Njeriu

llojet e hominideve në gjininë Homo
(Përcjellë nga Njeriut)

Njerëzit janë primatë dykëmborë që i përkasin llojit Homo sapiens (Latinisht: "njeri i zgjuar" ose "njeri i ditur") dhe familjes Hominidae, familjes së madhe të majmunëve.[4][5] Ata janë të vetmit anëtarë që kanë mbijetuar prej gjinisë Homo.

Njeriu[1]
Një mashkull (majtas) dhe një femër (djathtas)
Statusi i ruajtjes
Klasifikimi shkencor e
Unrecognized taxon (fix): Homo
Lloji:
Emri binomial
Homo sapiens
Linnaeus, 1758
Densiteti i popullimit të njerëzve
Sinonimet[3]
Species synonymy
  • aethiopicus
    Bory de St. Vincent, 1825
  • americanus
    Bory de St. Vincent, 1825
  • arabicus
    Bory de St. Vincent, 1825
  • aurignacensis
    Klaatsch & Hauser, 1910
  • australasicus
    Bory de St. Vincent, 1825
  • cafer
    Bory de St. Vincent, 1825
  • capensis
    Broom, 1917
  • columbicus
    Bory de St. Vincent, 1825
  • cro-magnonensis
    Gregory, 1921
  • drennani
    Kleinschmidt, 1931
  • eurafricanus
    (Sergi, 1911)
  • grimaldiensis
    Gregory, 1921
  • grimaldii
    Lapouge, 1906
  • hottentotus
    Bory de St. Vincent, 1825
  • hyperboreus
    Bory de St. Vincent, 1825
  • indicus
    Bory de St. Vincent, 1825
  • japeticus
    Bory de St. Vincent, 1825
  • melaninus
    Bory de St. Vincent, 1825
  • monstrosus
    Linnaeus, 1758
  • neptunianus
    Bory de St. Vincent, 1825
  • palestinus
    McCown & Keith, 1932
  • patagonus
    Bory de St. Vincent, 1825
  • priscus
    Lapouge, 1899
  • proto-aethiopicus
    Giuffrida-Ruggeri, 1915
  • scythicus
    Bory de St. Vincent, 1825
  • sinicus
    Bory de St. Vincent, 1825
  • spelaeus
    Lapouge, 1899
  • troglodytes
    Linnaeus, 1758
  • wadjakensis
    Dubois, 1921

Njerëzit kanë një tru shumë të zhvilluar, i aftë për të kryer koncepte abstrakte si arsyetimi, të folurit, analiza e vetvetes dhe zgjidhja e problemeve. Kjo aftësi mendore, e kombinuar me një trup vertikal që i mundëson duarve manipulimin e objekteve, e ka bërë njeriun të përdorë shumë më mirë se çdo specie tjetër veglat.

ADN-ja mitokondriale dhe gjetjet e fosileve tregojnë se njeriu modern e ka origjinën prej Afrikës rreth 200000 vjet më parë.[6] Sot, njerëzit jetojnë në çdo kontinent, me një popullsi prej rreth 6.8 miliard.[7]

Evulocionimi

Redakto

Evolucioni

Redakto

Studimi shkencor i evolucionit të njeriut shqetësohet rreth zhvillimit të gjinisë Homo, por gjithashtu përfshin studimin e hominidëve dhe hominëve të tjerë, si për shembull Australopiteku. "Njerëzit modernë" cilësohen ose klasifikohen si lloji Homo sapiens, të cilit i vetmi nënlloj ekzistues është Homo sapiens sapiens. Homo sapiens idaltu ("njeriu më i vjetër i zgjuar"), nënlloji tjetër i njohur është i zhdukur.[8] Homo neanderthalensis, që u zhduk rreth 30000 vjet më parë, herë pas here është klasifikuar si nënlloji "Homo sapiens neanderthalensis", por studimet e fundit gjenetike na sugjerojnë një shmangie të Neandertalit nga Homo sapiensi rreth 500000 vjet më parë.[9] Ngjashmërisht, ato pak kampione që na kanë mbetur prej Homo rhodesiensis janë klasifikuar ngadonjëherë si nënlloje, por kjo nuk është e pranueshme. Fillimisht, njeriu modern shfaqet në të dhënat e fosileve 195000 vjet më parë dhe studimet e biologjisë molekulare japin prova se koha e shmangies së njeriut modern nga çdo paraardhës i tij daton rreth 200000 vjet më parë.[10][11][12][13][14] Studimi i plotë i diversitetit gjenetik afrikan i kryesuar nga Dr. Sarah Tishkoff tregon se Bushmenët (njerëzit indigjenë të Afrikës jugore) janë ata që kanë larminë më të madhe gjenetike ndërmjet 114 popullsive të testuara, duke i bërë ata një nga 14 popullsitë më të hershme. Studimi gjithashtu lokalizoi origjinën e migrimit të njerëzve modernë në Afrikën jug-perëndimore, pranë kufirit bregdetar të Namibisë dhe Angolës.[15]

