Nalanda Gedige
Nalanda Gedige (në gjuhën sinhaleze: නාලන්දා ගෙඩිගේ; në gjuhën tamile: நாலந்த கெடிகே; Nālanda Gedige) është një kompleks i lashtë ndërtimor prej guri pranë Matales në Sri Lanka. Kjo ndërtesë ishte një tempull i lashtë hindu i ndërtuar midis shekujve të VIII dhe të X në Arkitekturën Dravidiane (Stili Pallava) dhe më pas mendohet se është përdorur nga budistët.[1][2] Disa studiues e përshkruajnë këtë ndërtesë gjithashtu si një ndërtim dravidian kushtuar një kulti Mahayanaa me mësime të theksuara tantrike dhe të njohur për një monument të mudshëm të afërt me Budizmin Vajrayana (Tantrik).[3] Nalanda Gedige është projektuar si një tempull hindu me një mandapë, një sallon hyrjeje (fillimisht me çati), një kalim të shkurtër në një qeli të zhveshur dhe një ambulator përreth qendrës së shenjtë. Tashmë nuk ka mbetur ndonjë shenjë e zotave hindu, megjithatë thuhet se tempulli ka qenë përdorur nga budistët. Seksionet e dekoruara pasurisht të façatës, të rikonstruktuara me mundim në vitin 1975, janë në mënyrë mbizotëruese në Stilin Jugor Indian dhe mund të jenë ndërtuar në shekujt VIII-XI, por data e saktë nuk mund të përcaktohet. Megjithatë, zoti Kubera shfaqet në krahun jugor të timpanit mbi shenjtërore dhe kjo është një veçori që gjendet vetëm në Sri Lanka.
Historia
RedaktoVlerësimet për datën e saj të ndërtimit varjojnë nga shekulli i VIII deri në shekullin e X të e.s.. Kjo ishte periudhë trazirash të mëdha në ishull, me mbretërit e Indisë Jugore që vendoseshin në fillim të rënies së monarkisë sinahaleze. Ka të ngjarë që Nalanda Gedige të ketë qenë një përpjekje e e fortë për një shkrirje të kulturave tamile dhe sinhaleze. Historia e Nalanda Gediges si një sit arkeologjik fillon në vitin 1893, kur sipas komisionerit të atëhershëm arkeologjike, H. C. P. Bell, "toka ishte përvetësuar rreth kësaj faltoreje pak të njohur dhe vetmitare të ndërtuar prej graniti, si një gedige e stilizuar në mënyrë popullore. Është e vendosur mbi terrenin e ngritur në fushat piktoreske të orizoreve të rrethuara nga kodra të ulëta dhe katundthe të vegjël prej druri. Në vitin 1911 një grup i vogël u veçua nga forca punëtore në Sigiriya për pastruar xhunglën e rritur përreth përreth rrënojave të ndërtesës. Këtij tempulli unik i vishej një rëndësi e vaçantë duke qenë shembull i vetëm i zbuluar deri tani në Cejlon i stileve të përzjera arkitekturore të përzierë në mënyrë të mirëmenduar për të formuar një ndërtesë të mrekullueshme homogjene".[4] Belli kishte plane domethënëse për restaurimin e Nalanda Gediges – duke përfshirë çmontimin dhe zhvendosjen e saj – siç dëshmohet nga raporti i tij i vitit 1912: "Do të jetë e nevojshme që gradualisht të zgjerohet hapësira në veri dhe lindje të rrënojave të gediges, për sa është e mundshme, në pritje të arsyeshme të zbulimit të gjymtyrëve të tjera të mbuluara të strukturës, përpara se të çmontohet pjesërisht me një pamje të rindërtimit korrekt. Për këtë ndërtesë mjeshtërore nuk mund të lejohet të mbetet në këtë gjendje të tanishme gjysëm fiktive, kur të gjithë gurët në terren të jen rikuperuar nga toka".[4] Gjithësesi, asgjë nuk ndodhi deri shumë më vonë, në vitet 1980, kur faltorja u kërcënua nga përmbytjet e ujërave të ujëmbledhësit të sapokrijuar të Bowatennes. Mundësia për ti çmontuar rrënojat dhe rindërtuar duke mbajtur muret, u riparaqit për ti zhvendosur rrënojat më lartë ujërave. Ato tani qëndrojnë të rindërtuara përkrahë ujëmbledhësit dhe arrihen nga një rrugicë me cepa lulesh me një sfond të mahnitshëm kodrash të veshura me pemë.