Mustafë Koka (1931-1951) ishte një patriot dhe mësues shqiptar i shekullit të 20-të. Ai u shqua për ndihmesën që dha në qëndresën e shqiptarëve të Kosovës ndaj pushtuesve dhe së fundi ndaj represionit serb të pasluftës se Dytë Botërore.

Mustafë Hetë Koka
U lind në1931
Vdiq11 tetor 1951
Kombësiashqiptar
ProfesioniMësues
Pran Lumbardhit të Prizreni, më 10 tetor 1951, nga pushteti jugosllav u likuiduan Hasan Aliu- Remniku, mësuesi Mustafë Koka me bashkëshorten Rabijen, dhe Agush Mehemtin me bashkëshorten Qibrien

Mustafë Koka u lind në Kokaj me 1931. Mustafa i Hetës dhe i Habibës, kishte lindur më 1931Kokaj të komunës së Gjilanit. Katër klasë gjimnaz dhe një kurs ushtarak i kishte kryer në korrik 1947,Tiranë, kurse kursin e pedagogjisë në Prizren. Punoi mësues në Uglar, Lubishtë dhe Remnik. Në Remnik është martuar me Rabien, e cila vdes shtatzënë bashkë me burrin dhe grupin e Hasanit. Mustafë Koka dhe Hasan Alia Remniku, ka qenë simboli i rezistencës së pushtimit jugosllav të pas Luftës së Dytë Botërore. Së bashku me patriot të tjerë, përfshirë Hasan Remnikun, u vra pabesisht në një pusi që ia kishte përgaditur OZNA me 11 tetor 1951.

Veprimtaria atdhetare

Redakto

Mustafë Koka (1931-1951) ishte një patriot dhe mësues shqiptar i shekullit të 20-të. Musrafa u shqua për ndihmesën që dha në qëndresën e shqiptarëve të Kosovës ndaj represionit serb të pasluftës se Dytë Botërore. Mustafë Koka u lind në Kokaj me 1931. Mustafa i Hetës dhe i Habibës, Katër klasë gjimnaz dhe një kurs ushtarak i kishte kryer në korrik 1947, Tiranë,[1] kurse kursin e pedagogjisë në Prizren. Punoi mësues në Uglar,Lubishtë, Gjylekar, Remnik. Në Remnik është martuar me Rabien, e cila ekzekutohet shtatzënë bashkë me burrin dhe grupin e Hasanit. Mustafë Koka dhe Hasan Alia Remniku, ka qenë simboli i rezistencës së pushtimit jugosllav të pas Luftës së Dytë Botërore. Së bashku me patriot të tjerë, përfshirë Hasan Remnikun, u vra pabesisht në një pusi që ia kishte përgaditur OZNA me 11tetor 1951. Mustafë Koka gjatë viteve të fundit të Luftës së Dytë iu bashkua një njësiti të Brigadave shqiptare që po kalonte nëpër Kokaj, si luftëtar 15 vjeçar në nëntor të 1944 dhe, më vonë sa qëndroi në Tiranë, kreu kualifikimin për mësues. Me në fund të vitit 1947 ishte kthyer në Kosovë, , ku filloi punën e mësimdhënjes, nevojë kjo që ishte shumë e madhe për malësorët e Karadakut dhe banorët e Anamoravës. Puna Mustafë Kokaj në fushën e arësimit nuk zgjati shumë pasi që pushteti komunist jugosllav për shqiptarët e Kosovës u bë i padurueshëm, kështu që Mustafa vendosi të ballafaqohej me pushtuesin edhe në mënyrë të armatosur. Për disa vite resht, Mustafa Koka u bë sinonim i tmerrit për serbët.[2]