Të afërmit më të ngjashëm ekzistues të njerëzve janë gorillat dhe shimpanzetë, por njerëzit nuk kanë evoluar prej këtyre majmunëve: në të vërtetë këto majmunë kanë të njëjtin paraardhës me njerëzit modernë.[16] Njerëzit janë më shumë të lidhur me dy lloje shimpanzesh: me shimpanzenë e zakonshme dhe me bonobonë.[16] Renditja e plotë e gjenomit rezulton se pas 6.5 milion vjetësh evolucion të ndarë, ndryshimet midis shimpanzeve dhe njerëzve janë 10 herë më të mëdha se ato midis dy njerëzve jo të afërm dhe 10 herë më të vogla se ato midis një kavjeje dhe një miu. Kongruenca midis sekuencave të ADN-së ndërmjet njeriut dhe shimpanzesë variojnë nga 95% deri në 99%.[17][18][19][20] Është vlerësuar se njerëzit u shmangën nga sekuenca e evolucionit 5 milionë vjet më parë me shimpanzetë dhe 8 milionë vjet më parë nga gorrillat. Megjithatë, një kafkë e një hominidi e zbuluar në Çad në vitin 2001, e klasifikuar siSahelanthropus tchadensis, është afërsisht 7 milionë vjeçare dhe kjo mund të tregojë një shmangie akoma më të hershme.[21]

Evolucioni i njeriut karakterizohet nga një numër i rëndësishëm ndryshimesh morfologjike, fiziologjike dhe të sjelljes, që kanë ndodhur qysh nga ndarja ndërmjet paraardhësit të përbashkët të njeriut dhe shimpanzesë. Ndryshimi i parë morfologjik ishte zhvillimi i një sistemi lëvizës dykëmbor në vend të atij arboreal (nëpërmjet kacavirrjes në pemë),[22] me të gjithë ndryshimet shoqëruese, si një gju që tendoset dhe përthyhet përpara, këmbë të gjata në krahasim me krahët dhe fuqi e reduktuar e pjesës së sipërme të trupit.Më vonë, njerëzit e hershëm zhvilluan një tru shumë më të madh: rreth 1,400 cm³ te njerëzit modernë, dy herë më shumë se madhësia e trurit të shimpanzesë dhe gorillës. Rritja e trurit të njeriut pas lindjes ndryshon nga ato të majmunëve të tjerë dhe i lejon njerëzve të rinj periudha të zgjatura të mësimeve sociale dhe përvetësimit të gjuhës. Antropologët fizikë argumentojnë se ndryshimet ndërmjet strukturës së truve të njerëzve dhe atyre të majmunëve të tjerë janë akoma më të mëdha se ndryshimet e përmasave.

Ndryshime të tjera të rëndësishme morfologjike përfshijnë: zhvillimin e një mbërthimi ose kapje (me duar) me fuqi dhe preçizion;[23] një sistem përtypës të reduktuar; një zvogëlim të dhëmbëve të qenit; dhe ulja e laringut dhe kockës së nëngjuhës, duke e bërë të folurin të mundshëm. Një ndryshim i rëndësishëm fiziologjik ishte zhvillimi i ovulimit të fshehtë, që mund të jetë përputhur me zhvillimin e disa ndryshimeve të rëndësishme në sjellje, si lidhja e çifteve. Një ndryshim tjetër me peshë ishte zhvillimi i materialeve të bëra nga njeriu, të cilat sa erdhën e u bënë më të zakonshme dhe të sofistikuara.[24][25]

Periudha Paleolitike

Redakto
 
Pasqyrim artistik i shaqur gjatë Paleolitit të sipërm: figurina e Venusit të Dolni Vestonice, një nga realizimet më të hershme të trupit të njeriut, që daton 29000 deri 25000 vjet më parë

Njerëzit modern evoluuan nga Homo sapiensët arkaikë (p.sh Homo neanderthalensis ose Homo rhodesiensis) në Afrikë gjatë Paleolitit të Mesëm, rreth 200000 vjet më parë. Nga fillimi i Paleolitit të Sipërm rreth 50000 vjet më parë, gjuha, muzika dhe shprehi të tjera kulturore të përhapura kudo, u zhvilluan.

