Mehdi (Arabisht: مهدي) do të vijë para Ditës Gjykimit, i cili do të sundojë për pesë, shtatë, nëntë ose nëntëmbëdhjetë vjetë (sipas transmetimeve të ndryshme). Sipas myslimanëve sunni, Mehdiu do të vijë, ndërsa sipas myslimanëve shia, Mehdiu ka lindur dhe është zhdukur derisa të vijë në një kohë. Sipas dymbëdhjetë imamëve, imami i dymbëdhjetë është Mehdiu.

Kaligrafia e Muhamed el-Mehdiut

Transmetimet e haditheve

Redakto
  • Transmetohet që Said bin Musajab të ketë thënë:
  • Muhammedi ka thënë për Mehdiun:

Emri i tij do të jetë si emri im, ndërsa emri i babait të tij do të jetë si emri i babait tim.

Ne ishim me Umm Seleme dhe diskutonim për Mehdiun. Ajo tha: e kam ndëgjuar të dërguarin e Allahut: Mehdiu është një nga pasarëdhësit të Fatimes. [Sunen Ibn Mexhe]

Mehdiu është prej neve. Allahu do ta drejtoj atë brenda në një nate. [Sunen ibn Mexhe]

Islami i sunnive

Redakto

Myslimanët sunni besojnë ndryshe nga myslimanët shia. Synitët besojnë se Mehdiu do të vijë para Ditës së Gjykimit.

Islami i shiave

Redakto

Shiitët mendojnë se Muhammed bin el-Hasan el-Askeri është Mehdiu i premtuar, i cili do të vijë para Ditës së Gjykimit. Sipas shiave, Mehdiu ka lindur dhe një ditë do të vijë së bashku me Isain, Jezusin mysliman, për ta mbushur botën me drejtësi. Sipas shiave, Mehdiu u lind në Samarra, qytet në Irak.

Sipas shiave, do të ndodhin disa ngjarje para se Mehdiu të vijë. Këto ngjarje janë:

  • Pjesa më e madhe e njerëzve që pretendojnë që janë mysliman do të jenë vetëm në emër, pavarësisht praktikimit të tyre të riteve islame dhe do të jenë ata që do të bëjnë luftë me Mehdiun.
  • Para ardhjes së tij, do të bëhet lufta e kuqe dhe lufta e bardhë, e cila dy e treta e njerëzve do të vdesin. Një e treta do të vdesin nga lufta e kuqe, ndërsa një treta do të vdesin nga lufta e bardhë.
  • Do të bëhet një luftë e madhe në tokën e Sirisë, derisa të shkatërrohet.