Mësuesi, në mendjen e tij kishte edhe ngjarjet historike, atij i kujtohet se si arriti t’i bashkohet një batalioni të armatës shqiptare, në dimrin e madh, para se të kapitullon nazistët, deri sa po kalonte aty pari. Mustafa, si një trembëdhjetë vjeçar në një mënyrë jo të zakonshme ishte lidhur me ta, pasi që në një gjuajtje me armë, te kroi i përroit të Kokajve, nuk e kishte gabuar shenjën. Musafit i miklonin këmbët duke pritur komandant Haxhiun, për të marrë lejen e tij, që ta provonte edhe ai. Me të parën ndau rrasën e gurit në thërrmija, dhe pasi që luftëtarët e trimëruan për një sukses në shenjëtari aty për aty, kërkoi që t’i bashkohet, nëse mundë ta lejonin ata dhe familja e tij, për të vazhduar shkollimin dhe stërvitjet në përfitimin e shkathtësive ushtarake. Atë ditë Mustafa mori pëlqimin, por më parë duhej ta kryente shkollimin si kusht i parë për ta ndihmuar vendin e lënë në duart e të huajve. Duke u ndarë prej tyre mori edhe përshëndetjet për mësuesit shqiptar të cilët ishin tërhequr në kryeqytet. Popullata e Karadakut, duke i ditur qëllimet e atdhetarit të tyre, filluan në mënyrë të fshehët ti ofrohen atij dhe ta përkrahin në realizimin e idealeve të larta. Dihej se pas “mbarimit” të luftës, shumë shqiptar pushteti i ri i kishte burgosur, dhe i kishte dërgua për të vuajtur dënimin në kazamatet serbe. Në mesin e tyre ndodheshin edhe familjarët e mësuesit të njohur – Mustafë Kokës. Duke e ditur biografin e familjes së mësuesit, organet e UDB-es, kishin marr përsipër që disi ta survejonin mësuesin dhe ti bënin grackën për ta arrestuar. Ai, me kohë e kishte hetuar përcjelljen e tyre, kështu që me ndihmën e korrierit të Hasan Remnikut, kërkon që të takohej me të. Pas takimit që pati me Hasanin në varrezat e kolonëve të Remnikut, në vendin e quajtur Zheden. Mësuesi hallëmadhë pasi se i tregoi arsyet e tij për të hyrë në grupin e tij, Hasan Remniku i dëshiron mirëseardhje në radhët e qetës, që më vonë e vërejmë se bëhen shokë të pandashëm, sa edhe vdekja në fund nuk mundi ti ndaj.[3] Në një dosje të UDB-es, e gjejmë se Mustafë Koka më 6 qershor 1951, në banesën e tij kishte vrarë dy policët e pushtetit Vojon dhe Xhaferin, gjë që kjo ndikoi të përshpejtohej dalja e tij në mal dhe ti bashkëngjitet qetës së Hasan Remnikut[4].

Shkollimi dhe stërvitja e tij në njësitë elite diverzante të shenjëtarisë

Redakto

Me të arritur në kryeqytetin e vendit, studioi tre vjet e gjysmë në gjimnazin e Tiranës. Në stërvitjet për shenjëtari nderohet me medalje të artë si përfaqësues i vendit në garat ballkanike. Ai, me të mbaruar shkollimin, me një dekret emërohet mësues i parë në vendlindjen e tij në Remnik. Në qershorin e parë të fillimit të gjysmës së dytë të shekullit të kaluar, dy oficerë të lartë të UDB-së e ndjekin hap pas hapi. Ardhjen e UDB-së në fshat e parandiente mësuesi si kob i rikthyer nga ajo ditë që kishte përcjellë për në burg, babanë, axhën dhe vëllain. Kah gjysma e atij muaji i trokasin në derën e banesës së tij në Remnik. Në fillim të qershorit të atij moti(1951), dy oficerë të lartë të UDB-së e ndjekin hap pas hapi. Ardhjen e UDB-së në fshat e parandiente mësuesi si kob i rikthyer nga ajo ditë që kishte përcjellë për në burg, babanë, axhën dhe bijtë e vëllait. Kah gjysma e atij muaji i trokasin në derën e banesës së tij në Remnik. Para se të kthehej mësuesi nga një mbledhje e fshatit, ku kërkohej që ta dorëzonin njeriun e fundit të ilegales, Hasan Ala. Xhafer Lila dhe Voja, futen të paftuar në banesën e tij, kinse për ta kaluar natën, por qëllimi i tyre, ishte që ta dëbojnë atë për tej bjeshkëve. Me të hyrë në derë, i gjen duke luajtur shah, por në vend se t’i luante figurat e shahut për t’i nxënë në mat, nxjerr revolen dhe zbrazi në ta. Duke dalë jashtë me nxitim, e pa gruan e axhës Metë në oborrin e shtëpisë së tij. Mezi i dolën fjalët nga goja e i tha: Thuaj, se i vrau mësuesi Mustafë se e zuri gjaku që po i vlonte pas gjithë asaj që na bënë. Nuk pata qare, ... nuk e bëra veç për namit por edhe për dhembje dhe krenari. Popullata e Karadakut, duke i ditur qëllimet e atdhetarit të tyre, filluan në mënyrë të fshehët ti ofrohen atij dhe ta përkrahin në realizimin e idealeve të larta. Dihej se pas “mbarimit” të luftës, shumë shqiptar pushteti i ri i kishte burgosur, dhe i kishte dërgua për të vuajtur dënimin në kazamatet serbe. Në mesin e tyre ndodheshin edhe familjarët e mësuesit të njohur – Mustafë Kokës. Duke e njohur biografin e familjes së mësuesit, organet e UDB-es, kishin marr përsipër që disi ta survejonin mësuesin dhe ti bënin grackën për ta arrestuar. Ai, me kohë e kishte hetuar përcjelljen e tyre, kështu që me ndihmën e korrierit të Hasan Remnikut, kërkon që të takohej me të. Pas takimit që pati me Hasanin në varrezat e kolonëve të Remnikut, në vendin e quajtur Zheden. Mësuesi hallëmadhë pasi se i tregoi arsyet e tij për të hyrë në grupin e tij, Hasan Remniku i dëshiron mirëseardhje në radhët e qetës, që më vonë e vërejmë se bëhen shokë të pandashëm, sa edhe vdekja në fund nuk mundi ti ndaj.