Lëvizja migratore për jashtë Afrikës është vlerësuar të ketë ndodhur rreth 70000 vjet më parë. Njeriu modern si rrjedhojë, u shpërnda në të gjitha kontinentet, duke zëvendësuar hominidët e mëparshëm: Ata filluan ta banonin Euroazinë dhe Oqeaninë që 40000 vjet më parë dhe Amerikat që 14500 vjet më parë.[26] Ata zhvendosën Homo neanderthalensis dhe lloje të tjera me origjinë prej Homo erectus (që kishte banuar në Euroazi që 2 milionë vjet më parë) me anë të riprodhimit të suksesshëm dhe rivalitetit për resurse.[27]

Provat e mbledhura nga arkeogjenetistët që nga vitet 1990 kanë dhënë mbështetje të madhe skenarit të migrimeve jashtë Afrikës dhe ka pakësuar mundësitë e hipotezës multi-rajonale, që propozonte se njerëzit modernë evoluuan nga popullsi individuale hominidësh.[28]

Gjenetistët Lin Jorde dhe Henri Harpending të "Universitetit të Jutas" sugjerojnë se variacionet janë shumë të vogla në krahasim me speciet e tjera. Ata gjithashtu propozojnë se gjatë Pleistocenit të Vonë, popullsia e njerëzve shkoi jo më shumë se 10000 dhe mundësisht aq ulët sa 1000. Arsye të ndryshme për këtë hipotezë janë marrë si të mirëqena, një ndër të cilat është teoria e katastrofës së Tobës.[29]

Tranzicioni drejt qytetërimit

Redakto
 
Bujqësia dhe zbutja e kafshëve çoi në ngritjen e vendbanimeve të qëndrueshme.

Deri 10000 vjet më parë, shumica e njerëzve jetonin si mbledhës dhe gjuetarë. Ata, në përgjithësi, jetonin në grupe të vogla nomadike. Ardhja e bujqësisë nxiti Revolucionin Neolitik, në të cilin u formuan vendbanime të përhershme, u zbutën kafshë dhe filluan të përdoren vegla metalike. Bujqësia nxiti tregtinë dhe bashkëpunimin dhe krijoi një shoqëri komplekse.

Rreth 6000 vjet më parë, u zhvilluan proto-shtetet e para në Mesopotami, Luginën e Nilit në Egjipt dhe Luginat e Indusit. Forcat ushtarake u formuan për mbrojtje dhe qeveria për të administrim. Shtetet bashkëpunonin dhe konkurronin për resurse, dhe në disa raste fillohej dhe luftë. Rreth 2000 dei 3000 vjet më parë, disa shtete si Persia, India, Kina, Roma dhe Greqia u bënë perandoritë e para nëpërmjet pushtimit. Besime fetare ndikuese, si Judaizmi, që e kishte origjinën prej Lindjes së Mesme dhe Hinduizmi që vinte nga Azia Jugore, u ngritën për nga rëndësia në këtë kohë.

Fundi i Mesjetës pa ngritjen e shumë ideve dhe teknologjive revolucionare Në Kinë, një shoqëri e zhvilluar dhe e urbanizuar i dha shtysë inovacioneve dhe shkencave, si shtypshkronja dhe shpimi i farës. Në Indi, zhvillime të mëdha ishin bërë në matematikë, filozofi, fe dhe metalurgji. Periudha e Artë Islamike pa zhvillime të mëdha shkencore në Perandorinë Islamike. Në Evropë, rizbulimi i vlerave të Antikitetit klasik dhe shpikja e shtypshkronjës prirën Rilindjen në shekujt XV-XVI. Gjatë 500 vjetëve të ardhsme, eksplorime dhe kolonizimi i sollën Evropës kontroll të madh mbi shumicën e Aerikave, Azisë dhe Afrikës, duke çuar në përleshje të mëvonshme për pavarësi. Revolucioni shkencor në shekullin e XVII dhe Revolucioni Industrial në shekujt e XVIII-XIX nxitën risitë në transport, si hekurudhat dhe automobilët; shfrytëzimin e energjisë, me anë të qymyrgurit dhe elektricitetit; dhe zhvillimin e qeverive, me sisteme të reja si demokracia dhe komunizmi.

