciano Motroni u lind në vitin 1905 në Livorno të Italisë ku edhe kreu arsimin fillor dhe të mesëm. Studimet për mjekësi i vazhdoi në Romë ku diplomoi në vitin 1930. Një kohë punoi si kirurg në Romë pastaj profesionin e kirurgut e vazhdoi në Durrës. Në shkurt të vitit 1942 vjen në qytetin e Prizrenit ku punoi dhe jetoi deri në fund të jetës. Punoi si kirurg në Spitalin e Prizrenit deri në pensionim në vitin 1974. Gjatë karrierës së tij 32 vjeçare të punës në Spitalin e Prizrenit, pa orar të caktuar kreu operacione të ndryshme jo vetëm në lëmin e kirurgjisë por edhe të ortopedisë, urologjisë dhe gjinekologjisë. U dallua gjithashtu edhe në fushën e arsimit dhe ngritjes profesionale të kuadrit të ri mjekësor. Në nder të kontributit të tij për zhvillimin e mjekësisë dhe arsimit profesional mjekësor një shkollë e mesme në qytetin e Prizrenit e mban emrin e tij. [1] [2] [3]
Shih edhe
RedaktoReferime
Redakto- ^ a b Kraja, Mehmet, red. (2018). "Fjalori Enciklopedik i Kosovës". (Encyclopedic Dictionary of Kosova). Vëll. 2. Prishtinë: Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovës. fq. 1132. ISBN 9789951615846. OCLC 1080379844.
- ^ a b Redaksia PortAlb.mk (27 mars 2016). "Shokët tanë të mirë". PortAlb.mk. Marrë më 6 qershor 2020.
- ^ a b Krasniqi, S. (27 dhjetor 2019). "Në kujtesën e qytetit: Dr Luciaono Motroni, mjeku nga Italia që u dashurua përjetësisht me Prizrenin". prizrenisot.com. Prizreni Sot. Arkivuar nga origjinali më 6 qershor 2020. Marrë më 6 qershor 2020.