Nuriye Ulviye Mevlan Civelek
Nuriye Ulviye Mevlan Civelek (1893-1964) ishte një lobuese turke për të drejtat e grave, lobuese për të drejtën e votës, gazetare dhe themeluese e revistës së parë feministe si dhe organizatës për të drejtat e grave myslimane në Turqi. Në këtë revistë u publikua për herë të parë dhe fotoja e një gruaje myslimane.
Jeta e hershme
RedaktoNuriye Ulviye Yediç lindi në 1893 nga prindërit Safiye Hanım dhe Mahmut Yediç[1] në Hacıvelioba, Gönen në ish-perandorinë osmane,[2] edhe pse disa burime tregojnë se vendlindja e saj ishte Siria[3]. Ndërsa burime të tjera dëftojnë se vendlindja ishte në Turqinë qendrore në Göreme.[1] Babai i saj ishte fermer dhe me origjinë kirkasiane, i cili ishte detyruar të lëvizte prej Kaukazit Verior për shkak të pushtimit nga Perandoria Ruse.[1] Për shkak të kushteve financiare familja po jetonte në kushte të vështira ekonomike, ndaj e dërguan vajzën e tyre të jetonte në Pallatin osman të Yıldız në moshën 6 vjeçare.[4] Ajo u rrit atje dhe mori leskione rreth etikës në sjellje, besimit fetar dhe rregullave të brendshme të pallatit. Siç e donte tradita ajo u martua në moshën 13 vjeçare në 1906.[3] Bashkëshorti i saj, Hulusi Bey vdiq pak pas martesës së tyre.[1]
Karriera
RedaktoDuek përdorur paratë që trashëgoi, Bey themeloi revistën “Women’s World” (turqisht: Kadınlar Dünyası) duke përdorur emrin Nuriye Ulviye në 4 prill 1913. Brenda muajit tjetër,në 28 maj 1913 ajo themeloi “Shoqatën osmane për mbrojtjen e të drejtave të grave” (turqisht: Osmanlı Müdâfaa-i Hukuk-ı Nisvan Cemiyeti), me qëllimin për të përmirësuar edukimin e grave, mundësitë e punësimit si dhe reformimin e kodit të veshjes.[5] Edhe pse shoqata ishte parimisht një entitet i grave myslimane, në të bënin pjesë edhe pjesëtarë nga minoritete si edhe gazetarë evropianë.[6]
Në fillim revista kishte një botim të përditshëm. Pas 100 serish, revista nisi të kishte botim të përjavshëm.[1] Kjo revistë ishte e para që publikoi fotografinë e një gruaje myslimane. Asnjë prej stafit nuk ishte djalë dhe Mevlan e arsyetoi këtë gjë duke thënë se djemtë janë përjashtuar,për aq kohë sa ata përjashtojnë gratë nga pjesëmarrja në shoqëri.[6]
Në artikujt e saj Mevlan shpjegoi qartazi nevojën për përfshirjen e të drejtave të grave në sistemin edukues, paga të barabarta dhe pranimin e grave në postet publike, si dhe përsëriti temën se përmirësimi në jetët e grave do të ndikonte dhe në përmirësimin në jetët e burrave. [5] Ajo argumentoi gjithashtu se gratë duhet të lejohen të veshin shami në vend të perçes, duhet të kenë të drejta të barabarta në martesë, si dhe dënoi praktikën e martesave me mblesëri.[7] Si rezultat i fushatës së saj, gratë fituan terren në diskursin publik, sikurse në 1913 shtatë gra u punësuan në pozicione shtetërore si dhe në 1914, universiteti për gra “İnâs Darülfünunu” hapi dyert në Stamboll duke ofruar kurse në shkenca dhe literaturë. Nga 1913 deri në 1914 revista “Women’s World” nisi të botohej dhe në frëngjisht, në një përpjekje për të rritur dialogun midis feministeve evropiane dhe pjesëtareve të shoqatës.
Kjo revistë operoi deri në vitin 1921.[5] At Në atë kohë Lufta për Pavarësinë në Turqi po zhvillohej si dhe bashkëshorti i Mevlanit, i cili ishte mbështetës i pavarësisë së kurdëve,[8] u ekstradua si një ndër 150 personat non-grata në Turqi në 1923.[4][3] Në 1927 Mevlan u divorcua dhe nisi drejtimin e një konvikti për studentët. Në 1931 ajo u martua me një student mjekësie, Ali Muharrem Civelek, i cili kishte qëndruar me të gjatë studimeve në Fakultetin e Mjekësisë.[2] Deri në përfundim të studimeve, çifti e la Stambollin dhe u shpërngul në Kırıkhan.[3]
Civelek vdiq në 9 prill 1964 në Kırıkhan, provincën e Hatay, Turqi dhe u varros në Antakya, Turqi.[5]
Trashëgimia
RedaktoPas vdekjes së saj, një bibliotekë mori emrin e aktivistes turke në 1967, e themeluar nga bashkëshorti. Në 2004 biblioteka mblodhi rreth 9.000 libra.[9] Ekziston dhe një rrugë në Kırıkhan që mban emrin e saj. Në 1967 Këshilli i Grave të Turqisë i dedikoi një pllakatë përkujtimore në varreza në kujtim të aktivistes.[5]
Referimet
Redakto- ^ a b c d e Çakır 2006, f. 336.
- ^ a b Çakır 2016.
- ^ a b c d Özden 2015.
- ^ a b Canbek 2011.
- ^ a b c d e von Dewitz 2012.
- ^ a b Çakır 2006, f. 337.
- ^ Altınöz 2003, f. 18.
- ^ Ozoglu 2012, ff. 83, 161.
- ^ Cihan News Agency 2004.