Përdoruesi:Etnolinguistike/sandbox
Universiteti i Elbasanit “Aleksandër Xhuvani” është institucion publik i arsimit të lartë.
Universiteti i Elbasanit është vazhdues i Institutit të Lartë Pedagogjik “Aleksandër Xhuvani” (ILP) themeluar më 1971, i cili u përvijua si vazhdues i drejtpërdrejtë i Shkollës Normale të Elbasanit (i pari institucion kombëtar i përgatitjes së mësuesve në Shqipëri, themeluar më 1909).
Normalja dhe universiteti
RedaktoNormalja e Elbasanit, e hapur në vitin 1909 dhe Universiteti i Elbasanit “Aleksandër Xhuvani”, parakuptojnë një bashkëmarrëdhënie të ngushtë, e cila nuk mund të konceptohet e vlerësohet pa konsideruar në mënyrë të ndërsjellë dy institucionet e sipërpërmendura.
Këto dy institucione të rëndësishme, që ndonëse ndryshojnë nga njëri-tjetri në aspektin kohor, strukturor e statusor, kanë një lidhje të brendshme organike të dukshme ndërmjet tyre, pasi kanë ruajtur historikisht të njëjtat funksione e kanë zbatuar detyra të njëjta.
Me çeljen e kësaj shkolle, Elbasani do të bëhej jo vetëm djepi i Normales, por, sipas përcaktimit të Luigj Gurakuqit, drejtorit të parë të Normales, edhe “djepi i mësimit dhe i diturisë kombëtare”. Përmbushja e kësaj dëshire është qëllimi që i kemi vënë vetes në këtë institucion, thirrja që do të jetë gjithnjë në qendër të veprimtarisë së sotme mësimore e kërkimore, por edhe vizioni i së ardhmes të universitetit tonë.
Kjo traditë, këto vlera shumëdimensionale, ky terren tradicionalisht i përgatitur dhe i formësuar, do të çojnë natyrshëm në krijimin e një shtrati të sigurt, mbi të cilin do të fillojë jetën e do të hedhë shtat në vitin 1971 Instituti i Lartë Pedagogjik dhe pas afro dy dekadash Universiteti “Aleksandër Xhuvani” i Elbasanit.
UE është institucion i ngritur në statusin universitar mbi Institutin e Lartë Pedagogjik “Aleksandër Xhuvani” (ILP) të Elbasanit.
ILP-ja, ky institucion i lartë arsimor, që ka përgatitur mësues për shkollën 8-vjeçare dhe të mesme, u ngrit më 1971 dhe ka funksionuar deri më 1991. ILP. u themelua duke u mbështetur në traditën e përgatitjes së mësuesve në shkollën Normale të Elbasanit, si dhe në përvojën e grumbulluar në dy filialet pararendëse të tij, një i Universitetit të Tiranës dhe tjetri i Institutit të Lartë Pedagogjik të Shkodrës, si dhe të trashëgimisë së veprimtarisë së gjerë shkencore e arsimore të mjaft studiuesve e mësuesve elbasanas.
Fillimisht ILP-ja ka kryer veprimtarinë e vet mësimore në katër degë të mësuesisë: gjuhë-letërsi, matematikë-fizikë, histori-gjeografi, biologji-kimi, në sistemin me dhe pa shkëputje nga puna, me kohëzgjatje trevjeçare; në degët inxhinieri ndërtimi, inxhinieri mekanike, ekonomi kontabël, ekonomi plan, si filiale të UT-së. Ky institucion zhvilloi veprimtari në filialet e tij të ngritura në qytetet Korçë, Fier dhe Berat.
Në vitin 1981 u hap dega e përgatitjes së mësuesve për katër klasat e para të shkollës 8-vjeçare, me kohëzgjatje studimi 3 vjet. Afati i studimeve në ILP më 1982 u shtri nga tre në katër vjet. Pranë tij kanë funksionuar pesë katedra:
- Katedra e gjuhës shqipe dhe letërsisë
- Katedra e histori-gjeografisë.
- Katedra e matematikë-fizikës
- Katedra e biologji-kimisë
- Katedra e lëndëve psiko-didaktike dhe e djathtësive
Drejtorë të ILP-së kanë qenë: dr. Vasil Kamami nga viti 1971 deri më 1984; dr. Hysen Shabanaj nga viti 1984 deri më 1990; prof.dr. Agron Tato nga viti 1990 deri më 1992.
Në vitin 1991, ILP “Aleksandër Xhuvani” fiton statusin e institucionit universitar, duke u emërtuar Universiteti i Elbasanit “Aleksandër Xhuvani”.