Në një dosje të UDB-es, e gjejmë se Mustafë Koka më 6 qershor 1951, në banesën e tij kishte vrarë dy policët e pushtetit Vojon dhe Xhaferin, gjë që kjo ndikoi të përshpejtohej dalja e tij në mal dhe ti bashkëngjitet çetës së Hasan Remnikut[5]. Pastaj kaloi shtëpi më shtëpi, mal më mal e gur më gur, deri në jatakun më të sigurt. Për derisa ishte nën kerkimin e forcav serbe, Mustafë Koka qendroj një kohë në fshatin Lubishtë të Vitisë, ku qendroi te jataku Mustafë dhe Musli Nura të cilet i gjeten strehim dhe e mbajtun me ushqim. Mustafë Nura, i cili ishte një ballistë, i mbajti mësuesit Mustafë lidhjen me Hasan Alinë të cilët vendosën të largohen nga atje, për shkak se ishte shtuar zullumi mbi jatakët e tyre. Kah fillimi i vjeshtës nisi udhën për në anën tjetër të Arbërisë së lirë. Një ditë vjeshte, deri sa po priste lidhjen në Kokaj[6], kishte vendosur të rrezikonte: do të qëndronte në kullën e vetë. Mustafë po i qëndronte në besë nënës, se nuk do t’i bie në duar UDB-së për të pësuar si ishe keq e më keq, ashtu siç i ndodhi babait të tij, edhe pas amnistisë së premtuar. Mustafë e nuhati i pari tradhtinë dhe nuk e lëshonte nga tyta e armës që kishte marrë përsipër për t’i përcjell matanë gardhi. Fejtoni Arkivuar 6 prill 2015 tek Wayback Machine

