Edukimi dhe arsimi në islam ka luajtur një rol të rëndësishëm që nga kohërat e hershme, pjesërisht për shkak të rëndësisë së shkrimit të shenjtë dhe studimit të tij në traditën islame. Para epokës moderne, edukimi dhe arsimi fillonte në një moshë të re me mësimin e gjuhës amtare (arabishtes) dhe studimin e Kuranit. Disa nxënës më pas vazhdonin arsimin duke studiuar tefsirin (interpretimin kuranor) dhe fëkëhun (jurisprudencën islame), e cila konsiderohej veçanërisht e rëndësishme. Për shekujt e parë të Islamit, ambientet arsimore ishin tërësisht joformale, por duke filluar në shekujt XI dhe XII, elitat qeverisëse filluan të themelojnë institucione të mësimit dhe arsimit të lartë fetar, të njohur si medrese, në përpjekje për të siguruar mbështetje dhe bashkëpunim të ylemave (dijetarët fetar). Medresetë së shpejti u shtuan në të gjithë botën islame, e të cilat ndihmuan edhe në përhapjen e mësimit islam përtej qendrave urbane dhe bashkimin e bashkësive të ndryshme islamike në një projekt të përbashkët kulturor.[1] Medresetë u morën kryesisht me studimin e ligjit islam, por ato gjithashtu ofronin edhe lëndë të tjera si teologji, mjekësi dhe matematikë. [2] Myslimanët i dalluan disiplinat historike të trashëguara nga civilizimet para-islame, siç janë filozofia dhe mjekësia, të cilat i quanin "shkencat e të lashtëve" ose "shkencat racionale", nga shkencat fetare islame. Shkencat e tipit të dikurshëm lulëzuan edhe për disa shekuj, dhe transmetimi i tyre formoi një pjesë të kornizës edukative - arsimore në Islamin klasik dhe mesjetar. Në disa raste, ato u mbështetën edhe nga institucione të tilla si Shtëpia e Urtësisë në Bagdad, por më shpesh ato transmetoheshin në mënyrë joformale nga mësuesi te nxënësi (studenti).[1] Ndërsa studimet zyrtare në medrese ishin të hapura vetëm për burra, gratë e familjeve të shquara urbane zakonisht arsimoheshin në ambiente private dhe shumë prej tyre merrnin dhe më vonë lëshonin diploma ose ixhaze (ijaza) në fushën e studimeve të hadithit, kaligrafi dhe recitim i poezisë. Gratë punuese mësonin tekste fetare dhe aftësi praktike kryesisht nga njëra-tjetra, megjithëse merrnin edhe disa udhëzime së bashku me burra në xhami dhe shtëpi private.[2] [3]

Universiteti el-Karavijin në Fes, Maroko, themeluar në vitin 859

Etimologjia Redakto

Për edukimin (arsimin) në gjuhën arabe janë përdorur tre terma e ku termi më i zakonshëm ishte ta'līm, nga rrënja `alima, që do të thotë i ditur, të qenët i vetëdijshëm dhe të nxënit. Një term tjetër është tarbiyah nga rrënja raba, që do të thotë shpirtërore dhe morale rritjen e bazuar në vullnetin e Perëndisë. I treti është termi ta'dīb nga rrënja aduba që do të thotë të jesh i kulturuar apo i rafinuar në sjelljen sociale. [4]

Historiku Redakto

Rëndësia e shkrimit të shenjtë dhe studimit të tij në traditën islame ka ndihmuar për ta bërë arsimin një shtyllë qendrore të fesë në pothuajse të gjitha kohërat dhe vendet në historinë e Islamit. Rëndësia e të mësuarit në traditën islame pasqyrohet në një numër të haditheve që i atribuohen Muhamedit, duke përfshirë edhe një që i udhëzon besimtarët të "kërkojnë diturinë, madje edhe në Kinë".[1] Ky urdhër është parë të zbatohet veçanërisht nga studiuesit, por në një farë mase edhe nga publiku i gjerë mysliman, siç ilustrohet nga diktumi i el-Zarnuji, "të mësuarit është përshkruar për të gjithë ne". Ndërsa është e pamundur të llogariten nivelet e shkrim-leximit në shoqëritë para-moderne islamike, është pothuajse e sigurt që ato ishin relativisht të larta, të paktën në krahasim me homologët e tyre evropianë.[1]