Historiku i Universitetit
RedaktoUniversiteti i Elbasanit “Aleksandër Xhuvani”, i themeluar në vitin 1991, është institucion i rëndësishëm arsimor e shkencor në Republikën e Shqipërisë për përgatitjen e mësuesve, të specialistëve dhe studiuesve të rinj në fusha të ndryshme studimi. Universiteti është ngritur mbi një traditë të pasur në këtë drejtim lidhur ngushtë me Shkollën Normale, të hapur në 1909, e cila luajti për shumë kohë rolin e një universiteti të vërtetë.
Sot, Universiteti i Elbasanit, vazhdon traditën arsimore në fushën e mësuesisë por edhe në fusha të reja e dinamike të dijes e kërkimit shkencor. Veprimtaria e Universitetit bazohet në nenin 57, pika 7, të Kushtetutës, në Ligjin nr.80/2015 datë 22.07.2015 "Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë Republikën e Shqipërisë", në Statutin e UE-së si dhe në rregulloret që miratohen në zbatim të tij.
Në mënyrë të detajuar në UE funksionojnë:
I. Fakulteti i Shkencave Humane, me programe studimi Bachelor, Master profesional, Master i shkencave dhe Doktoratë në fushat e kërkimit të tij: gjuhë shqipe dhe të huaj (anglisht, frëngjisht, italisht, gjermanisht), histori, gjeografi, gazetari, albanologji, programe profesionale 2-vjeçare në sekretar i specializuar dhe operator turistik në gjuhën gjermane.
II. Fakulteti i Shkencave të Natyrës, me programe studimi Bachelor, Master profesional dhe Master i shkencave në fushat e kërkimit të tij: biologji, kimi, botanikë, zoologji, mbrojtje mjedisi, matematikë, fizikë, teknologji e informacionit, informatikë, gjeometri, fizikë teorike e eksperimentale si dhe programe profesionale 2-vjeçare në teknik laboratori, teknik mjedisi, mekatronikë, logjistikë .
III. Fakulteti i Shkencave të Edukimit, me programe studimi Bachelor, Master profesional në fushat e kërkimit të tij: mësuesi për ciklin fillor (klasës I-IV të shkollës 9-vjeçare), edukatorë për arsimin parashkollor, psikologji, filozofi, sociologji, edukim fizik dhe artistik si dhe program profesional 2-vjeçar në edukator për moshat 0-3 vjeç.
IV. Fakulteti Ekonomik, me programe studimi Bachelor, Master profesional dhe Master i shkencave në fushat e kërkimit të tij: administrim, biznes, financë, kontabilitet, ekonomia dhe e drejta, shkenca juridike në biznes, shkenca juridike në sektorin publik, ekonomi turizëm, administrim biznes dhe inxhinieri dhe informatikë ekonomike.
V. Fakulteti i Shkencave Mjekësore Teknike, programe studimi Bachelor, Master profesional, Master i shkencave dhe Doktoraturë në fushat e kërkimit të tij: infermieri, infermieri mami, teknik laboratori, imazheri, manaxhim infermieror, fizioterapi dhe logopedi
Që nga themelimi i UE-së (1991) e në vijimësi punohet për krijimin e strukturave dhe institucioneve ndihmëse për procesin mësimor dhe veprimtarinë kërkimore-shkencore. Si kërkesa të natyrshme të ristrukturimit të UE-së dhe si ndihmëse në procesin e mësimdhënies, janë ngritur e janë vënë në dispozicion laboratorë teknikë pranë secilës njësi kryesore.
Bashkërendimi i orëve teorike në të gjitha programet e studimit me orët e praktikës në laboratorë apo pranë institucioneve bashkëpunëtore të UE-së, ka krijuar një ridimensionim të hapësirës së studentit. Politikat institucionale me në qendër studentin, kanë krijuar hapësira të pafundme për ndërkombëtarizimin e UE-së, duke u ofruar studentëve mundësi të barabarta të pjesëmarrjes në programet e mobilitetit jashtë vendit. Gjithashtu kjo politikë është integruar me partneritete brenda dhe jashtë vendit, për të realizuar trajnime e kualifikime të ndryshme.
Politika e ndërkombëtarizimit ka patur një shtrirje të gjerë mes personelit të UE-së. Kjo ka mundësuar shkëmbime të personelit me universitetet partnere si dhe ka nxitur e kontribuar në rritjen e kapaciteteve, në kuadër të projekteve për ngritjen e kapaciteteve të Bashkimit Evropian. Kjo ka sjellë si pasojë një sërë aktivitetesh ndërkombëtare në UE.
