Krahinat e Suedisë (Suedisht: Sveriges landsdelar) është i përbërë nga tre krahina, Svealand, Götaland dhe Norrland.[1] Më parë Österland ishte krahinë tradicionale e Suedisë.

Krahinat e Suedisë

Krahinat janë grupime gjeografike të provincave, por ato nuk përmbushin asnjë funksion administrativ. Gjithashtu, ndryshe nga provincat jo-administrative, atyre nuk u është caktuar ndonjë emblemë heraldike ose simbole të tjera. Përdorimi më i zakonshëm i këtyre zonave në kontekstet e përditshme duhet të jetë në raportet e motit.

Krahinat

Redakto
  • Norrland është në pjesën veriore dhe më i madhi nga tre krahinat, që mbulon 60 përqind të sipërfaqes totale të tokës së Suedisë, dhe ka nëntë provinca; ato janë: Gästrikland, Hälsingland, Härjedalen, Jämtland, Lapland, Medelpad, Norrbotten, Västerbotten dhe Ångermanland. Tre krahinat më veriore shpesh përmenden si Övre Norrland (Epërme), ndërsa pjesa tjetër e provincave quhet Nedre Norrland (Ulët). Deri në vitin 1645 provincat Jämtland dhe Härjedalen ishin pjesë e Norvegjisë. Laplandi suedez dhe ajo finlandez ishin të bashkuar si një Lapland deri në vitin 1809. Norrbotten u nda nga Västerbotten dhe u zhvillua si një krahinë e vet gjatë shekullit të 19-të.

Historia

Redakto
 
Krahinat e mëparshëm të Suedisë

Suedia ishte e ndarë historikisht në katër krahina: Götaland (me përjashtim të Skåne, Blekinge, Halland dhe Bohuslän deri në shekullin e 17-të), Svealand, Norrland dhe Österland. Pjesë të mëdha të Norrland ishin të banuara vetëm nga Samët dhe kufiri drejt Norvegjisë ishte i paqartë në veriun e largët.

Përbërja e krahinave ka ndryshuar gjatë gjithë historisë, kryesisht për shkak se kufijtë e jashtëm të Suedisë kanë ndryshuar. Provincat në jug Blekinge dhe Skåne si dhe Bohuslän në perëndim u sollën në Suedi përmes Traktatit të Roskildes në vitin 1658 dhe ato më pas kanë ardhur për t’u përfshirë në Götaland, si dhe provincat Halland dhe Gotland u morrën përmes Paqes së Brömsebro në vitin 1645. Härjedalen dhe Jämtland gjithashtu u morrën këtë vit dhe kaloi më pastaj në Norrland.

Deri në vitin 1809 Finlanda u përfshi në Suedi dhe më pas u llogarit si një rajon i katërt. Më parë, pjesët veriore të Finlandës konsideroheshin të ishin Norrland dhe ato jugore si një rajon i veçantë i quajtur Österland. Ky term i fundit, megjithatë, doli në përdorim herët, me siguri tashmë gjatë epokës së Bashkimit të Kalmarit. Disa provinca në Suedi, të tilla si Gästrikland dhe Värmland, kanë ndryshuar gjithashtu rajonin e tyre. Ndryshime të tilla nuk kanë ndodhur përmes vendimeve qendrore, por dalëngadalë janë shfaqur.

Referimet

Redakto