Kjo faqe këtu është vetëm për diskutim mbi përdoruesin Uka~sqwiki. Wikipedia nxit diskutimin mes vullnetarëve të saj dhe nuk do të censurojë komente bazuar në pikëpamjet ideologjike ose politike. Wikipedia nuk do t’i ndryshojë komentet. Ato ose do të publikohen, ose do të fshihen nëse nuk u binden rregullave kryesore.
Fillo një temë të re diskutimi.
Ju lutemi nënshkruani me: – ~~~~

Të gjitha komentet u nënshtrohen këtyre rregullave:

  • Përmbajuni temës!
  • Nuk lejohen: sharje, fyerje, fjalor i papërshtatshëm, gjuhë që përmban urrejtje, sulme personale, thirrje për dhunë apo çdo qëndrim tjetër jo i rregullt.

veprat e botuara të Ibrahim Rugovës: 1.‘’Prekje lirike’’ 1971 2.‘’Kah teoria’’ (1971), 3.’’Strategjia e kuptimit’’(1980) 4.’’Vepra e Bogdanit 1675-1685’’( 1982), 5.’’Kahe dhe premisa të kritikës letrare shqiptare 1504-1983’’(1983) 6.’’Refuzimi estetik’’(1987) 7."Kritika letrare’’( bashkë me Sabri Hamitin) (1979) 8.‘’Bibliografika e kritikës letrare shqiptare ,44-,74 ‘’ (bashkë me Isak Shemen) (1976).

dy veprat e tjera ndoshta do t'i shënoj ndonjëherë tjetër.

Mirë se erdhe Uka, pak me vones por kështu e do puna. Desha të pyesë nëse ke mundësi të krijoshë një artikull për Kel Kodheli dhe të lëshë një lidhje për këtë artikull në Lista e piktorëve më të njohur. --172.182.20.32 2006 Shkurt 19 19:17 (UTC)

Ndoshta po u përgjigjem me vonesë, por artikullin për Kel Kodhelin e kam dërguar. Tash po ua dërgoi artikullin Rexhep Elmazi, të renditët në listën e Shkrimtarëve shqiptarë, nëse është një listë e tillë, e cila ka qenë më parë, por që sot nuk e gjeta. Me nderime Uka


Rexhep Elmazi

   1938-1978

Rexhep Elmazi u lind më 3 janar të vitit 1938 në Gjilan. Rrjedh nga një familje e varfër por bujare, e cila pas një zullumi të madh të serbëve në Malishevë të Gjilanit, u detyrua të shpërngulet nga fshati në qytet më qëllim të shpërnguljës së mëtejme për në Turqi. Mirëpo, falë dashurisë për vendin e vet dhe ndikimit të intelektualëve të kohës ndërron mendjen dhe nuk shpërngulet në Turqi. Rexhepi shkollën fillore dhe të mesme i kreu në Gjilan. Mëqe nuk kishte kushte për shkollim, ai detyrohet të punon si përkthyes, por aktivisht merret me shkrime letrare dhe me veprimtari patriotike. Punimet e tij të para u botuan në revistën “Zëri i rinisë” e pastaj edhe në “Jeta e Re” dhe në të gjitha gazetat e revistat shqipe, që botoheshin në atë kohë në Jugosllavi. Veprimtarisë së tij ilegale patriotike i ranë në gjurmë dhe e burgosën në vitin 1964 dhe e denojnë me 9 vjet burg. Pas rënies së politikës deskriminuese ndaj shqiptarëve të Alekandër Rankoviqit, Rexhep Elmazi lirohet nga burgu. Pas burgut Rexhep Elmazi kryen Fakultetin filozofik-drejtimi i gjuhës dhe letërsisë shqipe në vitin 1975, por për shkak të “njollave “ në biografinë e tij ai detyrohet të punon si përkthyes. Meqë pushteti i atëhershëm Rexhep Elmazin e konsideronte si përsonalitet të rrezikshëm për rexhimin, atij i kurdisen plot kurtha dhe me 16 maj të vitit 1978 vritet. Exhep Elmazi kishte ndikim të madh tek dashamirët e krijimtarisë letrare në Gjilan, dhe disa penda të njohura të letërsisë shqipe e konsiderojnë si baba të letërsisë për Gjilan dhe Anamoravë. Ka shkruar mjaft, por shkrimet e tij janë asgjësuar nga bastisjet e shumta që janë bërë në shtëpinë e tij.