Fakultetet në UE dhe programet e studimit
RedaktoFakulteti i Shkencave Humane
Departamenti i Gjuhësisë
Programi i studimit | Cikli i studimit |
---|---|
Gjuhë shqipe dhe Letërsi | Bachelor |
Gjuhë shqipe dhe Frënge | Bachelor |
Gjuhe shqipe dhe rome | Bachelor |
Sekretar i specializuar dhe administrati | Diplome me karakter profesional |
Gjuhësi | Master i shkencave |
Albanologji profili Gjuhësi | Doktoraturë |
Departamenti i Histori-Gjeografisë
Programi i studimit | Cikli i studimit |
---|---|
Histori dhe Gjeografi | Bachelor |
Histori dhe gjuhë gjermane | Bachelor |
Gjeografi dhe gjuhë italiane | Bachelor |
Studime historike | Master i shkencave |
Studime gjeografike | Master i shkencave |
Albanologji profili Histori | Doktoraturë |
Trashëgimi kulturore | Master i shkencave |
Departamenti i Gjuhëve të Huaja
Programi i studimit | Cikli i studimit |
---|---|
Gjuhë angleze | Bachelor |
Gjuhë gjermane | Bachelor |
Gjuhë frënge | Bachelor |
Gjuhë italiane | Bachelor |
Operator turistik ne Gjuhën gjermane | Diplome me karakter profesional |
Departamenti i Letërsisë dhe Gazetarisë
Programi i studimit | Cikli i studimit |
---|---|
Gazetari | Bachelor |
Gazetari dhe gjuhë angleze | Bachelor |
Redaktim | Master profesional |
Gazetar reporter | Master profesional |
Gazetari sportive | Master profesional |
Studime letrare | Master i shkencave |
Fakulteti i Shkencave të Natyrës
Departamenti i Biologjisë
Programi i studimit | Cikli i studimit |
---|---|
Biologji-Kimi | Bachelor |
Studime Mjedisore | Bachelor |
Teknik Mjedisi | Diplome me karakter profesional |
Mbrojtje mjedisi | Master i shkencave |
Departamenti i Matematikës
Matematikë-Fizikë | Bachelor |
Matematikë Informatike | Bachelor |
Logjistikë | Diplome me karakter profesional |
Analizë të dhënash | Master profesional |
Matematike e zbatuar | Master i shkencave |
Departamenti i Fizikës
Programi i studimit | Cikli i studimit |
---|---|
Fizikë kompjuterike | Bachelor |
Mekatronikë | Diplome me karakter profesional |
Departamenti i Kimisë
Programi i studimit | Cikli i studimit |
---|---|
Teknologji laboratori | Diplome me karakter profesional |
Analist prodhimi | Master profesional |
Departamenti i Informatikës
Programi i studimit | Cikli i studimit |
---|---|
Teknologjitë e informacionit | Bachelor |
Teknologjite e informacionit | Master profesional |
Fakulteti i Shkencave të Edukimit
Departamenti i Shkencave Sociale dhe Edukimit Qytetar
Programi i studimit | Cikli i studimit |
---|---|
Edukim qytetar | Bachelor |
Filozofi-Sociologji | Bachelor |
Punonjës social | Bachelor |
Punonjës social me fëmijët dhe familjen | Master profesional |
Sherbime sociale | Master i shkencave |
Sherbimi i proves | Master profesional |
Departamenti i Psikologjisë
Programi i studimit | Cikli i studimit |
---|---|
Psikologji | Bachelor |
Psikolog në institucione | Master profesional |
Psikologji edukimi | Master i shkencave |
Departamenti i Edukimit Fizik dhe Sporteve
Programi i studimit | Cikli i studimit |
---|---|
Edukim Fizik dhe Sporte | Bachelor |
Mësuesi në Edukim fizik dhe sporte me profil minor në Edukim shëndetësor | Master profesiona |
Departamenti i Metodologjisë së Mësimdhënies
Programi i studimit | Cikli i studimit |
---|---|
Mesuesi per Arsimin Fillor Kl.I-VI | Bachelor |
Mesuesi per Arsimi Parashkollor | Bachelor |
Edukator 0-3 vjeç | Diplome me karakter profesional |
Mësuesi në Arsimin e Mesem te Ulet për Matematikë-Fizikë me profil minor ne Informatikë | Master profesional |
Mësuesi në Arsimin e Mesem te Ulet për Matematikë-Informatikë me profil minor ne Fizikë | Master profesional |
Mësuesi në Arsimin e Mesem te Ulet për Biologji-Kimi me profil minor në Edukim Shëndetsor dhe Mjedisor | Master profesional |
Mësuesi në Arsimin e Mesem te Ulet për Gjuhë të Huaj Anglisht me profil minor ne Gjuhë Shqipe | Master profesional |
