Närke
Närke është provincë (landskap) në jug qendër të Suedisë. Kufizohet me Västmanland në veri, me Värmland në veriperëndim, me Västergötland në jugperëndim, me Södermanland në lindje dhe me Östergötland në juglindje.
Närke | |
---|---|
Vendi | Suedia |
Krahina | Svealand |
Qarqet | Qarku Örebro Qarku Västmanland Qarku Södermanland |
Sipërfaqja | |
• Gjithsej | 4.122 km2 (1.592 sq mi) |
Popullsia (2021)[1] | |
• Gjithsej | 221.131 |
• Dendësia | 51/km2 (130/sq mi) |
Grupi etnik | |
• Gjuha | Suedisht |
• Dialekti | Sveamål |
Kultura | |
• Lulja | Primula veris |
• Kafsha | Hazel dormouse |
• Zogu | Ortolan bunting |
• Peshku | Pike |
Zona kohore | UTC+1 (CET) |
• Verës (DST) | UTC+2 (CEST) |
Emri
RedaktoEmri i provincës (Neeric 1165-81) vjen prej një fjale të vjetër när (ngushtë) i cili i referohet kreshtës së ngushtë ku ndodhet kisha e Norrbyås (Nerboahs 1275). Nuk dihet se çfarë kuptimi ka emri.[2]
Administrata
RedaktoProvincat e Suedisë nuk shërbejnë për qëllime administrative apo politike, por janë entitete historike dhe kulturore. Në rastin e Närke, provinca përbën pjesën jugore të Qarkut Örebro.
Komunat e mëposhtme kanë selitë në Närke:
Gjeografia
RedaktoPjesët e mesme të Närke janë të pushtuara nga Närkeslätten, një fushë pjellore dhe e kultivuar në jug dhe në perëndim të Hjälmaren. Fusha vazhdon si në Västmanland ashtu edhe në Södermanland. Në veri është rrafshnalta pyjore e Käglan (111 metra mbi nivelin e detit), e cila në pjesën më veriore të saj bie në mënyrë të pjerrët drejt Arbogaån. Në pjesën perëndimore të Närke ka një lartësi të shënuar malore, Kilsbergen, e cila gjithashtu vazhdon në Värmland dhe Västmanland. Në jug të Kilsbergen, pylli Tiveden shtrihet dhe aty është kufiri me Västergötland. Në jug, Närke ka një vijë bregdetare drejt liqenit Vättern. Në kufirin midis Närke dhe Östergötland shtrihet shtrirja malore djerrë dhe e shkretë Tylöskog.
Liqeni më i madh i Närke është Vättern, në vendin e dytë dhe të tretë janë Hjälmaren dhe Skager. Megjithatë, këto tre liqene janë vetëm pjesërisht brenda Närke, liqeni më i madh që shtrihet tërësisht brenda pronvicës është Sottern (29 km²).
Sporti
RedaktoFutbolli në provincë administrohet nga Örebro Läns Fotbollförbund. Hokeji mbi akull është gjithashtu popullor, me Örebro HK, dhe bandi me Örebro SK.
Referime
Redakto- ^ "Folkmängd i landskapen den 31 december 2021" (në suedisht). Zyra Qendrore e Statistikave. Marrë më 2022-12-26.
- ^ Karin Calissendorff and Anna Larsson: Ortnamn i Närke, p. 47. Högskolan i Örebro / AWE/Gebers 1998