Veprat e Rexhep Elmazit:

Frymëmarrje- Prishtinë 1972 Fryma-Prishtinë 1994

Shiko këtu Rexhep Elmazi . tung —bet_0 2006 Mars 16 14:00 (UTC)

Figura pa licencë përdorimi

Redakto

Figurat lulja.jpg dhe Shtogu -frutat.jpg jane risur sepse kan qene pa lisence. (Puntori 27 Mars 2007 11:07 (UTC)) Nuk ka problem, tash kur te lulesojne shtogu, atehere u sjell foto origjinale—Uka 29 Mars 2007 17:23 (UTC)

Figurat : Dudanp8.jpg dhe Lerthi.jpg u grisen sepse u mungonte licensa. Puntori 9 Tetor 2008 01:58 (CEST)

CAPS LOCK

Redakto

Mos krijo tituj me të githa shkronjat e mëdha. --Λeternus 2 Tetor 2008 00:28 (CEST)

Nuk e dij se kam bërë diç të tillë, eventualisht ndonjë manipulim i gabueshëm apo i pakontrolluar në kompjuter. Kursesi me qëllim. Përndryshe, kërkoj falje. Uka

Filatelija

Filatelija (greqisht philatelie nga fjala philos-mik dhe ateleia-pullos letrën )është shprehje që nënkupton grumbullimin e pullave postare.Për shkak të lloj-llojshmërisë që përmban veprimtaria dhe krijimtaria njerëzore, pullat postare janë mjaft të kërkuara nga një gamë e gjërë e qytetarëve.Aktualisht në botë ekzistojnë mbi një million mbledhës të pullave postare, përkatësisht filatelistë.

Filatelija përfshinë grumbullimin sistematik dhe studimin e pullave dhe dokumenteve tjera postare. Para paraqitjes së pullave të para postare, dërgesat postare janë shënuar me lloj-lloj vulash. Këto lloje të vulave emërohen me “epoka parafilateliste”. Pulla e parë postare është emetuar në Angli me 6 maj të vitit 1840. Në këtë pullë ka qenë e shtypur figura e mbretëreshës angleze Viktorija. Për shkak të ngjyrës së saj të zezë është quajtur Black penny, përkatësisht peni i zi. Me gjithë rishtypjen e kësaj pulle, gjithsejtë janë emetuar 63 milion copë.

Grupa e parë e grumbullimit të pullave postare, filatelistët e ardhshëm, është tubuar në Londër në vitin 1863. Deri më tash, në botë janë emetuar rreth 500.000 mijë pulla të ndryshme.

Filatelija në Kosovë

Filatelia e Postës së Kosovës ka filluar më 15 Mars të vitit 2000, kur u prodhua emisioni i parë i pullave postare, që pati për temë paqen. Emisioni i parë përmbante 5 pulla postare të shoqëruara me Zarfin e Ditës së Parë.

Që atëherë e deri më tani (2000 - 2008) janë emetuar 37 emisione të pullave postare, me gjithsej 111 pulla postare me vlera të ndryshme nominale.

Tematika e këtyre emisioneve të pullave postare ka qenë e ndryshme, që nga Paqja - Dita Ndërkombëtare e Paqesë Flora e Fauna e Kosovës... e deri te Artizanatet, Zbulimet Arkeologjike, Numizmatika e Kosovësë, Veprat artistike, etj.

Emetime keqbërëse për filatelinë e Kosovës

Pas emetimit të pullave të para postare nna UNMI-u në Kosovë, u edituan edhe disa pulla false e që u përhapën në Evropën perendimore me një vlerë të madhe këmbimi filatelistik. U quajtën pullat e para postare të Kosovës dhe ishin në gjuhën shqipe. Këto pulla ishin të dy grupeve.

  • pulla Jugosllave me vulë në gjuhën shqipe, përmes të cilave dëshirohej të tregohej se janë emetuar nga ana e shqiptarëve të Kosovës. Vulat ishin të ndryshme dhe kishin përmbajtje: Republika e Kosovës.
  • pulla Jugosllave, e më vonë të Serbisë dhe Malit të Zi, më përmbajtje të njejtë, por me shkrimin: Kosovë dhe Metohi

Këto dy variante janë keqbërëse dhe as posta serbe nuk i pranon e as nuk i katalogizon, dhe disa janë editime private nga agjencitë e ndryshme. Asnjëherë nuk kanë qenë në qarkullim dhe nuk kanë vlerë nominuese e as filateliste. Këto prodhimi i bëjnë keq filatelisë në përgjithësi.

O Uk o!

Redakto

O Uk o, a ti je qaj me numrë t'kompjuterit 80.80.173.66. Ta kom qu një lajm atje, tashti po ta bi këtu:

Shiko puna është pak sa më e komplikuar. Shiko këtë vitrin për shkronjën Zh, edhe këtë krye vitrin dhe fillo të punosh në regjistrat e kësaj vitrine. Po që se vepron si them, do të ndihmojë. Pëndryshe më qetë punë pa punë --Hipi Zhdripi 30 Mars 2009 15:51 (CEST)

--Hipi Zhdripi 31 Mars 2009 23:08 (CEST)

UPS! Si t'ki probleme (teknike) veç fishllo.--Hipi Zhdripi 31 Mars 2009 23:09 (CEST)

Llogaria juaj do të riemërohet

Redakto

20 mars 2015 09:43 (CET)

Renamed

Redakto

19 prill 2015 13:49 (CEST)

Ju keni ngarkuar figura që nuk janë përdorur në asnjë faqe. Mund ti fshini ose të gjeni artikujt e përshtatshëm ku mund të përdoren --OlsiBot (diskutimet) 9 shtator 2015 03:53 (CEST)Reply