Medreseja e BajraklisëPrizren e njohur edhe si Medreseja e Mehmet Pashës është njëra ndër medresetë më të vjetra jo vetëm në Kosovë, por edhe më gjerësisht në rajon.[1]

Kompleksi i Lidhjes Shqiptare të Prizrenit

Historiku

Redakto

Legatori i madh, Gazi Mehmed Pasha, në Prizren kishte ndërtuar më parë Hamamin në qendër të qytetit (1563/4) si dhe kompleksin e tij monumental, që përbëhet prej xhamisë të ndërtuar në vitin 1573/4 (981 hixhri), bibliotekës, medresesë, jetimores, karvan sarajit, tyrbes dhe ders'hanes (objekt i ndarë prej konviktit). Ky kompleks është një prej monumenteve më me vlerë në gjininë e vet në hapësirën shqiptare. Ngrihet brenda mureve rrethuese dhe paraqet një nga shembujt e pakët të këtyre ndërtimeve të ngritura në të kaluarën. Pjesën e jashtme të kompleksit e karakterizon streha e gjatë, pullazi i mbuluar me tjegulla, përpos kupolës së xhamisë dhe të tyrbes së Mehmet Pashës (sot Bibliotekë e Xhamisë) të cilët janë të mbuluara me plumb; dyert dhe dritaret janë të tipit të arkitekturës folklorike të Prizrenit. Pamja e jashtme e Kompleksit është shumë e bukur. Ka qenë e ngjyrosur me gëlqere. Kompleksi Monumental, me konstruksionin e vet specifik edhe në ditët sotme, është një ekzemplar i rrallë i ruajtur nga arkitektura tradicionale tek ne.[2]

Shih edhe

Redakto

Referime

Redakto
  1. ^ Ibrahimi, Nexhat, red. (2017). "Medreseja e Gazi Mehmed Pashës në Prizren". Fjalor Enciklopedik Islam. Shkup, Prishtinë, Tiranë: Shtëpia Botuese Logos. fq. 533–34.
  2. ^ "Kopje e arkivuar". Arkivuar nga origjinali më 18 maj 2023. Marrë më 25 maj 2023. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Archived copy si titull (lidhja)