Familja Rashiti

Redakto

Idriz Rashiti (1908-1944), lindur më 1908 në familjen Rushiti të fshatit Kokaj ishta vëllai i pasë Hetës, Muharremi dhe Destanit, pas pushtimit bullgar të anës moravës dhe Kardakut, kalon me banim në Gjilan. drizi ishte plagosur nga bullgarët në një konflikt të armatosur dhe shkëmbim zjarri te vendi i quajtur Drum të Mali i Hysenit- Magjerës, ku ishte edhe përkarshi Stanica e bugarëve në pranverën e vitit 1942, aty kishte treguar një guxim e trimëri, ndonëse i plagosur në njërin krah, e kishte përgatitur revolën me dhëmbë, për të mos u rënë në dorë armikut, deri sa kishte arritur kusheriri i tij( Haziri) për ta tërhequr me një qerre me trinë, deri në shtëpi.Së fundi nga plagët e marra vdekjeprurse ishte plagosur gjatë luftimeve për mbrojtjen e trojeve etnike në hyrje të Lluqanit me 28 gusht 1944 në vijën e frontit te maja e Kikës dhe përgjat udhës së frengit me 1944, vdesë rrugës për Gjilan në hyrje të Dobërqanit(Mireshit) dhe varroset në varresat Gjilanit, ku jetonte me nderime qytetare si dëshmor i asaj lufte. Idrizikishte lënë një djal, Ismajlin dhe tre vajza në jetë. Nga Familja Rashiti vëllai i Idrizit, Muharrem Rushit(1894-1955) dhe Hetem Rushiti (Hetë Koka) në gusht të vitit 1947 u burgosën në Gjilan dhe u dënua me 13 vjet burg, i mbajti 7 vjet. Muharremi, porsi vëllai Hetemi i denura me 35 vjetë burg, vdiq në burgun e Nishit, si përgjegjës i forcave shqiptare nënprefekturën e Gjilanit, ku ndodhi vrasja dhe arrestimet e grupit në Livoçë pas depërtimit nga Serebia në vitin 1943. Të burgosur. Ajet Rushiti në tetor të vititi 1946 u dënua me 13 vjet burg në Mitrovicën e Sremit, i mbajti 10 vjet burg. Jetoi nga viti 1975 në fshatin Leran, vdiq në 2004. Vehbi Hetë Rashiti më tetor të vitit 1946 u dënua 6 vjet burg në Prishtinë. I mbajti 1,5 vjet në Prishtinë, kurse 1 vit në Mitrovicë. Me moshë ishte 17 vjeç. Jetoi pas Aksionit të Armëve 1956- dhe i shpërngulur në Kumanovë në vitet e 60-70-ta (Intervistë dhënë Nijazi Ramadaniit sipas kujtesës së Vehbi Etem Rushitit, i lindur më 2 shtator 1929 në fshatin Kokaj, jetoi në Kumanovë që nga viti 1971, i cili rrëfeu për ekzekutimet dhe torturat e rënda fizike ndaj familjes Rushiti), vdiç më 2003.[7] Ismajl Idriz Rashiti i lindur me 1945 në fshatinKokaj, djali i vetëm i Idrizi Rashiti i vrarë në frontin te udha e frengit, Lluqan (Bujanoc)me 1944. Ismajli ishte i përndjekur për shkak të bindjeve dhe rreshtimit në lëvizjen kombëtare për çlirim të atyre viteve në grupine Adem Musmuratit dhe Hajdin Murtezi për veprimtari ilegale politike-kombëtare ishte larguar nga shkollimi dhe i denuar për veprimtari "armiqësore" , pas ngjarjeve të '81-ës me burgim me kohëzgjatje dy muajor.[8]

Ekspozimi i trupave para sheshit te Lama e millitGjilan

Redakto

Me 11 tetor 1951, trupat e ekzekutuar me armë zjarri i sollën te "Lama e miellit" në Gjilan, ku po i priste agu i parë që kur ranë. As në emër të katundit nuk ua dhanë kufomat, as të mësuesit të vrarë bashkë më bashkëshorten e tij, dhe as të tre kaçakëve të tjerë. Familja e ngushtë e mësuesit kishte mbetur në gra e fëmijë. Nëna i erdhi në ditën e tretë që ishin ekspozuar te pazari i Lamës.. Asnjë gjëmë, asnjë pikë lot nuk i kishte dal asaj burrëreshe, as para masës së dalë te "Lama e millit". Nëna e Mustafës, Habibja e kishte rritë për krenarinë e sotme, i mbulloi të pest-it fytyrës me merhamë të bardh që e kishte marrë nga shtëpia për t'ia dhënë lamumirën birit të saj, Mustafës me të shoqën dhe bashkëluftarëve të tij. Sipas fojtoneve të botuara: Vendtakimi në Bistricë" dhe duke u bazuar në këtë veprimtari të Mustafë Kokës, regjisori i njohur jugosllav, Veljko Bulajiq, sipas skenarit "Poslednje Albanske Bande na Kosometu" (Bandat e Fundit të Shqiptarëve në Kosovë), xhirohet filmin e njohur Kapetan Lleshi. Fojtoni Vendtakimi në bistricë, Beograd, 1968. Mësuesi që paraqitet në këtë film është Mustafa, kurse vendi është fshati Kokaj. Natyrisht, filmi paraqet ngjarjen e rregulluar sipas shijes së pushtetit okupues serb.

