Pamje e Shpellave Barabar

Shpellat Barabar janë arkitektura më e vjetër shkëmbore ekzistuese e shpellave në Indi,[1] që datojnë kryesisht nga Periudha e Perandorisë Maurya (322–185 p.e.s.), disa me mbishkrime të Ashoka-s, të gjendura në Bllokun Makhdumpur të distriktit Jehanabad, në Bihar, 24 km në veri të Gaya-s. Këto shpella janë të vendosura në kodrat binjake të Barabarit (katër shpella) dhe Nagarjuni (tre shpella) – shpellat kodrës Nagarjuni 1.6 km larg ndonjëherë konsiderohen si të veçanta duke u quajtur Shpellat Nagarjuni. Këto dhoma shkëmbore datojnë që nga shekulli i III p.e.s., në periudhën Maurya,[2] të Ashoka-s (që mbretëroi në vitet 273–232 p.e.s.) dhe stërnipit të tij Dasharatha Maurya. Megjithëse vetë ishin budistë, ata lejuan sekte të ndryshme xhainiste të lulëzonin nën politikën e tolerancës fetare.[1] Shpellat u përdorën nga asketikët nga sekti Ajivika,[3] të themeluara nga Makkhali Gosala, një bashkëkohës i Gautama Buddha-s, themeluesi i budizmit dhe Mahavira-s, Tirthankara i fundit dhe i 24-ërt i xhainizmit.[4] Në sit janë të pranishëm gjithashtu skulptura shkëmbore budiste dhe hindu.[5] Shumica e shpellave në Barabar konsistojnë në dy dhoma, të skalitura tërësisht në shkëmb graniti, me një sipërfaqe të brendshme tepër të lëmuar dhe dalje me efektin e jehonës. Dhoma e parë kishte funksionin e mbledhjes së adhuruesve në një sallon të madh drejtëkëndor ndërsa e dyta, një dhomë e vogël rrethore me kupolë për adhurim, kjo dhomë e brendshme me gjasa kishte një strukturë të ngjashme me një stupa të vogël, në disa pika, megjithëse tani ato janë bosh. Shpellat u paraqitën – të gjendura në Shpellat imagjinare Marabar – në librin A Passage to India të shkrimtarit anglez E. M. Forster. Këto paraqiten edhe në librin The Mahabharata Secret të Christopher C. Doyle.

Shpellat në kodrën Barabar

Redakto
 
Pamje e përgjithashme e tempujve shpellorë në kodrat Barabar në Bihar.
 
Shpella e Lomas Rishi-t, Arkitektura Mauryane në malet Barabar, Shekulli III p.e.s.

Kodra Barabar përmban katër shpella, përkatësisht Karan Chaupar, Lomas Rishi, Sudama dhe Visva Zopri. Shpellat Sudama dhe Lomas Rishi janë shembujt më të hershëm të arkitekturës shkëmbore në Indi,[2][6] me hollësi arkitekturore, të bëra gjatë periudhës mauryane dhe të kthyera në trend në shekujt pasardhës,[7] si Chaitya më e madhe buste, që u gjetën në Maharashtra, si në Shpellat Ajanta dhe Shpellat Karla dhe tradita e ndikuar shumë e arkitekturës shkëmbore të Azisë së jugut.[3] Shpellat Barabar kanë harqe madhështorë që janë të paktë në historinë e lashtësisë.

 
Shpellat Sudama dhe Lomas Rishi në Barabar, fotografi e vitit 1870.
 
Planimetria e Shpellave Barabar dhe një ngritje në hyrjen e Shpellës Lomas Rishi, kodrat Barabar, në Bihar.
  • Shpella Lomas Rishi: forma si hark e façatës së Shpellës Lomas Rishi, imiton arkitekturën e të njëjtës kohë prej druri. Te porta, një radhë elefantësh drejtohen nga emblemat e stupave, përgjatë arkitrarit të lakuar.[8]
  • Shpella Sudama: Kjo shpellë është ndërtuar nga perandori mauryan, Ashoka në vitin 261 p.e.s.. Harqet e shpellës Sudama janë në formë harku. Shpellat konsistojnë në një dhomë të rrumbullakët me kupolë me një mandapa drejtëkëndore.[9]
  • Karan Chaupar (ose Karna Chaupar):[10] Konsiston në dhoma të veçanta drejtëkëndore me sipërfaqe të lëmuar, që përmbajnë mbishkrime që mund të datojnë nga viti 245 p.e.s..
  • Visva Zopri: E arritshme nëpërmjet shkallëve të Ashokas të skalitura në rrëpirën shkëmbore, konsistojnë në dy dhoma drejtëkëndore.

Shpellat Nagarjuni

Redakto

Shpellat e afërta të Nagarjuna-s janë më të vogla dhe më të reja se Shpellat Barabar[11] Tre shpellat janë:

  • Gopi (ose Gopi-ka-Kubha): Sipas mbishkrimeve, janë ndërtuar nga mbreti Dasharatha për ndjekësit e Ajivika-s rreth vitit 232 p.e.s..
  • Shpella Vadithi-ka-Kubha (ose Vedathika Kubha): gjendet në të çarë.
  • Shpella Vapiya-ka-Kubha[12] (Mirza Mandi): të kushtuar gjithashtu ndjekësve të Ajivika-s nga Dasharatha.

Shiko edhe

Redakto

Referencat

Redakto
  1. ^ a b Culture of Peace Frontline’’ (magazine), Volume 25 – nr. 18: 30 gusht - 12 shtator 2008
  2. ^ a b Sculptured doorway, Lomas Rishi cave, Barabar, Gaya British Library
  3. ^ a b Entrance to one of the Barabar Hill caves British Library
  4. ^ Barabar Hills: Where the Buddhist Emperor Ashoka built caves for the Ajivakas www.buddhanet.net.
  5. ^ Rock sculptures at Barabar British Library.
  6. ^ Architectural history www.indian-architecture.info.
  7. ^ An overview of archaeological importance of Bihar Directorate of Archaeology, Govt. of Bihar.
  8. ^ Part of the elephant frieze over the doorway at the Barabar caves. 1790 British Library.
  9. ^ Sudama and Lomas Rishi Caves at Barabar Hills, Gaya British Library. Arkivuar më 22 gusht 2007
  10. ^ Karna Choëpar cave, Barabar Hills. British Library
  11. ^ Barabar and Nagarjuna Caves.
  12. ^ Gopi & Kalpi caves, Barabar, Gaya. British Library

Bibliografia

Redakto

Lidhje të jashtme

Redakto