Me mbërritjen e Epokës së Informacionit në fundin e shekullit të XX-të, njerëzit modernë jetojnë në një botë që sa vjen e globalizohet dhe ndërlidhet më shumë. Që nga 2008, mbi 1.4 miliardë njerëz janë të lidhur nëpërmjet tyre me anë të internetit[30] dhe 3.3 miliard njerëz me anë të celularit.[31]

Megjithëse ndërlidhja ndërmjet njerëzve ka nxitur zhvillimin e shkencës, artit, diskutimit dhe teknologjisë, ajo ka prirë në përleshje kulturore dhe në përdorimin e armëve të shkatërrimit në masë. Qytetërimi njerëzor kaçuar në ndotje dhe shkatërrim mjedisor, duke rezultuar në shfarosjen në masë të formave të tjera të jetës,[32] që mund të përshpejtohet nga ngrohja globale në të ardhmen.[33]

Habitati dhe popullsia

Redakto
 
Njerëzit shpesh jetojnë në struktura sociale të bazuara te familja dhe krijojnë strehim artificial.

Vendbanimet e para njerëzore ishin të varura nga sasia e ujit dhe në varësi të jetesës, resurse të tjera natyrore si tokat pjellore për rritjen e prodhimeve bujqësore dhe të bagëtisë, ose në stinë të caktuara duke gjuajtur pre të ndryshme. Gjithsesi, njerëzit kanë një aftësi të madhe për të ndryshuar habitatin e tyre me metoda të ndryshme, si ujitja, planifikimi urban, ndërtimi, transporti, prodhimi i mallrave, shpyllëzimi dhe shkretëzimi. Me shfaqjen e tregtisë në shkallë të gjerë dhe infrastrukturës së transportit, afërsia e këtyre resurseve është bërë e panevojshme dhe në shumë vende, këto faktorë nuk janë më një forcë drejtuese e rritjes dhe zvogëlimit të popullsisë. Megjithatë, mënyra se si habitati ndryshohet është një përcaktues i rëndësishëm në ndryshimin e popullsisë.

Teknologjia i ka lejuar njerëzit të kolonizojnë të gjitha kontinentet dhe të përshtaten në të gjithë mjediset e ndryshme. Në dekadat e fundit, njerëzit kanë eksploruar Antarktikën, thellësitë e oqeaneve, hapësirën e jashtme, edhe pse kolonizimi i këtyre mjediseve është akoma i parealizueshwm. Me një popullsi mbi 6 miliard, njerëzit janë mes gjitarëve të mëdhenj më të shumtë në numër. Shumica e njerëzve jetojnë në Azi (61 %). Pjesa tjetër jetojnë në dy Amerikat (14 $), në Afrikë (14 %), Europë (11 %), dhe Oqeani (0,5 %).

Banimi i njerëzve në sisteme ekologjike të mbyllura në mjedise të ashpra, si në Antarktikë dhe hapësirë është e shtrenjtë, e pakët në kohë dhe e kufizuar vetëm për ekspedita shkencore, ushtarake ose industriale. Jeta në hapësirë ka qenë shumë sporadike, me jo më shumë se 13 veta në një kohë të caktuar. Midis viteve 1969 dhe 1972, dy njerëz kaluan intervale të shkurtra në Hënë. Që nga nëntori i 2009, asnjë trup qiellor nuk është vizituar nga njerëzit, edhe pse ka pasur një prezencë të vazhdueshme të njerëzve që nga lëshimi i ekuipazhit fillestar për të banuar Stacionin Ndërkombëtar të Hapësirës më 31 tetor 2000. Gjithsesi, trupa të tjerë qiellorë janë vizituar nga objekte të bëra nga njeriu.

Që nga viti 1800, popullsia e njerëzve është rritur nga 1 miliard në 6 miliard.[34] Në 2004, rreth 2.5 miliard njerëz nga 6.3 miliard (39,7 %) jetonin në zona urbane dhe kjo përqindje pritet të rritet në shekullin e XXI. Në shkurt 2008, OKB vlerësoi se gjysma e popullsisë do jetojë në zona urbane në fundin e vitit.[35] Problemet e njerëzve që jetojnë në qytete janë format e ndryshme të ndotjes dhe krimit,[36] sidomos në brendësi të qyteteve dhe në lagjet e varfra periferike. Të mirat e jetesës në zona urbane janë analfabetizmi më i ulët, aksesi në të gjitha njohuritë dhe paprekshmëri nga uria në zonat rurale.

