Ludwik Łazarz Zamenhof (Ludwik Lejzer) (15 dhjetor, 1859 - 14 prill, 1917) ishte një okulist me prejardhje çifuto-polake i cili e krijoi gjuhën ndërkombëtare Esperanto.

Ludwik Lejzer Zamenhof, 1908

Zamenhof lindi në 1859 në qytetin e BiałystokutPoloni, gjatë kohës kur Polonia ishte pjesë e Perandorisë Ruse. Białystoku një qytet i vogël por me shumë etni, me polakë, bjellorusë dhe me çifutë. Zamenhofi e kuptoi se një gjuhë e përbashkët do t'i bashkonte ata dhe do ti ndalte grindjet.

Thuhet se gjuhë amtare kishte polonishten. Prindërit e tij i flisnin rusisht dhe hebraisht. I ati ishte mësues gjermanishteje, ndaj dhe Zamenhofi e mësoi atë gjuhë që i vogël. Më vonë ai mësoi frëngjisht, latinisht, greqisht dhe anglisht. Ai gjithashtu pati një interes për italishten, spanjishten dhe lituanishten.

Ishte i mendimit se Esperantoja duhet të jetë më e thjeshtë se gjuha Volapuk, gjuha ndërkombëtare e krijuar nga gjermani Johann Martin Schleyer.

1887 u botua për herë të parë libri për mësimin e gjuhës Esperanto.

Lidhje të jashtme

Redakto

Shiko dhe këtu

Redakto
  Commons: Ludwik Lejzer Zamenhof – Album me fotografi dhe/apo video dhe material multimediale