41°23′N 20°30′E / 41.38°N 20.5°E / 41.38; 20.5

Njësia administrative Lis
Popullsia
 • Gjithsej4 950

Komuna Lis është një komunëShqipëri.[1]

Vendbanimet

Redakto


Gjeografia

Redakto

Është Komune Kodrinore. Shtrihet në lindje të qytetit të Burrelit (qendra e rrethit), nga Lumi i Matit deri tek Kepi i Skënderbeut. Kufizohet në lindje me fshatin Qaf-Murre, Komuna Selishte e Dibrës. Qendra e Komunës, Lisi është 370 m mbi nivelin e detit. Neper komune kalon rruga dytësore Burrel-Peshkopi e ndërtuar që në kohën e Mbretërisë.

Në fshatin Vinjolle është burimi i ujit të pishem që furnizon jo vetëm fshatrat e Komunës por edhe qytetin e Burrelit.

Historia

Redakto

Lisi, është një nder qendrat administrative të hershme që nga koha e krishterimit, duke mbuluar zonën që shtihej deri në Lurë e fshatrat ngjitur të Kukesit.

Në fshatin Burgajet janë Sarajet e Familjes Mbretërore. Aty u lind NMT ZOG I, Mbret i Shqiptareve. Burgajeti ishte qendra e matit, fshat i zhvilluar dhe kishte në atë kohë rreth 1500 banore në krahasim me 1000 banore që kishte Burreli.

Pas shpalljes së pavarësisë, në fshatin Burgajet u ngrit Flamuri i Pavarësisë, i pari në rrethin e Matit. Në Lis u hap shkolla e parë shqipe në rrethin e Matit.

Pas luftës së dytë botërore, Lisi u caktua si qendra e Rreth/Qarkut Mat (N/Prefekture) nga ku filloi ngritja e strukturave te administratës së rrethit, kjo nga vjeshta e vitit 1944 deri në Mars 1945 kur Burreli u caktua qendër e rrethit.

Demografia

Redakto

Komuna Lis ka rreth 4950 banorë.

Ekonomia

Redakto

Është një komune me një nivel ekonomik mbi mesataren e rrethit. Gjatë regjimit komunist fshatrat e kësaj komune te organizuar në kooperativën Shoshaj-Lis patën për një periudhë të gjatë një zhvillim të mirë ekonomik duke qene shumë mbi nivelin mesatar të rrethit.

Nga viti 1992 e në vazhdim, janë bere investime të mëdha në infrastrukture. Aktualisht çdo fshat ka rrugën të rregulluar për tu lidhur me qendrën e komunës apo rrugën nacionale, ka shkolle të rregulluar, ka linjën e ujit të pishem, ka qendër shëndetësore dhe shërbime komunale të garantuara.

Rruga nga Ura e Matit (pika hyrëse në komunë) deri në qendër Lis është asfaltuar kohet e fundit, duke ju ardhur në ndihme shumicës së fshatrave të komunës.

Politika

Redakto

Është komune me elektorat të djathte. Në vitet 1992-2000, komunën e drejtonte Partia Demokratike dhe nga viti 2000 e në vazhdim drejtohet nga Partia Lëvizja e Legalitetit, mbështetëse aktive e aspiratave të Familjes Mbretërore.

Në zgjedhjet politike, fitorja e partive te djathta, vazhdimisht ka qene mbi 67 %.

Burimet

Redakto

Shiko edhe

Redakto