Njerëzit kanë pasur një efekt dramatik në mjedis. Meqë njerëzit rrallë merren si pre, ata janë përshkruar si supergrabitqarë.[37] Momentalisht, me anë të shfrytëzimit të tokës, djegies së karburanteve fosilë dhe ndotjes, njerëzit mendohet se janë shkaktarët kryesorë të ngrohjes globale.[38] Aktiviteti i njerëzve besohet se është një kontribues kryesor në zhdukjen në masë të shumë specieve. Nëse vazhdohet kështu, parashikohet se gjysma e gjithë specieve do të zhduket në shekullin e ardhshëm.[39][40]

Biologjia

Redakto

Anatomia

Redakto
 
Pjesët themelore anatomike të njeriut femrës dhe mashkullit.

Trupi i njeriut ndryshon në mënyrë të ndjeshme dhe kjo varet nga gjenet por edhe nga faktorët e jashtëm të ambientit ku jeton dhe nga dieta dhe ushtrimet. Një njeri i rritur mund të jetë mesatarisht i gjatë nga 1.5 deri në 1.8 m, kjo ndryshon nga vendi në vend.[41][42] Pesha mesatare e trupit të njeriut është për mashkullin e rritur 76–83 kg dhe për femrën 54–64 kg.[43] Ndryshe nga çdo primat tjetër, njerëzit janë të aftë të lëvizin me dy këmbë, duke i lënë krahëve mundësinë për të manipuluar objektet e ndryshme me anë të duarve, të ndihmuara nga gishtat e mëdhenj.

Megjithëse njerëzit duken me më pak qime me primatët e tjerë, me rritje të dukshme të tyre kryesisht në majën e kokës, në sqetulla dhe në zonën pubike, njeriu mesatar ka më shumë folikula qimesh në trupin e tij se një shimpanze mesatare. Dallimi kryesor është se qimet e njerëzve janë më të shkurtër, më të imët dhe me pigment më të ulët se qimet e shimpanzesë, duke i bërë më të vështirë pë t´u parë.[44]

Ngjyra e lëkurës së njeriut përcaktohet nga prezenca e pigmentit të melaninës. Ngjyra e lëkurës së njeriut mund të variojë nga e bardha deri kafja e errët deri te rozja e zbehtë, kurse qimet e njeriut variojnë nga e bardha te kafja, e kuqja dhe e zeza.[45] Kjo varet nga sasia e melaninës (një pigment që bllokon rrezet e diellit) në lëkurë dhe flokë, që përqendrimi i së cilës ulet me kalimin e viteve, duke çuar në formimin e flokëve gri ose të bardhë. Shumica e studiuesve besojnë se errësimi i lëkurës ishte një adoptim që u evolua për mbrojtjen nga rrezet ultravioletë dhe rrezatimit diellor. Gjithsesi, kohët e fundit është thënë se ngjyrat e ndryshme të lëkurës janë një adaptim për balancimine folatit, që shkatërrohet nga rrezet ultraviolet, dhe vitaminën D, që kërkon rrezatimin që të formohet.[46]

Përbërësit e trupit të njeriut
Te një person që peshon mbi 60 kg
Përbërësi Masa[47] Përqindja e atomeve[47]
Oksigen 38.8 kg 25,5 %
Karbon 10.9 kg 9,5 %
Hidrogjen 6.0 kg 63,0 %
Azot 1.9 kg 1,4 %
Të tjera 2.4 kg 0,6 %

Gjenetika

Redakto

Njerëzit janë krijesa eukariote. Ç'do qelizë diploide ka dy lloj kromozomesh 23 kromozome trashëgohen nga njëri prej prindërve dhe 23 tjera nga prindi tjetër. 22 çifte kromozomesh janë autozome dhe një çift prej tyre e përcaktojnë gjininë. Sipas njohurive aktuale njerëzit kanë nga 20.000 deri 25.000 gjene. Si edhe gjitarët tjerë njerëzit kanë kromozomin XY që përcakton gjininë. Femrat e kanë kromozomin XX dhe meshkujt kromozomin XY. Kromozomi X përgjigjet për gjenet e që se përmbajnë kromozomin Y, Kjo do të thotë se gjeni recesiv i shoqëruar me kromozomin X siç është hemofilia i prek më shumë meshkujt sesa femrat.

