Murrlani
Murrlani (toskërisht: murrë, gegërisht: murran), bora ose furfuleja është erë, që zbret nga gjerësitë e mëdha gjeografike, e shkaktuar nga kontrasti termik midis detit e steresë.
Etimologjia
RedaktoVeçotitë
RedaktoMurrlani fryn përgjithësisht gjatë stinës së dimrit, por edhe në muaj të tjerë të vitit. Ka drejtim mbizotërues lindje e veri dhe për shkak të relievit, në disa vende mund të vrojtohet edhe si erë veriore. Ka shpejtësi të madhe, që mund të arrijë në 30-35m/sek.
Murrlani është erë e ftohtë dhe zakonisht shoqërohet me mot të kthjellët (murrlan anticiklonik). Në kushte të veçanta sinoptike mund të shoqërohet me mot të vranët, shira e dëborë (murrlan ciklonik).
Murrlani ndihet pothuajse në të gjithë territorin e Shqipërisë, por ka shpejtësi më të madhe dhe është më i theksuar në pjesën veriore e verilindore.
Burimet
Redakto- Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Shih edhe
RedaktoArtikulli përkatës në lidhje me detarinë është ende i pazhvilluar. Na ndihmo duke shtuar përmbajtje. |