Njësia administrative Tropojë

Njësi administrative në Shqipëri, në Qarkun e Kukësit

42°14′N 20°06′E / 42.24°N 20.10°E / 42.24; 20.10

Njësia administrative Tropojë
Popullsia
 • Gjithsej5 606
Faqja zyrtareKomuna e Tropojës

Komuna Tropojë është një komunëRrethin e TropojësShqipëri.[1] Tropoja apo shpesh përmendet si Tropoja e vjetër është vendbanim në Shqipërinë veriore dhe sot është zona me e lidhur me Kosovën.

Xhamia Tropoje e Vjeter

Vendbanimet

Redakto


Histori

Redakto

Tropoja njihet historikisht si pjesë e Malësisë së Gjakovës. Gjatë Perandorisë Osmane ishte pjesë e Vilajetit të Kosovës. Kufiri i vitit 1912 që shkëputi pjesën më të madhe të Kosovës nga Shqipëria la Tropojën në izolim dhe vështirësoi jetën e banorëve. Kufiri la të izoluar edhe ekonominë e Tropojës.

Nga çlirimi i Shqipërisë e deri në Luftën e dytë botërore Tropoja së bashku me të gjitha vendbanimet e tjera të Tropojës, Hasit dhe Kukësit që kishin mbetur këndej kufirit ishte pjesë e Prefekturës së Kosovës, që ishte një nga 10 zonat administrative të Shqipërisë së lirë.

Sot Tropoja është pjesë e Rrethit të Tropojës, të cilit edhe i ka dhënë emrin.

Me çlirimin e Kosovës në vitin 1999 fillon një fazë e re për jetën e banorëve të cilët tani mund të shfrytëzojnë shkollat apo spitalet në Kosovë.

Ekonomia

Redakto

Tropoja ndodhet rreth 220 km larg Tiranës, kryeqytetit të Shqipërisë, dhe 120 km larg Prishtinës, kryeqytetit të Kosovës. Pozita gjeografike ka imponuar një lloj izolimi ekonomik nga pjesa tjetër e Shqipërisë. Komunikacioni rrugor me Kosovën mundëson tregti të shpejtë.

Tropoja ka sipërfaqe mjaftë të madhe të tokave të punueshme, në të cilat kultivohen drithërat, mollët, gështenjat, kumbullat e dëgjuara tropojane, ndërsa në blegtori mbizotërojnë të imtat.


Referime

Redakto
  1. ^ "Shoqata e komunave". Arkivuar nga origjinali më 13 mars 2012. Marrë më 8 nëntor 2011. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)

Shiko edhe

Redakto

Lidhje të jashtme

Redakto