Edukimi dhe arsimi zakonisht fillonte në një moshë të re me mësimin e gjuhës amtare (arabishtes) dhe të Kuranit, qoftë në shtëpi ose në një shkollë fillore, e cila shpesh ishte e bashkangjitur në një xhami. Disa studentë më pas vazhdonin arsimin në tefsir (interpretimin kuranor) dhe fëkëhun (jurisprudencën islame), e cila konsiderohej veçanërisht e rëndësishme. [1] Edukimi dhe arsimi ishte përqendruar në memorizimin, por gjithashtu edhe në aftësimin e studentëve më të përparuar për të marrë pjesë si lexues dhe shkrimtarë në traditën e komentimit të teksteve të studiuara. Ai gjithashtu përfshinte një proces shoqërizimi të studiuesve ambicioz, të cilët vinin nga pothuajse të gjitha prejardhjet shoqërore, në radhët e ulemave.[1]

Për shekujt e parë të Islamit, mjediset arsimore ishin tërësisht joformale, por duke filluar në shekujt XI dhe XII, elitat qeverisëse filluan të themelojnë institucione të arsimit të lartë fetar të njohur si medrese në përpjekje për të siguruar mbështetjen dhe bashkëpunim edhe të ylemave. Medresetë së shpejti u shumuan në të gjithë botën islame, gjë që ndihmoi në përhapjen e mësimit islam përtej qendrave urbane dhe bashkimin e bashkësive të ndryshme islame në një projekt të përbashkët kulturor.[1] Megjithatë, mësimi mbeti i përqendruar në marrëdhëniet individuale midis nxënësve ose studentëve dhe mësuesit e tyre. Vërtetimi zyrtar i arritjes arsimore, diploma ose ixhaza, më shpesh jepej nga një studiues i veçantë sesa nga institucioni, duke e futur mbajtësin e saj brenda një gjenealogjie studiuesish, që ishte e vetmja hierarki e njohur në sistemin arsimor.[1] Ndërsa studimet zyrtare në medrese ishin të hapura vetëm për burra, gratë e familjeve të shquara urbane zakonisht ishin arsimuar në ambiente private dhe shumë prej tyre morën dhe më vonë lëshuan ixhaze në studime të haditheve, kaligrafisë dhe recitimit të poezisë. Gratë punuese mësoni edhe tekste fetare dhe aftësi praktike kryesisht nga njëra-tjetra, megjithëse kishte raste kur ato kishin mësuar së bashku me burra në mejtepe dhe shtëpi private.[2] [3]

Medresetë iu kushtuan kryesisht studimit të ligjit, por ato gjithashtu ofruan lëndë të tjera të tilla si teologji, mjekësi dhe matematikë. [2] [5] Kompleksi i medresesë zakonisht përbëhej nga një xhami, konvikti dhe një bibliotekë. Ajo mirëmbahej nga një vakëf (dhuratë bamirëse), e cila paguante rrogat e profesorëve, stipendiatë e studentëve duke mbuluar edhe kostot e ndërtimit dhe mirëmbajtjes. Medreseve, për ndryshim nga një kolegj modern, i mungonte një kurrikulë e standardizuar ose sistemi i institucionalizuar i çertifikimit.

