Muharrem Ibrahimi

This is the stable version, checked on 15 maj 2020. Template changes await review.

Muharrem Ibrahimi, u lind më 02 08 1959Gjilan, është ushtarak shqiptar.

Major - Muharrem Ibrahimi Ushtarak shqiptar, Shef i Zonës Operative te Karadakut Muharrem Ibrahimi, u lind në një familje 9 anëtarëshe qytetare, prej nënës Xhemile dhe babait Raifit, familje kjo që ka prejardhjen prej fshatit Ivajë të Rrethit të Leskocit, e cila ishte shpërngulur me dhunë qysh në vitin 1878. Shkollimin fillor dhe të mesëm i kreu në vendlindje gjegjësisht në Gjilan.

Qysh si fëmijë kishte shprehur dëshirën të bëhej ushtarak. Babai i tij Raifi, duke e parë dëshirën e tij të madhe dhe i vetëdijshëm se edhe shqiptarëve iu nevojiten ushtarakët, e dërgoi në Akademinë Ushtarake, dega e Këmbësorisë, të cilën me sukses e kreu në Beograd dhe në Sarajevë.

Atë botë, ishte nder që një shqiptar të bëhej oficer i Armatës, sepse ishin shumë të rrallë të rinjtë që përcaktoheshin për studimin e artit ushtarak.

Karrierën e tij prej ushtaraku e filloi në MariborSllovenisë. Ishte shumë i dëshiruar dhe i respektuar nga ushtarët shqiptarë që e kryenin shërbimin ushtarak atje.

Muharremi, vazhdimisht i këshillonte ushtaret që të mos bien nën provokimet e armikut dhe iu ndihmonte. Ishte shumë i adhuruar edhe prej qytetarëve shqiptarë që punonin dhe jetonin atje, për çka ishte vazhdimisht edhe nën përcjellje të Sigurimit Ushtarak.

Me fillimin e shpartallimit të ish – Jugosllavisë dhe fillimin e luftës në Slloveni, Muharrem Ibrahimi dërgohet në Murska Sobota dhe Shëntil, ku i kurdiset një pritë, në të cilën plagoset më datën 28 qershor 1991. Sllovenët i afrojnë dezertim, por për shkak të sigurisë së ushtarëve të tjerë shqiptarë, nuk pranoi që të dezertojë.

Pas shërimit, më 1992 vazhdon në Trebinje e mandej transferohet me shërbim në Mitrovicën e Kosovës. Muharremi, i pa kënaqur me padrejtësitë ndaj shqiptarëve , vendosë që ta braktisë Armatën, por me insistimin e aktivistëve lokal të atëhershëm: Halit Zymberit dhe Nazmi Musës, vazhdon punën me shumë vështirësi. Në Mitrovicë, ishte i përcjellë dhe i provokuar nga kolegët dhe ushtarët serb.

Më 1997, transferohet në Ferizaj, ku e merr gradën ushtarake “Major”. Me fillimin e luftës në Drenicë, ai shprehë gatishmërinë që të kyçet në luftë, por udhëzohet që për shkak të nevojave të atëhershme, të qëndrojë deri sa është e mundur . Përmes shokëve shumë të besueshëm : Halit Zymberit e Hasan Agushit, Zonës Operative të Nerodimjes i jepte informatat për kazermën e Ferizajt , pozitat, planet, potencialin ushtarak, armatimin etj. Detyra e tij ishte që të alarmonte në rast nevoje përmes një lidhje shumë sekrete , të cilët ishin të gatshëm edhe ta evakuonin në një vend të caktuar.

Më 3 qershor, i jepet urdhri që të shkojë në luftë kundër shqiptarëve! Muharremi, këtë e refuzon kategorikisht, me arsyetimin se duhej ta shëronte djalin e sëmurë! Me mbarimin e shërimit të djalit të vogël ai jep dorheqje,me arsyetimin se duhet te qendroj pran djalit. Me 23 mars Gruan dhe dy fëmijët e tij i dërgon në Turqi. Gruan e porositi që të kujdeset për fëmijët, me që edhe ajo e dinte për qëllimet e tija!

Më 25 Mars 1999, njoftohet se ka ardhur koha që të shkojë në luftë, në radhë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Në radhët e UÇK-së, përmes Elhami Bajramit, kyçet bashkë me shokët: Afrim Myrtaj, Rexhep Jahiun, Bekim Murtezin, Sami Ahmetin dhe të tjerë.

Si ushtarak profesionist, punon në stërvitjen e ushtarëve të rinj dhe ngritjen e moralit të ushtarëve, ku u emërua Shef i Shtabit të Zonës.

Ofensiva e 15 prillit, të vitit 1999, në Malësinë e Zhegocit, i detyron që të tërhiqen në fshatin Marec, ku edhe aty ballafaqohen me një sulm tjetër masiv të makinerisë ushtarako – policore serbe. Në vijën e parë të frontit, qëllohet nga një granatë, ku merr lëndime në këmbë dhe në shpatull. Pas dy ditëve të plagëve, më 21 prill 1999, në odën e Halil Canollit, në fshatin Marec, ndërron jetë dhe varroset në afërsi të varrezave të vjetra të kësaj familjeje. Prej atje, më 19 shtator 1999, eshtrat e tij barten dhe rivarrosën në Varrezat e Dëshmorëve në Gjilan.

Lidhje të jashtme

Redakto