Mësuesi në Arsimin e Mesem te Ulet për Gjuhë të Huaj Frengjisht me profil minor në Gjuhë Shqipe | Master profesional |
Mësuesi në Arsimin e Mesem te Ulet për Gjuhë të Huaj Italisht me profil minor në Gjuhë Shqipe | Master profesional |
Mësuesi në Arsimin e Mesem te Ulet për Gjuhë të Huaj Gjermanisht me profil minor në Gjuhë Shqipe | Master profesional |
Mësuesi në Arsimin e Mesem te Ulet për Histori-Gjeografi me profil minor në Edukatë Qytetare | Master profesional |
Mësuesi në Arsimin e Mesem te Ulet për Edukatë Qytetare-Histori me profil minor në Gjeografi | Master profesional |
Mësuesi në Arsimin e Mesem te Ulet për Edukatë Qytetare-Gjeografi me profil minor në Histori | Master profesional |
Mësuesi në Arsimin e Mesem te Ulet për Gjuhë Shqipe dhe Letërsi | Master profesional |
Drejtim dhe administrim arsimi | Master profesional |
Mesuesi per Arsimin Fillor | Master I shkencave |
Qendra për Kërkim dhe Zhvillim në Edukim
Fakulteti Ekonomik
Departamenti i Administrim Biznesit
Programi i studimit | Cikli i studimit |
---|---|
Administrim-Biznes | Bachelor |
Administrim-Biznes | Master profesional |
Menaxhim | Master i shkencave |
Departamenti i Financë Kontabilitetit
Programi i studimit | Cikli i studimit |
---|---|
Financë-Kontabilitet | Bachelor |
Financë | Master profesional |
Drejtim bankar | Master i shkencave |
Kontabilitet | Master profesional |
Kontabilitet dhe Auditim | Master i shkencave |
Departamenti i të Drejtës
Programi i studimit | Cikli i studimit |
---|---|
Ekonomia dhe e drejta | Bachelor |
Ekonomia dhe e drejta ne sektorin publik | Master profesional |
Ekonomia dhe e drejta në tregjet ndërkombëtare | Master i shkencave |
Drejtësi | Diplomë e Integruar Master i shkencave |
Departamenti Ekonomiksit
Programi i studimit | Cikli i studimit |
---|---|
Informatike ekonomike | Bachelor |
Informatike ekonomike | Master profesional |
Departamenti i Marketingut dhe Inxhinierisë
Programi i studimit | Cikli i studimit |
---|---|
Ekonomi turizmi | Bachelor |
Administrim biznesi dhe Inxhinieri | Bachelor |
Marketing | Master profesional |
Marketing | Master i shkencave |
Fakulteti i Shkencave Mjekësore Teknike
Departamenti i Infermieristikës
Programi i studimit | Cikli i studimit |
---|---|
Infermieri e përgjithshme | Bachelor |
Infermieri Mami | Bachelor |
Departamenti i Lëndëve Paraklinike
Programi i studimit | Cikli i studimit |
---|---|
Fizioterapi | Bachelor |
Logopedi | Bachelor |
Fizioterapi | Master profesional |
Logopedi | Master profesional |
Departamenti i Lëndëve Klinike
Programi i studimit | Cikli i studimit |
---|---|
Imazheri | Bachelor |
Teknik laboratori | Bachelor |
Teknik Imazherie | Master profesional |
Teknik laboratori | Master profesional |
Departamenti Specialiteteve Tekniko-Mjekësore
Programi i studimit | Cikli i studimit |
---|---|
Menaxhim infermieror | Master profesional |
Infermieri kirurgjikale | Master profesional |
Infermieri | Master i shkencave |
Mami | Master i shkencave |
Rektorët ndër vite në UE
RedaktoRektori është autoriteti më i lartë akademik në UE si dhe përfaqësuesi ligjor i tij për çështjet akademike dhe protokollare. Rektori zgjidhet nga anëtarët e asambleve të personelit akademik të njësive kryesore dhe studentët.Funksioni i tij është i papajtueshëm me funksionet e përgjegjësve të strukturave të UE-së, të kryetarit të komisionit të diplomës dhe të provimit të formimit. Mandati i rektorit zgjat 4 (katër) vjet. Ai shërben në detyrë për një mandat, me të drejtë rizgjedhjeje vetëm një herë. Pas përfundimit të mandatit, ai vazhdon të jetë anëtar i personelit të njësisë bazë ku kryen veprimtarinë e tij akademike. Rektori është njëkohësisht Kryetar i Senatit Akademik dhe i ushtron detyrat e tij në përputhje aktet ligjore e nënligjore në fuqi, aktet e brendshme të institucionit.