Njerëzit janë organizma me cikël ditor 24 orësh. Mesatarisht flejnë nga shtatë deri nëntë orë në ditë për një të rritur dhe 10 deri 11 orë për fëmijët njerëzit e moshuar flejnë më pak nga 6 deri në 7 orë. Gjumi i pakët ka efekte negative. Nëse njeriu i rritur flen vetëm 4 orë atëherë gjendja e tij shoqërohet me ndryshime të çuditshme në sjelljen dhe psikologjinë e tij e cila manifestohet me lodhje, pengesa në koncentrim dhe fikësim të shikimit si dhe shqetësime trupore.

Është për tu thënë se edhe pse të gjitha organet komandohen nga truri, kjo nuk d.m.th se të gjitha bijen në gjumë në të njëjtën kohë. Disa organe punojnë me kapacitet më të lartë disa më të ultë. Kjo dukuri mund të vërehet edhe në bazë të organeve të shqisave. Në bazë të këtyre vëzhgimeve mund të thuhet se truri i njeriut nuk bie në gjumë deri në momentin kur furnizimi i tij me gjak (oksigjen etj.) nuk ndalet.

Referime

Redakto

{{reflist|30em}

Njeru osht krijes me gjith ata njerzit ishin  nder me te hekurit me plot shembull nga vitet e ma hershme por ishte nje bot shum bukur shum mir me pot fjalen ishte ma bukur se kurr edhe pse kohrat kan ndryshu por mungon ajo ndejsi si kom ma heret.

Njerzit jan ato qe din the flasin shikojn ne veprimet tyre gjithcka qe vjen ne ket bot vjen per njeriut pse sepse ne ket koh ka dal shum sende te ndryshme telefoni rrejte sociale me gjith ata kur fillun qarrkullojn kto rrjete sociale fillon edhe bota te shkatrrohet pse sepse njerzit ne Kete koh shikojn te mbledhin para te jetojn vetem te mos punojn etj. Ne Kohet e me parme njerzit nuk kishin kto sende ishin familje madhe por ishin shum te lumtur me ata sende qe kishin. Njeriu ban veprime ne te cilet aj osht ne vedije ose osht tu shiku por me gjith ata njerit ne ditet sotme osht ber shum si te themi si virale ne ditet sotme por gabimi me madh se edhe fmit do bohet ashtu kur shikojn se prinderit tyre vlla ose kusheri ban nje veper qe nuk duhet lejuar ata kan si mesim keta ne ket koh qe po jetojm ne ka ardhur koh ne te cilen nuk ka rrespekt nder nuk ka asgje.

