41°25′N 20°30′E / 41.42°N 20.5°E / 41.42; 20.5

Njësia administrative Macukull

Njësia administrative Macukull është një komunëRrethin e MatitShqipëri.[1]

Vendbanimet

Redakto


Gjeografia

Redakto

Eshte nje Komunë malore. Në përbërje të saj hyjnë fshatrat Macukull, Shelli, Shqefen dhe Vig. Fshati Macukull, është qendra e komunës, nga i cili komuna ka marrë emrin, është fshati më i madh i saj dhe ndodhet 860 m mbi nivelin e detit. Fshatrat e tjerë përbërës të saj kanë shtrirje relativisht më të ulet mbi nivelin e detit deri 352 m në fshatin Shqefen. Distanca më e afert e komunës me qytetin e Burrelit, është 20 km respektivisht në fshatrat Shelli e Shqefen dhe më e largëta në Macukull qendër me 43 km. Komuna e Macukullit kufizohet në veri me fshatin Gjoçaj (komuna Derjan), në jug me Komunën Lis dhe në perëndim me Komunen Derjan. Në pjesën lindore Mali i Dejes (2246 m) e ndan komunën Macukull nga fshatrat e komunës Lure (Dibër). Mali i Dejës është pika më e lartë e kësaj komune dhe e gjithë Matit njëkohësisht. Maja më e lartë e malit të Dejes është 2246 m. Nga pikëpamja fiziko-gjeografike Macukulli bën pjesë në pllajën karstike të Macukull-Valmores. Peisazhi i saj gjeografik, është thellësisht karstik dhe dominohet fuqishëm nga aktiviteti i karstit, i cili i jep kësaj zone një reliev karakteristik të crregullt pa mungesë të rrjedhjeve siperfaqësore, me shpella të shumta hone, gryka, hendeqe. Fushat janë të pakta dhe me sipërfaqe relativisht të vogël. Tokat kanë profil të cekët dhe janë të përbëra kryesisht prej (terra rosa). Klima e kësaj zone është mjaft e ashper, me dimra të ftohtë dhe të gjatë dhe vera të thata dhe të shkurtëra, tipare karakteristike këto të nje klime kontinentale. Kjo lidhet ndër të tjera dhe me lartësine e madhe mbi nivelin e detit. Bimësia është e shumëllojshme. Ajo fillon nga dushqet, pyjet e përzier, ahishtet (me një shtrirje më të madhe dhe shumë pak të dëmtuara) haloret megjithëse të rrallë, dhe kullotat alpine. Bota shtazore është e pasur dhe e shumëllojshme. Në malin e Dejes gjendet ariu i murrmë, ujku, dhelpra lepuri etj. Deri në vitet 70, në lartësitë e shpateve lindore, është parë rregullisht dhia e egër alpine që sot haset më shpesh në malet e Sharrit. Nga gjuetia mendohet të jetë zhdukur në 10 vjecaret e fundit. Aktiviteti kryesor ekonomik i banorëve të kësaj zone, ka qenë dhe mbetet blegtoria. Kjo është e shpjegueshme dhe lidhet ngushtë me karakteristikat gjeografike të zonës. Sipërfaqja e vogël e tokës dhe mungesa e ujit e bëjnë bujqësine një aktivitet me ndikim të pakët në jetën e banorëve. Komuna e Macukullit nuk është e njohur të paktën deri tani për burime mineralesh. Aktiviteti turistik, megjithë mundësite e shumta që ofron kjo zonë, është pothuajse inekzistent. Oferta turistike e kësaj komune është e madhe qofte në aspektin historiko-kulturor, qoftë edhe në atë të peisazhit gjeografik që ofron. Kjo zonë është e lidhur shumë me historinë e Kastriotëve. Germadhat e kalasë së Varoshit (Stelushit), vendodhjes së vendit ku për herë të parë është shkruajtur gjuha shqipe etj do ishin një atraksion turistik me interes të madhë që të tjerët do i kishin zili. Një promovim më i mirë në të ardhmen ndoshta do ta rriste interesin për vizitorë. Banesat tipike kulla aq të shumta në këto anë janë jo pa interes nqs nuk do liheshin të rrenoheshin dhe me projekte të përshtateshin (për hane psh) sic janë bërë në vende të tjera. Shpellat e shumta karstike për jo pak turistë vendas dhe europiane do të ishin nje botë me interes të madh për tu eksploruar , si për studiues dhe për amatorë.