PRITA NË BISTRICË*(FEJTON)

Redakto

Me rastin e 62 vjetorit të rënies së mësuesit Mustafë Kokës, Hasan Ali Remnikut dhe Agush Mehmetit po botojmë shkrimin e shtypit zyrtar të Rilindjes së atëhershme. Vazhdimet e fejtonit të atëhershëm po i japim, gjithashtu, pa ndryshime, ku mund të shihet gjuha e atëhershme shqipe para se të unifikohej në standardin e sotëm. Natyrisht, këtu jepet varianti zyrtar i ngjarjeve të pasluftës, të cilat ngjarje ishin lëvizje kundër sundimit komunist jugosllav por nga pushteti qenë cilësuar si armiqësore. Mësuesi Mustafë Koka - Lexuesit më të moshuar mund ta kujtojnë filmin Kapetan Lleshi. Skenari i këtij filmi qe bazuar në këtë fejton, autor i të cilit është Jovan Bullajiq. Fejtoni për herë të parë qe botuar në gazetën Politika të Beogradit, të cilin, të përkthyer në shqip, më vonë e boti edhe gazeta e përditshme Rilindja. Mësuesi Mustafë Koka, së bashku me Hasan Remnikun, në këtë fejton, nga pushteti u quajtën banditë, por në fakt ata ishin ndër luftëtarët dhe heronjtë e fundit që u përballën edhe me armë kundër pushtetit komunist jugosllav. Siç do të shohim në vazhdim shërbimi sekret jugosllav punoi një kohë të gjatë deri sa i futi në kurth këta luftëtarë të cilët edhe i ekzekutoi. Prandaj, me agjentët e saj UDB-ja organizoi kurthin në fillim të tetorit të vitit 1951. Agjentët ishin paraqitur si njerëz të cilët kinse do të ndihmonin Mustafë Kokën dhe Hasan Remnikun për të kaluar kufirin dhe për të hyrë në Shqipëri. Rrugëtimi për të kaluar kufirin besohet se ka filluar me 6 tetor 1951 për ta përfunduar në mes të natës së 9/10 tetorit në Pritën në Bistricë. Në grup që u ekzekutuan në pritë, ishin: Hasan Remniku, Mustafë Koka me gruan Rabijen e cila ishte shtatzënë dhe Agush Mehmeti me gruan Qibrie Misin Alidema. Trupat e tyre të vdekur qenë ekspozuar në Gjilan te Lama e Miellit ku qëndruan disa ditë me qëllim që të frikësoheshin qytetarët dhe ata të cilët eventualisht do të guxonin të përsëritnin veprimet “armiqësore” të këtij grupi.Prita në Bistricë Jovan Bullajiq: Rilindja, E merkure, 9-VI-1965. [9]*[10]*[11] *[12][13]**[14][15][16][17]

BURIMET

Redakto
  1. ^ (Nijazi Ramadani: bot. “Bujku”(ish-Rilindja), rev.”Paqja” tetor 2006,nr.0022, dhe Revista“ Jehona”, Bujanoc,1993, si dhe nga një nënshkrim foto:shihet i uniformuar në garat ndërballkanike mbajtur në Tiranë, që kishte marrë medaljen e argjendët, mban datën e muajit korrik 1947, kur edhe kah fundi i këtij viti me një urdhëres detyrohet që të kthehet në Kosovë për mbushjen e nevojave me kuadra të shkolluar në arsim )
  2. ^ Monografia "Shtegtim në histori"(Kokajt 1842-2012)fq. 117
  3. ^ Ramadan Asllani Monografia Hasan Alia – luftëtar për etninë shqiptare
  4. ^ [1]
  5. ^ Alia dhe mësuesi Mustafë Koka me grupin e tij nga Dr.Sabile Keçmezi-Basha
  6. ^ "Kopje e arkivuar". Arkivuar nga origjinali më 10 shkurt 2013. Marrë më 14 janar 2013. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Archived copy si titull (lidhja)
  7. ^ Deklaratë e Ismajl Idriz Rashitit për Ramadan Asllanin Monografia Hasan Alia – luftëtar për etninë shqiptare”
  8. ^ Rrëfim i Ismail Idriz Koka, djali i xhaxhait të mësuesit. & Ismaili, i cili më 26 mars 1999 në mbrëmje është gjuajtur me pushkë snajperike nga një fqinj serb, ku fatmirësisht nuk ishte goditur, kurse gjurmët e fishekut gjenden edhe sot në librat e bibliotekës së tij.Shih: R. Asllani: Monografia Hasan Alia – luftëtar për etninë shqiptare
  9. ^ "Kopje e arkivuar". Arkivuar nga origjinali më 6 prill 2015. Marrë më 6 mars 2015. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Archived copy si titull (lidhja)
  10. ^ "Kopje e arkivuar". Arkivuar nga origjinali më 6 prill 2015. Marrë më 6 mars 2015. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Archived copy si titull (lidhja)
  11. ^ "Kopje e arkivuar". Arkivuar nga origjinali më 7 shtator 2014. Marrë më 30 tetor 2013. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Archived copy si titull (lidhja)
  12. ^ "Kopje e arkivuar". Arkivuar nga origjinali më 7 shtator 2014. Marrë më 30 tetor 2013. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Archived copy si titull (lidhja)
  13. ^ "Kopje e arkivuar". Arkivuar nga origjinali më 7 shtator 2014. Marrë më 30 tetor 2013. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Archived copy si titull (lidhja)
  14. ^ "Kopje e arkivuar". Arkivuar nga origjinali më 7 shtator 2014. Marrë më 30 tetor 2013. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Archived copy si titull (lidhja)
  15. ^ "Kopje e arkivuar". Arkivuar nga origjinali më 7 shtator 2014. Marrë më 30 tetor 2013. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Archived copy si titull (lidhja)
  16. ^ "Kopje e arkivuar". Arkivuar nga origjinali më 7 shtator 2014. Marrë më 30 tetor 2013. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Archived copy si titull (lidhja)
  17. ^ "Kopje e arkivuar". Arkivuar nga origjinali më 7 shtator 2014. Marrë më 30 tetor 2013. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Archived copy si titull (lidhja)

