Pallaci
Pallaci (Italisht: Palazzo Adriano) është një bashki në Krahinës së Palermos së Sicilisë në Itali i cili ishtë i banuar me arbëreshë. Ai ndodhet 695 metra mbi nivelin e detit dhe është afërsisht 90 km nga Palermo.
Pallaci | |
---|---|
Komunë | |
Popullsia | |
• Gjithsej | 2.256 |
Faqja zyrtare | www.comune.palazzoadriano.pa.it |
Bashkia kufizohet në veri nga bashkiat e Kurjunit dhe Pricit, në jug nga bashkit e Burgios, Luka Sikulës dhe Bivona të Krahinës së Agrixhentos në lindje nga bashkia e Kastronovos së Sicilisë, në perëndim nga bashkit e Kiuza Sklafanit dhe Bizakuinos.
Pallaci është është fshati i fundit në krahinën e Palermos para se të hysh në krahinën e Agrixhento. Tipar i tij kryesor është që në të bashkëjetojnë dy grupe të ndryshme etnike: latine dhe shqiptare. Nga pikëpamja fetare latinët ndjekin ritin romak dhe arbëreshët atë bizantin. Shqiptarët pak mbetura, të cilët sot janë nga tjerat katunde arbëresh edhe gjallë, shumë duan riteve të tyre dhe janë xhelozi të ruajnë zakonet e tyre të shqiptarëve.
Historia
RedaktoTë dhënat e para mbi një ngulim të quajtur Palazzo Adriano i përkasin kohës së Vesprave Sicilianë (1282). Gjithsesi, fshati që kish mbetur thuajse i braktisur gjatë shek. XIV, u ripopullua në shek. XV fillimisht nga një koloni ushtarake shqiptarësh dhe më pas nga grupe të njëpasnjëshme shqiptarësh që lanë trojet e tyre pas pushtimit të Shqipërisë nga osmanët. Pallaci gëzoi për një kohë të gjatë një status autonom që parashihte autonominë administrative, gjyqësore, ekonomike, fetare dhe ushtarake, të njohura këto nga me ligj nga Mbretëria e Italisë së Jugut. Ky tipar është në thelb unik në historinë e Italisë së Jugut. Të drejtat e këtij komuniteti u sanksionuan fillimisht në “aktet e themelimit” të fshatit (të ashtuquajtura kapituj), si shenjë nderimi për heronjtë e kohës së Skënderbeut dhe më pas u forcuan e u zgjeruan falë disa proceseve gjyqësore kundër baronëve të derës Opezingi. Banorët e Pallacit falë lirive dhe të drejtave që ishin në natyrën e stukturës së tyre shoqërore dhe fetare, me shpirtin krenar dhe luftarak që i karakterizonte, fituan autonomi të gjerë fetare, civile dhe politike. Dëshmitë e fillimeve të historisë së këtij fshati i gjejmë në urbanistikën origjinale që ruan disa karakteristika tipike për vendbanimet e fortifikuara, si fjala vjen, shtëpi të grumbulluara në formë pykash që hyjnë brenda shesheve që duhej të shërbenin si fusha betejash. Këto grupe shtëpish i gjejmë edhe sot në sheshin Umberto I, mbi kodrinën e shën Nikollës, dhe në sheshin Garibaldi. Në fakt ky fshat gjatë periudhës mes shekujve XVI – XVIII u zhvillua në formën e bërthamave mbrojtëse që renditeshin njëra pas tjetrës e që kishin porta hyrjeje, nga të cilat sot kanë mbetur vetëm harqet me figurën e shën Mërisë mbrojtëse. Këto rrethohen nga disa radhë shtëpish ku mund të hyhet përmes pak rrugësh. Më e plota nga këto bërthama ndodhet në sheshin Umberto I, dhe shtrihet deri te lagjja e quajtur “Çitadela”. Kur në vitin 1448 Sulltan Murati II rrethoi Krujën, Mbreti i Napolit Alfonsi I dhe Skënderbeu e panë të nevojshme të organizonin mbrojtjen e brigjeve të Italisë së Jugut, për të penguar sulmet eventuale nga osmanët e për t’i mbrojtur krahët qëndresës shqiptare. Kështu, me gjithë vështirësitë e rastit, Skënderbeu dërgoi në Itali rreth një të pestën e ushtrisë së tij nën komandën e Dhimitër Reresit dhe të dy bijve të këtij. Kjo njësi ushtarake prej asaj kohe e deri në vdekjen e Skënderbeut më 1468, madje deri në pushtimin e Shkodrës nga turqit në vitin 1479 përbënte prapavijën e ushtrisë shqiptare që vepronte në Shqipëri. Trupat ushtarake shqiptare që u vendosën në