Myslimanët dalluan disiplinat e trashëguara nga qytetërimet para-islamike, të tilla si filozofia dhe mjekësia, të cilat i quanin "shkencat e të lashtëve" ose "shkencat racionale", nga shkencat fetare islame. [1] Shkencat e tipit të dikurshëm lulëzuan për disa shekuj, dhe transmetimi i tyre formoi një pjesë të kornizës edukative në Islamin klasik dhe mesjetar. Në disa raste, ato u mbështetën nga institucione të tilla si Shtëpia e Urtësisë në Bagdad, por më shpesh ato transmetoheshin në mënyrë joformale nga mësuesi te studenti.[1]

Ndër institucionet e para dhe më të hershme të arsimit të lartë në botën islame konsiderohen Universiteti Ez-Zitouna themeluar rreth vitit 737 në Tunizi, ndërsa, Universiteti Al-Karavijin, i themeluar në vitin 859, është renditur në Librin e Rekordeve Botërore Guinness[6] [7] ashtu edhe nga UNESCO [8] [9] [10] si universiteti më i vjetër në botë për dhënien e diplomave në mënyrë të pandërprerë që nga themelimi i tij e deri më sot. [11] [12] [13] Universiteti el-Ez'her ishte një tjetër universitet i hershëm (medrese). Medreseja është një nga reliket e kalifatit Fatimid. Fatimidët gjurmuan prejardhjen e tyre tek e bija e Muhamedit Fatimah dhe e emëruan institucionin duke përdorur një variant të titullit të saj të nderit Al-Zahra (shkëlqyes).[14] Mësimi i organizuar në Xhaminë el-Azhar filloi në vitin 978.[15]

Mbi edukimin dhe arsimin Redakto

Syed Muhamed Naquib al-Attas e përshkroi qëllimin islam të edukimit dhe arsimit si një zhvillim i ekuilibruar i personalitetit të plotë përmes trajnimit të shpirtit, intelektit, unit racional, ndjenjave dhe shqisave trupore të tilla që besimi të futet në të gjithë personalitetin.[4]

Seyyed Hossein Nasr deklaroi se, ndërsa arsimi e përgatit njerëzimin për lumturinë në këtë jetë, "qëllimi i tij përfundimtar është vendbanimi i përhershëm dhe i gjithë arsimi tregon për botën e përhershme të përjetësisë".[4]

Sipas Nexh el-Balagha, ekzistojnë dy lloje të njohurive: njohuri thjesht të dëgjuara dhe ajo që është absorbuar. E para nuk ka asnjë përfitim nëse nuk përthithet. Njohuritë e dëgjuara fitohen nga jashtë dhe tjetra është dija fituar që do të thotë njohuri që ngrihet nga natyra dhe prirja njerëzore, referuar fuqisë së inovacionit të një personi.[16]

Kurani është burimi optimal i dijes. [17] Për mësimin e traditave kuranore, mejtepi (meqteb) si shkollë fillore doli në xhami, shtëpi private, dyqane, tenda, madje edhe jashtë saj.[18][4]

Edukimi dhe arsimi modern Redakto

Organizata e Konferencës Islame (OIC) deri më tani ka organizuar pesë konferenca për edukimin dhe arsimin islam, duke filluar në: Mekë (1977), Islamabad (1980), Dhaka (1981), Xhakartë (1982) dhe Kajro (1987).[19]

Në përgjithësi, grupet fetare të pakicave shpesh kanë më shumë arsim sesa grupi fetar shumicë në një vend, madje edhe më shumë kur një pjesë e madhe e kësaj pakice janë emigrantë. [20] Kjo prirje vlen edhe për Islamin: Myslimanët p.sh. në Amerikën e Veriut dhe Evropë kanë më shumë vite arsimore formale sesa të krishterët.[20] Për më tepër, të krishterët kanë më shumë vite arsimore formale në shumë vende myslimane me shumicë, si p.sh. në Afrikën Sub-Sahariane. [20] Sidoqoftë, mesataret globale të arsimit janë shumë më të ulëta për myslimanët sesa hebrenjtë, kristianët, budistët dhe njerëzit që nuk janë të lidhur me një fe. [20] Sidoqoftë, muslimanët e rinj kanë arritur përfitime shumë më të mëdha në arsim sesa cilido prej këtyre grupeve të tjera. [20]

