Matagushët
Matagushët (ndryshe, Matagushi ose Mataguzhi) ishte një fis shqiptar i cili në mesjetë shtrihej në Malin e Zi jugor dhe në brigjet veriore të liqenit të Shkodrës . Zona e tyre e vendbanimit përfshinte fshatin modern Matagushi, i cili e merr emrin nga ky fis.
Historia
RedaktoAta shfaqen në të dhënat historike për herë të parë në vitin 1330 në krisobullët e Deçanit si pjesë e katunit (bashkësisë baritore) shqiptare (Arbanas) të Llesh Tuzit, në një zonë që shtrihet në jug nga Komuna moderne e Tuzit përgjatë Liqenit të Shkodrës deri në një fshat afër Koplikut . Ky katund përfshinte shumë bashkësi që më vonë formuan bashkësitë e tyre të veçanta: Matagushët dhe vëllezërit e tij, Reçi dhe djemtë e tij, Bushati dhe djemtë e tij, Pjetër Suma (paraardhësi i Grudës) dhe Pjetër Kuçi, paraardhësi i parë i njohur i Kuçit . [1]
Rreth një shekull më vonë, Matagushët ishin nominalisht vasalë të Balshës III . Tokat e tyre kufizoheshin me ato të Hotit me të cilët ishin në mosmarrëveshje për tokat e kullotave në vitet 1410. Balsha mori vendimin kundër Hotit në mosmarrëveshjen me Matagushët, por me gjithë mbështetjen e tij ndaj tyre, Hoti mori në dorë tokat e diskutueshme. Matagushët u hakmorrën duke vrarë katër anëtarë të fisit Hoti. Meqenëse Balsha III përsëri kaloi në anën e Matagushëve dhe nuk bëri thirrje për dënim për vrasjet e ndodhura, Hoti kaloi në aleancë me Venedikun në këmbim të mbështetjes së tyre në vitin 1416. [2] Njerëz të këtij fisi shfaqen dy herë në kadastrën veneciane të Shkodrës në vitet 1416-147. Një Lazër Matagulshi jetonte në fshatin Grizhë, në jug të Koplikut dhe një Andrea Matagulshi jetonte në jug të Gjadrës në fshatin Kakarriq. [3] Në vitin 1455, ata shfaqen si një nga komunitetet që u betuan për besnikëri ndaj Venedikut në një asamble në ishullin Vranjina. [4] Kuvendi u organizua nga vasali venecian Stefan Crnojevi, të cilit vendbanimi i tyre, fshati modern Matagushi i paguante taksa. Tema e kuvendit ishte ripohimi i besnikërisë ndaj Venedikut përballë ekspansionit osman.
Matagushët ishin një komunitet shqiptar të krishterë ortodoks. Në vitin 1468, udhëheqësit e tyre i dhuruan Manastirit të Vranjinës një sipërfaqe toke midis Rijeka Plavnicës dhe Karabezit në brigjet e liqenit të Shkodrës. [5] Fshati Matagushi mban emrin e tyre. Ndërsa liqeni u zgjerua dhe toka humbi për shkak të rritjes së nivelit të ujit, ata duhej të zhvendoseshin në vendbanimin modern. Sot prej tyre mund të rrjedhin familjet e vëllazërisë Grbavçeviq (bratstvo) në fshat. [5]
Shih edhe
RedaktoLiteratura
Redakto- Пантелић, Никола (1983). Гласник Етнографског музеја у Београду књ. 47. Etnografski muzej u Beogradu. GGKEY:66N5JNKFLFP.
{{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - Čajkanović, Veselin (1994). Sabrana dela iz srpske religije i mitologije: Studije iz srpske religije i folklora, 1925-1942. Srpska književna zadruga. ISBN 9788637902812.
{{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - Cvijić, Jovan (1987). Sabrana dela: pt. 1. Antropogeografski spisi. Srpska akademija nauka i umetnosti. ISBN 9788639100445.
{{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - Đurić, Vojislav (1972). Научници. Матица српска.
{{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - Popović, Bogdan; Skerlić, Jovan (1937). Srpski književni glasnik.
{{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - Vukanović, Tatomir P. (1974). Etnogeneza Južnih Slovena. Narodni muzej.
{{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!)
Referime
Redakto- ^ Pulaha, Selami (1975). "Kontribut për studimin e ngulitjes së katuneve dhe krijimin e fiseve në Shqipe ̈rine ̈ e veriut shekujt XV-XVI' [Contribution to the Study of Village Settlements and the Formation of the Tribes of Northern Albania in the 15th century]". Studime Historike. 12: 94-5. Marrë më 30 janar 2020.
{{cite journal}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ Fine, John Van Antwerp (1994), The Late Medieval Balkans: A Critical Survey from the Late Twelfth Century to the Ottoman Conquest, University of Michigan Press, fq. 515, ISBN 978-0-472-08260-5
{{citation}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ Zamputi, Injac (1977). Regjistri i kadastrēs dhe i koncesioneve pēr rrethin e Shkodrës 1416-1417. Academy of Sciences of Albania. fq. 72, 100. Marrë më 29 janar 2020.
{{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ Palavestra, Vlajko (1971). "Folk traditions of the ancient populations of the dinaric regions". Wissenschaftliche Mitteilungen des Bosnisch-Herzegowinischen Landesmuseums: Volkskunde. 1: 40. Marrë më 31 mars 2020.
{{cite journal}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ a b Kovijanić, Risto (1974). Pomeni crnogorskih plemena u Kotorskim spomenicima, XIV-XVI vijek. Historical Institute of Montenegro. fq. 57. Marrë më 31 mars 2020.
{{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!)