Historia

Redakto

Nga pikëpamja historike Macukulli është i lidhur me ngjarje të rendësishme të historisë tonë kombëtare. Me Macukullin lidhet historia e formulës së pagëzimit e cila është dokumenti i parë i shqipes së shkruar e shkruar prej peshkopit Pal Engjelli. Sipas studiuesit Dilaver Kurti vendodhja e kishës së Shën Trinisë e cilesuar në dokument ndodhet në Macukull pikërisht në lagjen Dasnjane ku ndodhen dhe rrënojat e saj. Pak më tutje ndodhet kalaja e Skenderbeut (stelushit) mbi gryke të varoshit dhe sipas studimeve dhe gojëdhenave popullore ngjitur me kalanë ishte një qendër madhe mjaft e zhvilluar urbane mesjetare në të cilën Kastriotët kishin selinë e tyre. Shumë burime historike të besueshme lidhin vendëlindjen e Skenderbeut pikërisht me ketë zonë. Në fshatin Shqefen ndodhet një fis me mbiemrin Kastrioti dhe një varr që në popull njihet me emrin "varri i Vojsaves" (Dilaver Kurti). Studime te metejshme do hedhin drite mbi këto fakte që për banorët e kësaj zone janë me mjaft interes për historinë dhe të kaluaren e paraardhësve të tyre. Deri në fillim të shekullit te 18 popullsia vazhdonte të ishte kristiane e ritit latin, megjithëse besimi në popull kishte degraduar nga mungesa e vazhdueshme e klerit gjë që beri që pas viteve 1700 popullsia gradualisht të islamizohej. Kjo ndodhi më vonë se në gjithë zonat e tjera te Matit. Me Macukullin lidhet edhe nje ngjarje tjeter e rendesishme. Macukulli bashke me matjane te tjere ju beri balle hordhive serbe në betejën e shkallës së deshve duke ju shkaktuar dëme të shumta dhe perzënë përfundimisht nga këto zona. Si pak zona të tjera ne Shqiperi, Macukulli ka bere nje rezistence heroike ndaj komunisteve me ne krye Bilal Kolen dhe vetëm pas disa betejava te ashpra forcat e Shefqet Pecit arrtitën më në fund ta shtinin në dore Macukullin. Komunistët ushtruan një terror të paparë me vrasje torturime djegia shtëpish etj. Macukulli është ndër fshatrat që më së shumti ka vuajtur regjimin komunist dhe ka një numër të madh të vrarësh e burgosurish në atë regjim.

Demografia

Redakto

Komuna Macukull e përbëre nga pesë fshatra, nga 4870 banorë është reduktuar shumë me lëvizjet demografike të pas vitit '1990 duke qenë tani me 2130 banorë. Aktualisht ka një ndalesë të banorëve për tu larguar nga vendi, për të thëne se ka nga ata të ikur që kanë filluar edhe investime nv ish trojet e tyre për të pasur mundësi kthimi për pushim apo banim veror.

Ekonomia

Redakto

Ekonomia e kësaj komune është drejtuar nga blegtoria. Kushtet e pafavorshme klimatike në disa zona dhe mungesa e ujit vaditës në disa të tjera, nuk ka dhëne rezultate pozitive në bujqësi. Banorët jetojnë me të ardhura nga emigrantët apo të ardhura të pakta nga ekonomitë e tyre blegtorale e bujqësore


Referime

Redakto
  1. ^ "Shoqata e komunave". Arkivuar nga origjinali më 15 mars 2012. Marrë më 8 nëntor 2011. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)

Shiko edhe

Redakto