Përndjekja ndaj shqiptarëve nga Stefan Dushani
Përndjekja e shqiptarëve katolikë nga Car Stefan Dushani ishte një seri ngjarjesh në Mesjetë kur Car Stefan Dushani (1331-1355) zuri pjesën më të madhe të Perandorisë Bizantine, duke përfshirë shumë rajone shqiptare dhe persekutuar shqiptarët katolikë në 1349, duke iu referuar atyre si "gjysmë-besimtarë "dhe ritit latin si "herezi", sipas Kodit të Dusanit.[1]
Kodi i Dushanit shpjegonte në mënyrë të hollësishme se si shqiptarët dhe vllehët do të vuanin dënim të posaçme nëse do të shpalleshin fajtorë. Në përputhje me nenin 82 të kodit, nëse një shqiptar shkoi nëpër një fshat serb, ai duhej të ishte vetëm. Nëse bashkangjitet nga dikush, personi do të gjobitej. Kur Car Dushani pushtoi shumicën e Shqipërisë, përfshirë Durrësin, shqiptarët katolikë u detyruan të ktheheshin në besimin ortodoks dhe shumë u asimiluan dhe pagëzoheshin me forcë.[2]
Megjithëse shumica e Kosovës ishte ortodokse gjatë Perandorisë Bizantine, në Trepçë dhe Graçanicë kishte të paktën dy kisha katolike në 1303. Kishte gjithashtu shumë kisha katolike në Prizren, Novobërdë dhe Janjevë. Imigrantëve ragusanë dhe gjermanë në Kosovë u janë dhënë privilegje të veçanta për të ruajtur besimin e tyre katolik dhe shumë peshkopë katolikë u emëruan në Prizren gjatë 1330-1380. Kodi i Dushanit shpjegoi detajisht dënime më të rënda për vllehët dhe shqiptarët sesa për serbët. Gjithsesi perandoria e Carit Dushan ra pasi shqiptarët u revoltuan në Epir.[3]
Në dhjetor 1354 Car Dushani i dërgoi një letër Papës Inoçenti VI duke shpjeguar në detaje përndjekjen e katolikëve. Car Dushani kishte frikë nga shqiptarët katolikë, pasi ata ishin të fuqishëm pavarësisht se ishin nën mbretërinë serbe. Në 1321, shqiptarët katolikë i bënin thirrje Çarllit të Anjou dhe Princ Filipit të Tarantos për të detyruar mbretin Milutin të njihte dhe respektonte të drejtat fetare të shqiptarëve. Një frat francez i quajtur Frere Brocardus përshkroi në vitin 1332 se si Albanët (shqiptarët) dhe latinët «vuanin nën sundimin e urrejtjes dhe barkut të sllavëve».[4] Pushtimi serb pas 1347-ës nxiti një emigrim masiv të shqiptarëve katolikë dhe ortodoksë në Greqi. Në 1354 Stefan Dusan i premtoi Papës Inoçenti VI se ai nuk do t'i persekutonte katolikët, por vazhdoi ta bënte këtë. Rezistenca nga shqiptarët u rrit, veçanërisht pasi hynë në një bllok anti-serb të Evropës katolike në 1319 dhe 1336.
Shqiptarët katolikë u bashkuan në kryqëzatat e 1319 dhe 1331 me aleancën e Papatit, Napolit dhe Hungarisë, së bashku me kroatët, kundër perandorisë serbe. Në Kosovë, shumica e shqiptarëve në pjesën lindore gradualisht u asimiluan në besimin ortodoks të Lindjes me pagëzimin e foshnjave me emra serbë dhe duke zbatuar ceremonitë fetare në gjuhët serbe. Fiset shqiptare si Kuqi (sllavisht: Kući), Palabardhi (Bjelopavlići), Piperaj (Piperi) dhe Vasoviqi (Vasojevići) u asimiluan plotësisht.[5][6][7][8][9][10]
Referim
Redakto- ^ Jusuf Bajraktari; Instituti i Historisë (Akademia e Shkencave e RSH) (1996). The Kosova issue--a historic and current problem: symposium held in Tirana on April 15-16, 1993. Institute of history. fq. 42.
{{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ Ines Angeli Murzaku (27 gusht 2015). Monasticism in Eastern Europe and the Former Soviet Republics. Routledge. fq. 249–. ISBN 978-1-317-39105-0.
{{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ Hasan JASHARI (10 maj 2015). Essays on Politics and Society. Lulu.com. ISBN 978-1-326-27184-8.
{{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ Arshi Pipa (1990). Albanian Stalinism: Ideo-Political Aspects. Eastern European Monographs. fq. 94. ISBN 978-0-88033-184-5.
{{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ Earle H. Waugh; Milan V. Dimić; M.V. Dimić Research Institute (2004). Diaspora Serbs: a cultural analysis. M.V. Dimic Research Institute, University of Alberta. fq. 25. ISBN 978-0-921490-15-9.
{{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ Robert Elsie (15 nëntor 2010). Historical Dictionary of Kosovo. Scarecrow Press. fq. 57–58. ISBN 978-0-8108-7483-1.
{{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ John France (shkurt 2006). The Crusades and the Expansion of Catholic Christendom, 1000–1714. Routledge. fq. 269–. ISBN 978-1-134-19618-0.
{{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ Jusuf Bajraktari; Instituti i Historisë (Akademia e Shkencave e RSH) (1996). The Kosova issue--a historic and current problem: symposium held in Tirana on April 15-16, 1993. Institute of history. fq. 42–46.
{{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ M. Edith Durham (22 korrik 2005). Albania and the Albanians: Selected Articles and Letters, 1903-1944. I.B.Tauris. fq. 95–. ISBN 978-1-85043-939-4.
{{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ Charles Vance; Yongsun Paik (2006). Managing a Global Workforce: Challenges and Opportunities in International Human Resource Management. M.E. Sharpe. fq. 674–. ISBN 978-0-7656-2016-3.
{{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!)