Milaim Fazli Kadriu është aktivist i qështjes kombetare dhe themelues i Partisë Popullore Shqiptare (PPSH)

Milaim Kadriu
U lind në18 maj 1949
KombësiaShqiptar
ProfesioniPolitikan, jurist

Biografia

Redakto

Milaim Kadriu u lind me 18 maj 1949 në fshatin Revuç, komuna e Besianës ish (Podujeva). Shkollën fillore e kreu në vendlindje. Gjatë shkollimit fillor tregoi aftësi të jashtëzakonshme sa që i kreu tre klasë për një vit. Brenda vetëm pesë viteve përfundoi shkollimin fillor, kurse gjimnazin e përfundoi në Podujevë. Fakultetin Juridik e mbaroi në Prishtinë. Qysh si i ri kishte ide dhe pikëpamje atëdhetare sa që për arsye patriotike e lëshoi edhe Akademinë e Lartë Ushtarake në vitin 1968Beograd pasi që nuk mund t’i duronte fyerjet dhe maltretimet që i’u bënin shqiptarëve në baza nacionale. Më 1973 u punësua në Kuvendin e Kosovës në cilësin e këshillarit në Komisionin për Lutje dhe Ankesa. Këtë pozitë e mbajti gjerë në vitin 1989.

Aktiviteti Politik

Redakto

Gjatë vitit 1989 në diskutimet kushtetuese në Kuvendin e Kosovës ku morën pjesë bartësit më të lartë të institucioneve të Kosovës haptazi kërkoi shtetësi për Kosovën dhe për këtë arsye u dëbua nga puna dhe ishte nën përcjelljen e vazhdueshme të sigurimit ushtarako policor serbo-sllav.

Po në të njëjtin vit ishte anëtar i Kuvendit themelue të LDK-së. Me 1991 së bashku me disa veprimtar kosovar formoi Partinë Popullore Shqiptare të Kosovës me që rast në Kuvendin e parë zgjedhor të PPSH-së me shumicë votash u zgjodh kryetar i saj.

PPSh-ja themeloi disa degë në territorin e Kosovës dhe ishte ndër partitë e pakta që nuk u ndan në krahe e nuk u përça. Ne Kuvendin e dytë zgjedhor i cili u mbajt me 1995 u rizgjodh përsëri kryetar i saj. Partia Popullore Shqiptare ishte ndër partitë e para të krijuara në Kosovë e cila ndihmoi pluralizmin dhe sensibilizoi opinionin e mbrendshëm dhe atë ndërkombëtar në lidhje me situatën e rënde që mbretëronte në atë kohë në Kosovë. Gjatë këtyre viteve Milaim Kadriu pati shumë takime me diplomatë të huaj dhe intelektual kosovar. Në emër të Partisë Popullore u dërgua Memorandum Institucioneve Evropiane dhe Botërore i cili paraqiste gjendjen reale dhe te padurueshme që po kalonte populli shumicë shqiptare dhe të tjerët sepse shteti kolonial serb shqiptarët i luftonte si shqiptar por edhe si mysliman.

Gjatë këtyre viteve ka mbajtur mbi 36 tribuna politike e shumë tubime në gjithë Kosovën me qëllim të sensibilizimit, përgatitjen dhe ngritjen e vetëdijes kombëtare edhe dhe për gjendjen e rendë të papërballueshme që mbretëronte në Kosovë. Kontribut të veçantë ka dhënë edhe si pjesëmarrës aktiv në Pajtimin e Gjaqeve në Kosovë. Më 1989 u themelua Shoqata për Riatdhesimin e Shqiptarëve të shpërngulur nga Trojet etnike, ku në kryesin e saj ishin elita intelektuale e Kosovës të përbëre nga historianë, politikolog, psikolog etj., ndër t`a edhe Psikologu i njohur kosovar Prof. Dr haxhi Pajazit Nushi, Prof. Dr. Skender Riza, Prof. Hakif Bajrami, Prof. Dr.Skelezen Raca, Prof. Dr. Masar Rizvanolli, ekonomist haxhi Musa Bajraktari e shumë të tjerë. Me propozimin e Musa Bajraktarit u propozua që Milaim Kadriu të zgjidhet kryetar i kësaj shoqate. Milaim Kadriu u zgjodh kryetar i kesaj shoqate njëzëri.