Ekziston një perceptim i një hendeku të madh gjinor në vendet me shumicë islame, por jo gjithmonë ndodh kështu. [20] Në fakt, cilësia e edukimit dhe arsimit të grave është më e lidhur me faktorët ekonomikë sesa faktorët fetarë. [20] Dhe, megjithëse hendeku gjinor në arsim është real, ai ka vazhduar të zvogëlohet vitet e fundit. Gratë në të gjitha grupet fetare kanë siguruar përfitime arsimore shumë më të mëdha në gjeneratat e fundit sesa burrat.[20]

Shih edhe Redakto

Referime Redakto

  1. ^ a b c d e f g h i j Jonathan Berkey (2004). "Education". përmbledhur nga Richard C. Martin (red.). Encyclopedia of Islam and the Muslim World (në anglisht). MacMillan Reference USA.
  2. ^ a b c d Lapidus, Ira M. (2014). A History of Islamic Societies (në anglisht). Cambridge University Press (Kindle edition). fq. 210-217. ISBN 978-0-521-51430-9.
  3. ^ a b Berkey, Jonathan Porter (2003). The Formation of Islam: Religion and Society in the Near East, 600–1800 (në anglisht). Cambridge University Press. fq. 227.
  4. ^ a b c d Staff, Writer. "Islam - History of Islamic Education, Aims and Objectives of Islamic Education". education.stateuniversity. (në anglisht).
  5. ^ Hallaq, Wael B. (2009). An Introduction to Islamic Law (në anglisht). Cambridge University Press. fq. 50.
  6. ^ The Guinness Book Of Records, Published 1998, ISBN 0-553-57895-2, p. 242
  7. ^ Oldest University
  8. ^ "Medina of Fez". UNESCO World Heritage Centre (në anglisht). UNESCO. Marrë më 7 prill 2016.
  9. ^ "Medina of Fez" (në anglisht). UNESCO. Marrë më 31 korrik 2012.
  10. ^ Gaudio, Attilio (1982). Fès: Joyau de la civilisation islamique (në frëngjisht). Paris: Les Presse de l'UNESCO: Nouvelles Éditions Latines. ISBN 2723301591.
  11. ^ Seelinger, Lani. "The 13 Oldest Universities In The World". Culture Trip (në anglishte amerikane). Marrë më 2017-05-30.
  12. ^ Joseph, S, and Najmabadi, A. Encyclopedia of Women & Islamic Cultures: Economics, education, mobility, and space. Brill, 2003, p. 314.
  13. ^ Esposito, John (2003). The Oxford Dictionary of Islam (në anglisht). Oxford University Press. fq. 328. ISBN 978-0-1951-2559-7.
  14. ^ Halm, Heinz. The Fatimids and their Traditions of Learning. London: The Institute of Ismaili Studies and I.B. Tauris. 1997.
  15. ^ Donald Malcolm Reid (2009). "Al-Azhar". përmbledhur nga John L. Esposito (red.). The Oxford Encyclopedia of the Islamic World (në anglisht). Oxford: Oxford University Press. doi:10.1093/acref/9780195305135.001.0001. ISBN 978-0-19-530513-5.
  16. ^ Mutahhari, Murtaza (2011-08-22). Training and Education in Islam (në anglisht). Islamic College for Advanced Studie. fq. 5. ISBN 978-1904063445.
  17. ^ Fathi, Malkawi; Abdul-Fattah, Hussein (1990). The Education Conference Book: Planning, Implementation Recommendations and Abstracts of Presented Papers (në anglisht). International Institute of Islamic Thought (IIIT). ISBN 978-1565644892.
  18. ^ Viv, Edwards; Corson, David (1997). Encyclopedia of Language and Education (në anglisht). Kluwer Academic publication. ISBN 978-1565644892.
  19. ^ Staff, Writer. "Education". oxfordislamicstudies (në anglisht).
  20. ^ a b c d e f g h NW, 1615 L. St; Suite 800Washington; Inquiries, DC 20036USA202-419-4300 | Main202-857-8562 | Fax202-419-4372 | Media. "Key findings on how world religions differ by education". Pew Research Center (në anglishte amerikane). Marrë më 2019-11-10.{{cite web}}: Mirëmbajtja CS1: Emra shifrorë: lista e autorëve (lidhja)