Luiz Ejlli

Këngëtar dhe aktor shqiptar

Luiz Ejlli (lindur më 12 korrik 1985) është këngëtar, aktor, diplomat dhe ish-noter. Ejlli fitoi edicionin e 44-tëFestivalit të Këngës duke përfaqësuar kështu ShqipërinëEurovision 2006. Ai njihet kryesisht për pjesëmarrjen e tij në sezonin e dytë të Big Brother Albania VIPTop Channel, ku ai fitoi vendin e parë.

Luiz Ejlli
Background information
Lindi (1985-07-12) 12 korrik 1985 (39 vjeç)
Shkodër, Shqipëri
OrigjinaDukagjin, Shqipëri
  • këngëtar
  • muzikant
  • personazh televiziv
  • aktor
Vitet aktik2004-vijon

Jeta personale

Redakto

Luiz Ejlli studioi në shkollën e mesme artistike "Prenk Jakova"Shkodër për muzikë në instrumentin e fagotit. Më 24 dhjetor 2022, u bë pjesë e reality-show më të njohur në Shqipëri Big Brother VIP Albania 2 i cili me të mori famë nga të njohur e të panjohur që e shikonin 24 orë në 24 live nga shtëpia. Ai u shpall finalist i këtij edicioni dhe në finalen e madhe të datës 6 maj, Luiz Ejlli u shpall fitues i Big Brother Albania VIP 2. Në këtë datë, ai kurorëzoi martesën me të dashurën e tij, Kiara Tito, në Tiranë që e propozoi për martesë disa ditë më parë në shtëpi.

Karriera artistike

Redakto

Në edicionin e parë të shfaqes Ethet e të Premtes Mbrëma u spikat talenti i tij si këngëtar, i cili arriti në pesë më të mirët. Në edicionin e dytë të këtij spektakli, ai fitoi çmimin e parë.

Pasi fitoi edicionin e 44-të të Festivalit të Këngës, ai përfaqësoi Shqipërinë në Eurovision 2006.[1]

Në vitin 2023 Luiz Ejlli thyen rekorde[2] shikueshmërie në rrjetet sociale pasi u bë anëtar i reality show më të famshëm që u pa nga shikuesit anembanë Big Brother Albania VIP[3].

Gjatë kësaj periudhe që qëndroi në shtëpi ai arriti shifra shumë të larta shikueshmërie ku në më pak se 1 muaj kënga e tij më e fundit "Me ty"[4] dedikuar banores të dashurës së tij Kiara Tito arriti 10 milion shikime dhe akoma numri i shikimeve rritet me kalimin e kohës.

Pjesëmarrja në festivale

Redakto
Data Titulli Festivali
Dhjetor 2004 Hëna dhe yjet dashurojnë Festivali i 43-të në RTSH
Shtator 2005 Mëngjes Mikrofoni i Artë 2005
Dhjetor 2005 Zjarr e ftohtë Festivali i 44-të në RTSH (çmimi i parë)
Maj 2006 Zjarr e ftohtë Eurovizion 2006
Shtator 2006 Për një vajzë që di të dojë Mikrofoni i Artë 2006 (Rudi ft Luiz Ejlli & XXL)
Dhjetor 2008 Një Jetë Festivali i 47-të në RTSH (Juliana Pasha & Luiz Ejlli)
Nëntor 2010 Sa e shite zemrën Kënga Magjike 2010 (çmimi i parë)
Shtator 2011 Iluzion Netët e Klipit
Dhjetor 2013 Kthehu Festivali i 52-të në RTSH
Dhjetor 2015 Pa mbarim Festivali i 54-të në RTSH
Dhjetor 2017 Ra një yll Festivali i 56-të në RTSH (Luiz Ejlli & Rezarta Smaja)

Jeta personale

Redakto

Ejlli u martua gjatë finales së Big Brother VIP Albania 3 me banoren Kiara Tito. Çifti ka një fëmijë me emrin Luna.

Referime

Redakto
  1. ^ "Eurovision Song Contest 2006", Wikipedia (në anglisht), shkurt 19, 2023, marrë më shkurt 27, 2023
  2. ^ 'Luiz Ejlli thyen rekordin'-Eksperti zbulon qytetet ku është kërkuar më shumë | Zona Zero Top News, marrë më mars 23, 2023
  3. ^ M, N.; GazetaBlic (janar 13, 2023). "Doli më pak i preferuari i publikut, Luiz Ejlli thyen rekorde në rrjetet sociale për 3 ditë". GazetaBlic (në anglishte amerikane). Marrë më mars 23, 2023.
  4. ^ Luiz Ejlli - Me Ty (Official Video), marrë më mars 23, 2023

Rreth Luiz Ejllit

Redakto
  1. Luiz Ejlli takohet me Kevin Jacobs, fituesin e Big Brother Kanada, Lokimagazine.com, marrë më 26 shkurt, 2024.
  2. Më i suksesshëm filmi i tyre apo i Borës dhe Donaldit? Ja çfarë thotë Luiz Ejlli, Lokimagazine.com. marrë më 26 shkurt, 2024.
  3. Eksperti e zbulon, kjo është shifra e “frikshme” që Luiz Ejlli fiton nga reklamat, Lokimagazine.com. marrë më 26 shkurt, 2024.
  4. Luiz Ejllin dhe Kiara Titon i gjeni tashmë edhe në libër, ja si quhet (Foto), Lokimagazine.com. marrë më 26 shkurt, 2024.
  5. Nga fotot te karriera, njihuni me Luiz Ejllin ndër vite!, Lokimagazine.com. marrë më 26 shkurt, 2024.
Çmimet dhe arritjet
Parardhësi 
Ledina Çelo
me "Tomorrow I Go"
Shqipëria në Festivalin Evropian të Këngës
2006
Pasardhësi 
Frederik Ndoci
me "Hear My Plea"