Wikipedia:Pesë shtyllat
(Përcjellë nga Përdoruesi:Sportishqiptar/Pesë shtyllat)
Parimet themelore të Wikipedia mund të përmblidhen në pesë "shtylla": | ||
Wikipedia është një enciklopedi | ||
Enciklopedia jonë përfshin elemente të një enciklopedie të përgjithshme dhe të specializuar. Wikipedia nuk është as tribunë propagande, as platformë reklamash, as shtyp mburrjesh, as eksperiment në anarki, apo demokraci, as një koleksion pa dallim të informacionit, dhe as menu interneti. Nuk është fjalor, gazetë, apo koleksion dokumentash informacioni, edhe pse disa nga projektet simotra të Wikimedias janë. | ||
Wikipedia shkruhet nga një pikëpamje neutrale | ||
Ne përpiqemi që të kemi artikuj që dokumentojnë dhe shpjegojnë këndvështrimet në mënyrë të mirëpeshuar e të paanshme. Ne mënjanojmë mbrojtjen e një këndvështrimi të caktuar dhe karakterizojmë informacionin dhe problemet, por nuk i debatojmë. Në disa fusha mund të ketë vetëm një këndvështrim të mirënjohur, në fusha të tjera ne përshkruajmë këndvështrime të shumta, duke paraqitur secilin saktësisht dhe në kontekst, dhe nuk paraqesim ndonjë këndvështrim si "të vërtetën" ose si "këndvështrimin më të mirë". Të gjithë artikujt duhet të kenë saktësinë e verifikueshme: materiale të pareferencuara mund të fshihen, kështu që, ju lutemi, jepni referime. Eksperienca, interpretime, apo opinione personale nuk i përkasin Wikipedias. Kjo do të thotë të citosh , burime autoritare e të vërtetueshme, sidomos në tema kontroverse dhe kur subjekti është një njeri akoma në jetë. Eksperienca dhe pikëpamja personale e një edituesi nuk na përket | ||
Wikipedia është një përmbajtje e lirë që gjithësecili mund të redaktojë, përdorë, modifikojë, dhe shpërndajë | ||
Meqenëse të gjithë redaktorët liçensojnë lirshëm punën e tyre për publikun, asnjë redaktues nuk posedon asnjë artikull dhe kontributet mund dhe do të rishpërndahen masivisht. Respektoni të drejtat e autorit dhe mos bëni plagjarizma nga burimet. Përmbajtja jo e lirë lejohet nën përdorim të drejtë, po përpiquni të gjeni alternativa për çdo përmbajtje që do ta shtoni në Wikipedia. Edhe pse gjithë ndihmesat tuaja janë të liçensuara lirisht për publikun, asnjë redaktor nuk zotëron një artikull. Të gjitha ndihmesat tuaja do redaktohen e rishpërndahen pa ju pyetur nga të tjerë. | ||
Redaktorët duhet të sillen me njëri-tjetrin me respekt e mirësjellje | ||
Respektoni mikun tuaj wikipedian, madje edhe kur ju nuk pajtoheni me ta. Zbatoni rregullat e mirësjelljes së Wikipedias, dhe shmangni sulmet personale. Gjeni konsensusin, shmangni luftëra redaktimi, dhe mos harroni se ka 100.715 artikuj në Wikipedian shqip për të punuar në dhe për të diskutuar. Veproni në mirëbesim, dhe mos e prishni Wikipedian për të imponuar pikëpamjen tuaj. Jini i hapur dhe mikpritës i të sapoardhurve, si dhe mirëbesoni të tjerët. | ||
Wikipedia nuk ka rregulla të ngurta | ||
Rregullat në Wikipedia nuk janë të pandryshueshme, dhe formulimi dhe interpretimi i tyre ka të ngjarë të ndryshojë me kalimin e kohës. Parimet dhe fryma e rregullave të Wikipedias kanë më shumë rëndësi sesa fjalët e tyre, dhe, ndonjëherë, që të përmirësoni Wikipedian, duhet t'i bëni një përjashtim vetë rregullave. Ji i guximshëm (po jo i shkujdesur) kur ndryshon artikujt, dhe mos ki frikë se do bësh gabime. Përpjekjet e tua s'kanë nevojë të jenë të përkryera; Faqet e kaluara janë të mirëstrehuara, kështu që çdo gabim korrigjohet lehtë. |