Lexim i mëtejshëm

Redakto
  1. ^ Francesco d'Errico; Chris B (2011). "Evolution, revolution or saltation scenario for the emergence of modern cultures?". Phil. Trans. R. Soc. B. 366 (1567): 1060–69. doi:10.1098/rstb.2010.0340. PMC 3049097. PMID 21357228. {{cite journal}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  2. ^ Global Mammal Assessment Team (2008). "Homo sapiens". The IUCN Red List of Threatened Species. IUCN. 2008: e.T136584A4313662. doi:10.2305/IUCN.UK.2008.RLTS.T136584A4313662.en. Arkivuar nga origjinali më 7 dhjetor 2017. Marrë më 14 janar 2018. {{cite journal}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  3. ^ "Homo sapiens Etymology". Online Etymology Dictionary. Arkivuar nga origjinali më 25 korrik 2015. Marrë më 25 korrik 2015. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  4. ^ Goodman M, Tagle D, Fitch D, Bailey W, Czelusniak J, Koop B, Benson P, Slightom J (1990). "Primate evolution at the DNA level and a classification of hominoids". J Mol Evol. 30 (3): 260–6. PMID 2109087. {{cite journal}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Emra të shumëfishtë: lista e autorëve (lidhja)
  5. ^ "Hominidae Classification". Animal Diversity Web @ UMich. Marrë më 2006-09-25. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  6. ^ "The Smithsonian Institution, Human Origins Program". Arkivuar nga origjinali më 15 tetor 2007. Marrë më 31 tetor 2009. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  7. ^ "World POPClock Projection". U.S. Census Bureau, Population Division/International Programs Center. Marrë më 2009-09-19. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  8. ^ Human evolution: the fossil evidence in 3D, by Philip L. Walker and Edward H. Hagen, Dept. of Anthropology, University of California, Santa Barbara, retrieved April 5, 2005.
  9. ^ Green, R. E., Krause, J, Ptak, S. E., Briggs, A. W., Ronan, M. T., Simons, J. F., et al. (2006) Analysis of one million base pairs of Neanderthal DNA. Nature, 16, 330–336. http://www.nature.com/nature/journal/v444/n7117/abs/nature05336.html
  10. ^ nsf.gov - National Science Foundation (NSF) News - New Clues Add 40,000 Years to Age of Human Species - US National Science Foundation (NSF)
  11. ^ BBC NEWS | Science/Nature | Age of ancient humans reassessed
  12. ^ The Oldest Homo Sapiens: - URL retrieved May 15, 2009
  13. ^ Alemseged, Z., Coppens, Y., Geraads, D. (2002). "Hominid cranium from Homo: Description and taxonomy of Homo-323-1976-896". Am J Phys Anthropol. 117 (2): 103–12. doi:10.1002/ajpa.10032. PMID 11815945. {{cite journal}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Emra të shumëfishtë: lista e autorëve (lidhja)
  14. ^ Stoneking, Mark; Soodyall, Himla (1996). "Human evolution and the mitochondrial genome". Current Opinion in Genetics & Development. 6 (6): 731–6. doi:10.1016/S0959-437X(96)80028-1. {{cite journal}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Emra të shumëfishtë: lista e autorëve (lidhja)
  15. ^ BBC World News "Africa's genetic secrets unlocked", 1 May 2009; the results were published in the online edition of the journal Science.
  16. ^ a b Wood B, Richmond BG (2000). "Human evolution: taxonomy and paleobiology". J. Anat. 197 (Pt 1): 19–60. doi:10.1046/j.1469-7580.2000.19710019.x. PMC 1468107. PMID 10999270. {{cite journal}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  17. ^ Frans de Waal, Bonobo. Berkeley: University of California Press, 1997. ISBN 0-520-20535-9 [1]
  18. ^ Britten RJ (2002). "Divergence between samples of chimpanzee and human DNA sequences is 5%, counting indels". Proc Natl Acad Sci USA. 99 (21): 13633–5. doi:10.1073/pnas.172510699. PMID 12368483. Arkivuar nga origjinali më 4 maj 2008. Marrë më 31 tetor 2009. {{cite journal}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  19. ^ Wildman, D., Uddin, M., Liu, G., Grossman, L., Goodman, M. (2003). "Implications of natural selection in shaping 99.4% nonsynonymous DNA identity between humans and chimpanzees: enlarging genus Homo". Proc Natl Acad Sci USA. 100 (12): 7181–8. doi:10.1073/pnas.1232172100. PMID 12766228. Arkivuar nga origjinali më 15 maj 2008. Marrë më 31 tetor 2009. {{cite journal}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Emra të shumëfishtë: lista e autorëve (lidhja)
  20. ^ Ruvolo M (1997). "Molecular phylogeny of the hominoids: inferences from multiple independent DNA sequence data sets". Mol Biol Evol. 14 (3): 248–65. PMID 9066793. {{cite journal}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  21. ^ Brunet, M., Guy, F., Pilbeam, D., Mackaye, H., Likius, A., Ahounta, D., Beauvilain, A., Blondel, C., Bocherens, H., Boisserie, J., De Bonis, L., Coppens, Y., Dejax, J., Denys, C., Duringer, P., Eisenmann, V., Fanone, G., Fronty, P., Geraads, D., Lehmann, T., Lihoreau, F., Louchart, A., Mahamat, A., Merceron, G., Mouchelin, G., Otero, O., Pelaez Campomanes, P., Ponce De Leon, M., Rage, J., Sapanet, M., Schuster, M., Sudre, J., Tassy, P., Valentin, X., Vignaud, P., Viriot, L., Zazzo, A., Zollikofer, C. (2002). "A new hominid from the Upper Miocene of Chad, Central Africa". Nature. 418 (6894): 145–51. doi:10.1038/nature00879. PMID 12110880. {{cite journal}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Emra të shumëfishtë: lista e autorëve (lidhja)