Rektorët ndër vite në UE janë:
Vasil Kamami
Hysen Shabanaj
Agron Tato
Teuta Dilo
Liman Varoshi
Skënder Topi
Elvira Fetahu
Struktura
RedaktoUniversiteti Elbasanit është një institucion kombëtar për mësimdhënie dhe shkencë dhe varet nga Ministria e Arsimit dhe Kërkimeve Shkencore.
Senati i Universitetit të Elbasanit është një organ i zgjedhur që merr vendime për problemet më të rëndësishme në fushën e mësimdhënies, kërkimit shkencor si dhe administrim- financës.
Rektori përgjigjet për drejtimin shkencor, pedagogjik e financiar. Ai është kryetar i Senatit.
Fakultetet e Universitetit të Elbasanit janë ndarje shkencore dhe mësimdhënëse që mbulojnë punën shkencore dhe arsimore.
Këshilli Shkencor i Fakultetit është organ i zgjedhur që merr vendime për problemet më të rëndësishme të Fakultettit në fushën e mësimdhënies dhe kërkimit shkencor.
Dekani i Fakultetit drejton dhe kontrollon punën mësimore dhe shkencore të Fakultetit.
Departamenti është njësia bazë mësimore dhe shkencore në të cilin marrin pjesë lektorët dhe asistent-lektorët.
Stafi akademik
RedaktoStafi akademik i Universitetit përbëhet nga 245 pedagogë dhe asistentë pedagogë efektivë, nga të cilët 8 janë profesorë, 12 asistentë profesorë; 20 doktorë; 20 mastera; 70 pedagogë; 17 asistentë pedagogë. Universiteti ka edhe 44 lektorë të jashtëm, nga të cilët 2 janë profesorë; 3 asistentë profesorë; 3 doktorë; 20 pedagogë; 16 asistentë pedagogë.
Kërkimi Shkencor
RedaktoKërkimet shkencore në Universitetin e Elbasanit zhvillohen në departamente të ndryshme, që përbëjnë njësitë shkencore. Në çdo departament ka dy seksione: një seksion në të cilin pedagogët i kanë shtrirë kërkimet e tyre në procesin e mësimdhënies, fizikë, matematikë, kimi, biologji, gjuhë shqipe dhe e huaj, letërsi, histori dhe gjeografi. Një seksion tjetër i departamentit përbëhet nga një grup pedagogësh që janë realisht kërkues shkencorë si p.sh. në shkencat eksperimentale: kimi, biologji, studimet në gjuhën shqipe, gjeografi, histori, etj.
Qendra e Kërkimeve Albanologjike dhe Ballkanike
RedaktoRealizon studime në fushën e albanologjisë dhe ballkanistikës.
Laboratori i Kërkimeve Shkencore
RedaktoKy laborator kryen kërkime shkencore në fushën e shkencave të aplikuara dhe në fushën e analizave të materialeve për të tretë. Ky laborator është i liçensuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Standardizimeve pranë Këshillit të Ministrave.
Fushat shkencore në Fakultetin e Shkencave të Natyrës
Redakto- 1. Etimologji, Ekologji.
- 2. Sporpjalmi i pemëve të sotme.
- 3. Peshku dhe roli i popullatës në shpërndarjen e tij në lumin Shkumbin.
- 4. Probleme të mësimdhënies të biologjisë dhe ekologjia- etologjia në shkollë.
- 5. Probleme në fiziologjinë e bimëve (në fotosintezë).
- 6. Probleme të ndotjes në liqenin e Pogradecit.
- 7. Influenca e disa elementëve në materialet refraktare.
- 8. Metoda fizike për përcaktimin e veçorive fizike, kimike dhe mekanike tek çeliku, ferrokromi me karbon të lartë, skorjet dhe materialet refraktare.
- 9. Metodat në studimet fizike të materialeve laboratorike dhe kompozitat për prodhimin laboratorik e industrial.
- 10. Zhvillimi dhe investigimi i materialeve të forta magnetike.