Prita në Bistricë Jovan Bullajiq: Rilindja14 Arkivuar 7 shtator 2014 tek Wayback Machine

Lidhjet e jashtme

Redakto

Referimet dhe lidhjet tjera

Redakto

Literatura

Redakto
  • Nijazi Ramadani:[1]|Mustafë Koka, mësuesi që nuk pajtohej me robërinë(Revista Paqja, nr. 22 shtator 2007, Prishtinë, Faqe 26-27/ Nijazi Ramadani: Mustafë Kokaj, mësuesi që nuk pajtohej me robërinë, fq. 26-27, ISBD presentation 1. Emër që s'harrohet : Mustafë Kokaj martir i arsimit, i vrarë në shtator 1951, autor:Nijazi Ramadani, 1996, Rilindja. - p. 1009, 17 shtator, 1996, f.12
  • [1] Hysen H. Terziu, Gjenocidi serb 1912-1956, Prishtinë 2005, f.380
  • [2] Shemë Dajkoci]], Autobiografia, f. 2 (dorshkrim)
  • [3] Sinan Hasani, Kosova, të vërtetat dhe mashtrimet, Prishtinë 1986, f. 374
  • [4] Procesi gjyqësor i Arif Sherifit, K- 23/51, Gjykata e Qarkut , Gjilan
  • [5] Hysen H. Terziu, Gjenocidi serb 1912-1956, Prishtinë 2005, f.384.
  • [6] Jovan Bullaiq, Prita në Bistricë (fejton), 10.IV.1965, gazeta “Rilindja
  • [7] Jovan Bullaiqi, Prita në Bistricë, I, II, vazhdimi XVIII, Rilindja 26 prill 1965.
  • [8] Nijazi Ramadani, Monografia për Kokajt 1842-2012,f.112-145 Rrjedha, Gjilan, 2012.
  • [9] Ramadan Asllani, Monografia 'Hasan Alia luftëtar i Shqipërisës etnike', Ferizaj
  • [10] Dr.Sabile Keçmezi-Basha ,Hasan Alia dhe grupi i tyre atdhetare Zemra shqiptare.net,
  • [11] Tahir Z.Berisha, Personalitete dhe Veteranët e arsimit shqip në Kosovë I-II, , bot. autori 1993, Prishtinë (Title: Emër që s'harrohet : Mustafë Kokaj martir i arsimit, i vrarë në shtator 1951,Authors Nijazi Ramadani, Published:1996 In Rilindja. - p. 1009, 17 shtator, 1996, f.12)

Lidhje online

Redakto

Ky felton i asht kushtue kujtimit t’oficereve t’UDB-se, Xhafer Liles e Vojisllav Taliqit – Vojes, që dhanë jetën e tyne me 6 qershor 1951 me rasën e likuidimit të tyre.

Referime

Redakto
  1. ^ "Emer që S"harrofet" (PDF). {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!); Shiko vlerën e |url= (Ndihmë!)[lidhje e vdekur]

Poshtshkrim