Nën drejtimin e tij u mbajtën mbi 96 tubime në trojet etnike shqiptare dhe në diasporë ku morën pjesë mbi gjysmë milioni njerëz, ku gjatë këtyre tubime me anë të ligjëratave nga profesor eminente dhe kuadrat tjera iu bëhej apel që të mos lëshohej Kosova dhe shpjegohej memorandumi i vitit 1986 nga Akademia e Shkencave dhe e Arteve te Serbisë, Kisha Ortodokse, politika serbe dhe elita intelektuale ushtarake, i cili kishte të bëjë me politikat serbe për shfarosjen e Kombitshqiptar. Me 1991 M. Kadriu ka qenë kryetar i Referendumit për Kosovën shtet i pavarur dhe neutral për lokalitetin me të madh në Prishtinë – lagjen Dardania, i cili referendum kaloi me sukses te plotë. Nga viti 1992 gjithashtu ka qenë aktivist dhe anëtar i këshillit të LPK-së –themeluesja e UÇK-së. Gjatë kësaj periudhe 35 vjeçare të aktivitetit politik ka qenë disa herë i ftuar në në të ashtuquajturat biseda informative, i kërcënuar dhe i maltretuar, i është kërcënuar edhe familja shpesh herë sepse 4 vëllezërit i kishte luftëtar të UÇK-se, ndërsa shtëpia e tij ishte bazë logjistike e UÇK-së në vendlindjen në Revuç.

Gjate kësaj periudhe ka dhënë shumë opinione, ka marrur pjesë në debate publike me intelektual serbe dhe ka dhënë intervista si brenda vendit ashtu dhe jashtë vendit dhe qendrimet e tija pa ekuivoke i ka shprehur edhe në medimet jugosllave pa kurrfarë frike.

Pas përfundimit te luftës më 1999 është zgjedhur kryetar i komisionit për lutje dhe ankesa në Qeverinë e Perkohëshme të Kosovës dhe njëkohësisht ka mbajtur edhe postin e kryetarit të komisionit për hartimin e ligjeve pastaj është emeruar zëvendës minister i drejtesisë në këtë qeveri. Ne vitin 2000-2001 ka qenë sekretar i grupit për qështje ekonomike të Keshillit Tranzitor të Kosovës. Është politikani i parë që për herë të parë publikisht ka deklaruar në vitin 1992 se stuktura etnike e popullsisë së Kosovës është 92 % shqiptare për çka janë alarmuar caqt shoveniste serbe te cilat deklaronin se në Kosovë nuk mund të ketë më shumë se 300.000 shqiptar. Ka qenë në listën e sigurmit serbo-sllav për likuimdim sipas disa informatve që ka poseduar Partia Popullore, por falë Zoti sot është shendosh e gjallë. Në gupin për qeshtejn ekonomike ka propozuar që të themelohet Kompania ajrore Kosova Airlines e cila në atë kohë u kendershtua rrept nga UMNIK-u, mirë po kjo gjë sot është arritur. Ka punuar edhe si këshilltar juridik i kompanisë "Rimida" nga Prishtina dhe ka qenë shef i shërbimit juridik në kompanin "Kosova Shped" gjerë në privatizimin e saj në vitin 2007.

Që nga pas lufta merret me studimin e Islamit dhe figurës më madhore që ndryshoi botën Muhammedin a.s. për të cilin edhe ka botuar një artikull të shkëlqyer në gazetën "Besa" me titull "Personaliteti më i shquar i gjinise njerezore". Është duke punuar dhe shpreson që në të ardhmën e afërt ta botoj edhe një libër për aspektin politik, shoqëror, e shpirtëror që kishte Muhamedi a.s..

Burimet

Redakto