[4] Nalanda Gedige është një hibrid kurioz i Arkitekturës Budiste dhe Arkitekturës Hindu. Disa elemente dizajni janë qartësisht hindu, siç është mandapa ose salla e pritjes. Nuk ka shenja të zotave hindu. Në të ndodhen skalitje erotike por të gërryera të Budizmit Tantrik, shumë të ngjashme me ato të famshme në Khajuraho në Indi. Seksionet e façatës të dekoruara në mënyrë të pasur janë në stilin e shekullit të VII që lulëzoi në Madras të Indisë së Jugut. Megjithatë, seksioni jugor ka një nike gjysëm-rrethore që përmban një reliev të figurës së Kuveras, zotit të pasurisë, të ulur galiç mbi një blindë zambakur – një imazh që gjendet vetëm në Sri Lanka.[4] Roland Raven-Hart, duke shkruar te “Ceylon: History in Stone (1964)” e përshkruan kështu këtë hibridizim: "Kudo tjetër ka mori ndërtesash hindu si dhe budiste dhe disa përzjerje të ngatërruara; por këtu stilet janë ndërthurur. Plan-terreni është budist, vestibuli i pastër hindu dhe kështu është faltorja e vogël pa dritare: balustrada e thjeshtë me gur hënor me krokodilë dhe lumenjtë e xhuxhave dhe arkitrari i derës janë sinhalezë ndërsa kornizat tamile; madje edhe skulpturat janë ndarë në mënyrë të përshtatshme. Efekti i përgjithshëm është magjepsës dhe për mua në mënyrë të papritur klasik, as e gjeta eksteriorin "të mbi-ngarkuar me dekorime" si Belli, megjithëse është i mbushur me kolona dhe dritare fallse në formë patkoi dhe shumë xhuxha gazmorë. Dhe kubeja duhet të ketë qenë një kuminim kur të katërta faqet e sajë ishin të pranishme, seçila me nive në formë patkoi dhe statuja, në vend të vetëm njërës që u gjet".[4]
Tërheqja e turistëve
RedaktoNalanda gjendet një kilometër në lindje të rrugës A9 20 km në veri të Aluvihares pranë Kandyt. Është një nga sitet më të shquara arkeologjike në Sri Lanka. Kjo ka të bëjë me gjeografinë dhe hyrjen e lehtë, megjithëse ky nuk është rasti me Nalandan. Shpesh, megjithatë, është një rast i gjurmëve të rrahura turistike që mbizotërojnë mbi arsyen.
Galeri imazhesh
Redakto-
Tabela informuese në hyrje të Nalanda Gediges
-
Pamja e mbrapme
-
Nalanda Gedige (pamje ballore)
-
Pamje e afërt nga lartë
-
Detaje të mureve
-
Stupa e Nalanda Gediges
-
Skalitje në mur
Shiko edhe
RedaktoReferime
Redakto- ^ Anna Aleksandra Ślączka: Temple consecration rituals in ancient India: text and archaeology - Volume 26 of Brill's indological. BRILL, fq. 343
- ^ J. Harmatta, J. K. Litvak, R. Lonis, T. Obenga, R. Thanmar dhe Zhou Yiliang: History of Humanity: From the seventh century BC to the seventh century AD- Vol III; Sri Lanka and South-East Asia; fq. 100
- ^ Nandasena Mudiyanse: Mahayana monuments in Ceylon; M. D. Gunasena, 1967, fq. 28.
- ^ a b c d e Richard Boyle: Heritages-History of Nalanda Gedige
Bibliografia
Redakto- Richard Boyle: Heritages-History of Nalanda Gedige
- J. Herramann; E. Zurcher; J. Harmatta; J.K. Litvak; R.Lonis; T. Obenga; R. Thanmar; Zhou Yiliang (1996). "Sri Lanka and South-East Asia". History of Humanity: From the seventh century BC to the seventh century AD. Vëll. III. New York: UNESCO. ISBN 92-3-102812-X.
{{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - Mudiyanse, Nandasena (1967). Mahayana monuments in Ceylon. Colombo, Sri Lanka: M. D. Gunasena. LCCN sa68008358.
{{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - P. L. Prematilleke: Nalanda - A Short Guide to the 'Gedige' Shrine; Central Cultural Fund, Ministri of Cultural Affairs, Sri Lanka, 1985.
- Ślączka, Anna Aleksandra (2007). Temple consecration rituals in ancient India: text and archaeology. BRILL. ISBN 9789004158436.
{{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!)
Lidhje të jashtme
Redakto- Nalanda Gedige
- Naalanda
- Nalanda Gedige- The "Abu Simbel" of Sri Lanka Arkivuar 4 mars 2016 tek Wayback Machine