Sicili, fillimisht u përqendruan në kalanë e Bisirit, pranë Mazara del Vallo-s e prej andej u përhapën në ngulime të tjera. Me sa duket zgjodhën të vendoseshin në fshatra të braktisura, sepse nëse në to dikur kishte pasur banorë, do të kishte edhe burime ujore, klimë të mirë dhe toka pjellore. Vala e parë e arbëreshëve mbërriti në Bisir në vitin 1448 dhe u zhvendos drejt brendësisë së ishullit për t’u ngulur në Kundisë. Arbëreshët e ardhur nga Bisiri zunë mesin e sheshit të Kundisës para tempullit të Anunciatës, ngritën shatoret ushtarake dhe hapën një llogore rreth e qark për të mbrojtur pajisjet dhe gratë e tyre. Kolonitë e themeluara nga Reresi janë Kundisa, Pallaci dhe Munxifsa. Ato ngjajnë me njëra-tjetrën në gjithçka. Pra arbëreshët që u vendosën në Kundisë, Pallaci dhe Munxifsë ishin luftëtarë dhe ngritja e shatoreve në fillim dhe e shtëpive më pas u bë sipas një plani ushtarak. Tek e fundit ata erdhën me luftën ndër sy dhe me vdekjen pas shpine, pra afërmendsh do të ndërtonin vendbanime të sigurta e të përshtatshme për t’u bërë ballë sulmeve të mundshme. Pas rënies së Shkodrës në vitin 1479 në këto fshatra u vendosën prijësit ushtarakë të trupave të Skënderbeut, që ishin të pasur e kishin aftësi organizative. Emrat dhe mbiemrat e tyre ruhen edhe sot pas qindra vjetësh në regjistrat e famullive të këtyre fshatrave.
Ambienti natyror
RedaktoPallaci është i vendosur në mes të Sicilisë perëndimore në distancë t barabartë nga qytetet kryesore të saj Palermo, Trapani, Agrixhento dhe Kaltaniseta. Ai është pak larg nga rruga kryesore. Një izolim i tillë e ka mbrojtur fshatin nga ndikimi i dëmshëm i mbipopullimit dhe ka kontribuar në ruajtjen dhe zhvillimin e mjedisit të tij njerëzor, social dhe fizik.
Ajri është i pastër dhe përrenjtë e tij të shumtë janë të pastër dhe të rrjedhshëm edhe pse ujratt e tyre shfrytëzohen për të furnizuar një pjesë të madhe të Sicilisë perëndimore me ujë të pijshëm. Pyjet e tij janë ende të paprekur dhe përmbajnë lloje të ndryshme të kafshëve dhe perimeve, disa prej të cilave janë pothuajse ekskluzive të zonës. Kështu, mjedisi natyror i Pallacit është i vlefshëm për tu mbrojtur. Karakteristikat e tij kanë tërhequr vëmendjen e dijetarëve dhe peisazhet e tij e kanë bërë atë destinacion të ekskursioneve për ata që duan të rizbulojnë dhe të ndjehen në kontakt me natyrën dhe kushtet e saj spontane. Një nga vendet më të rëndësishme është zona nën Malin e Trëndafilave, emri i të cilit vjen nga rritja spontane e trëndafilave bozhurë që çelin në shkurt. Ky është një vend magjepsës i karakterizuar nga dy legjenda: legjenda e Shën Rosalisë në lidhje me lulet peoni të cilat mendohet të kenë lulëzuar kur ajo shkoi nëpër këto fusha dhe një për shpellën Norça e mbrojtur nga një magji dhe mendohet të jetë plotë me thesare. Nga këtu shikon një pamje të mrekullueshme të malit Etna.
Poshtë zonës fushore me pak pemë, shtrihen pyje të mëdha dhe lëndina të cilat janë shumë interesante nga pikëpamja biologjike dhe botanike. Pranë kësaj zone, pak para staneve të vjetra të barinjve dhe shtëpive prej kashte me themele guri të formave rrethore të lashta dhe pak para fushave me të lashta, ne gjejmë burime të shumta që rrjedhin në drejtim të Palacit, Bivonës dhe Shën Stefano Kuiskuinës. Pranë të burimeve që rrjedhin në sipërfaqe, si ai me ujë të freskët i Morixhit, janë disa më të vogla me ujë të pijshëm dhe korita për kafshët. Një mal po aq interesante në Palaci, është Montescuro burii ujor i të cilit furnizon rreth dyzet qytete deri në Trapani me ujë të pijshëm. Tunelet e këtij burimi me bukuri të jashtëzakonshme dhe të mrekullueshme mund të vizitohen vetëm nën autorizimin rreptësisht selektiv.