  22. ^ Vančata1 V., & Vančatová, M. A. "major features in the evolution of early hominoid locomotion[lidhje e vdekur]". Springer Netherlands, Volume 2, Number 6, December 1987. pp.517–537.
  23. ^ Brues, Alice M. & Snow, Clyde C. "Physical Anthropology". Biennial Review of Anthropology, Vol. 4, 1965. pp. 1–39.
  24. ^ Boyd, Robert & Silk, Joan B. (2003). How Humans Evolved. New York: Norton & Company. ISBN 0-393-97854-0.
  25. ^ Dobzhansky, Theodosius (1963). Anthropology and the natural sciences-The problem of human evolution, Current Anthropology '4 (2): 138–148.
  26. ^ Wolman, David (2008). "Fossil Feces Is Earliest Evidence of N. America Humans" National Geographic
  27. ^ How Neanderthals met a grisly fate: devoured by humans. The Observer. May 17, 2009.
  28. ^ Eswaran V, Harpending H, Rogers AR (2005). "Genomics refutes an exclusively African origin of humans". J. Hum. Evol. 49 (1): 1–18. doi:10.1016/j.jhevol.2005.02.006. PMID 15878780. {{cite journal}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Emra të shumëfishtë: lista e autorëve (lidhja)
  29. ^ Supervolcanoes, BBC2, 3 February 2000
  30. ^ "www.internetworldstats.com/stats.htm". Arkivuar nga origjinali më 23 qershor 2011. Marrë më 2008-08-08. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  31. ^ "www.investing.reuters.co.uk/news/articleinvesting.aspx?type=media&storyID=nL29172095". Arkivuar nga origjinali më 17 dhjetor 2008. Marrë më 2008-08-08. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  32. ^ Pimm S, Raven P, Peterson A, Sekercioglu CH, Ehrlich PR (2006). "Human impacts on the rates of recent, present, and future bird extinctions". Proc. Natl. Acad. Sci. U.S.A. 103 (29): 10941–6. doi:10.1073/pnas.0604181103. PMID 16829570. {{cite journal}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Emra të shumëfishtë: lista e autorëve (lidhja)
    *Barnosky AD, Koch PL, Feranec RS, Wing SL, Shabel AB (2004). "Assessing the causes of late Pleistocene extinctions on the continents". Science. 306 (5693): 70–5. doi:10.1126/science.1101476. PMID 15459379. {{cite journal}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Emra të shumëfishtë: lista e autorëve (lidhja)
  33. ^ Lewis OT (2006). "Climate change, species-area curves and the extinction crisis" (PDF). Philos. Trans. R. Soc. Lond., B, Biol. Sci. 361 (1465): 163–71. doi:10.1098/rstb.2005.1712. PMID 16553315. {{cite journal}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)[lidhje e vdekur]
  34. ^ Whitehouse, David. "World's population reaches six billion". BBC News, August 05, 1999. Retrieved on February 05, 2008.
  35. ^ Half of humanity set to go urban, BBC News
  36. ^ Urban, Suburban, and Rural Victimization, 1993–98 Arkivuar 25 gusht 2009 tek Wayback Machine U.S. Department of Justice, Bureau of Justice Statistics,. Accessed 29 Oct 2006
  37. ^ Scientific American (1998). Evolution and General Intelligence: Three hypotheses on the evolution of general intelligence Arkivuar 13 shtator 2006 tek Wayback Machine.
  38. ^ "www.grida.no/climate/ipcc_tar/wg1/007.htm". Arkivuar nga origjinali më 1 qershor 2007. Marrë më 2007-05-30. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  39. ^ American Association for the Advancement of Science. Foreword Arkivuar 4 mars 2008 tek Wayback Machine. AAAS Atlas of Population & Environment.
  40. ^ Wilson, E.O. (2002). in The Future of Life.
  41. ^ de Beer H (2004). "Observations on the history of Dutch physical stature from the late-Middle Ages to the present". Econ Hum Biol. 2 (1): 45–55. doi:10.1016/j.ehb.2003.11.001. PMID 15463992. {{cite journal}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  42. ^ "Pygmy." Britannica Concise Encyclopedia. Encyclopædia Britannica, Inc., 2006. Answers.com Accessed 30 Oct. 2006. http://www.answers.com/topic/pygmy
  43. ^ "Human weight - ArticleWorld". Arkivuar nga origjinali më 8 dhjetor 2011. Marrë më 31 tetor 2009. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  44. ^ Why Humans and Their Fur Parted Way by Nicholas Wade, New York Times, August 19, 2003.
  45. ^ Rogers, Alan R., Iltis, David & Wooding, Stephen (2004). "Genetic variation at the MC1R locus and the time since loss of human body hair". Current Anthropology. 45 (1): 105–108. doi:10.1086/381006. {{cite journal}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Emra të shumëfishtë: lista e autorëve (lidhja)
  46. ^ Jablonski, N.G. & Chaplin, G. (2000). The evolution of human skin coloration Arkivuar 14 janar 2012 tek Wayback Machine (pdf), 'Journal of Human Evolution 39: 57–106.
  47. ^ a b Page 3 in Chemical storylines. Author: George Burton. Edition 2, illustrated. Publisher: Heinemann, 2000. ISBN 0-435-63119-5, 9780435631192. Length: 312 pages